Ja pse Gjykata Speciale do të ndikon në pastrimin e thellë dhe reformën e partive politike Kosovare

Ja pse Gjykata Speciale do të ndikon në pastrimin e thellë dhe reformën e partive politike Kosovare

Gani Qarri

  • 10 November 2020 - 11:44

Shkruan: Gani Qarri

Procesi i sapofilluar i Gjykatës Speciale do të ndikojë edhe në spastrimin dhe reformimin e skenës politike në vend, pasi që ky pritet të jetë një proces tejet i gjatë dhe shumë eksponent do të mbeten për vite të tëra jashtë angazhimit politik. Ndaj pavarësisht epilogut përfundimtar të gjykimit, gjithsesi do të bëhet një spastrim i skenës politike nga profilet e vjetruara, por pastrimi i mirëfilltë do të ndodhte vetëm nëse përjashtohet nga politika edhe jugo komunisti me damkë Isa Mustafa, si dhe pjesëtarët e grupit PRONTO, pa largimin e të cilëve komplikimet në politikën e Kosovës, jo vetëm se nuk do të mënjanohen plotësisht ,por mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njëjtë si deri më tani.

-Siç dihet tanimë nga opinioni i gjerë vendor e ndërkombëtar, Gjykata Speciale u krijua në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, për gjykimin e krimeve të supozuara nga pjesëtarët e UÇK-së në vitet 1998-2000, pra gjatë luftës dhe vitin e parë, të pas përfundimit të saj në Kosovë. Por megjithëse kjo gjykatë selinë e ka në Hagë, ajo është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, e themeluar në bazë të akuzave të ngritura në vitin 2010 nga raportuesi i Këshillit të Evropës senatori zviceran Dick Marty. Bazuar në këtë raport meskin i cili bëri bujë të madhe në gjithë botën, asokohe së pari u themelua një task forcë e BE-së, për shqyrtimin e pretendimeve të Dick Marty-it, dhe task forca në fjalë doli me vendimin se kishte prova të mjaftueshme që vërtetonin veprat penale si vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme, dhunë, detyrime etj, për hetimin e të cilave u kërkua të ngritej një gjykatë e posaçme jashtë Kosovës.

Megjithëse Thaçi me shokë, rreth dy vite pas votimit të saj, u munduan dy herë ti nxisnin deputetët e Kosovës si në fund të vitit 2017 dhe fillimin e vitit 2018 për ta revokuar këtë gjykatë ose ndryshuar, të paktën ligjin që lejonte krijimin e Dhomave të Specializuara, të dy herët ata dështuan. Ndaj sot, rreth pesë vite pas votimit të saj, Thaçi me shokë gjenden edhe vet të akuzuar, brenda burgjeve të kësaj gjykate në Hagë, duke pritur procesin e gjykimit ndaj tyre i cili mund të zgjasë me vite të tëra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".