Politika e korruptuar e infekton edhe policinë e Kosovës, pranohen në polici kandidat me çrregullime mendore dhe invalid

Politika e korruptuar e infekton edhe policinë e Kosovës, pranohen në polici kandidat me çrregullime mendore dhe invalid

Gani Qarri

  • 12 November 2020 - 12:18

Shkruan: Gani Qarri

Së fundmi është ngritur një kallëzim penal për 141 zyrtarë policorë, nën dyshimin e veprës penale të mashtrimit, të cilët në bazë të veprimeve hetimore, është vërtetuar se të njëjtit, madje 148 prej tyre edhe pse janë të punësuar si policë të Kosovës, vijojnë të marrin pensionin e invalidit të luftës, gjë që bëhet edhe një argument shtesë se Kosovës, vërtetë i duhet me urgjencë Ligji VETING-ut, për pastrimin e thellë e të gjithanshëm të të gjithë mekanizmave të sigurisë dhe sistemit të drejtësisë në vend.

-Megjithëse populli i shumëvuajtur i Kosovës, shpresonte se pas çlirimit dhe krijimit të shtetit të vet të pavarur, do të arrinte të sanohej shpejtë dhe shëronte plagët e rënda nga e kaluara e hidhur e traumatike e luftës dhe okupimit nga Serbia, sot përditë e më tepër po bëhet i domosdoshëm spastrimi në masë të gjerë edhe brenda vet Policisë së shtetit tonë të ri, një institucion ky, që dikur kishte besim dhe kredibilitet te gjerë te qytetarët, por që kohët e fundit, dita e ditës po dyshohet pikërisht për shkak të fenomenit të krimit e korrupsionit, mashtrimit dhe lidhjeve të dyshimta me krimin e organizuar. Madje sipas raportimit zyrtar, është duke u shtuar vazhdimisht numri i zyrtarëve të dyshuar policorë për mashtrim, të cilët janë të përfshirë në radhët e policisë së Kosovës, por vazhdojnë të marrin edhe pensionin e invalidit të luftës, që është forma më skandaloze korruptive e abuzimit me letra legale, të financave të shtetit.

Siç dëshmohet nga raportimi në komisionin parlamentar për të drejtat e Njeriut, Inspektorati Policor i Kosovës, në korrik të këtij viti ka ngritur kallëzim penal ndaj 141 zyrtarëve policorë, për dyshimet për mashtrim, nga të cilët 94 prej tyre po vazhdojnë të marrin pensionet për çrregullim mendor, përkundër faktit se në vitin 2018 janë ekzaminuar dhe të njëjtit kanë rezultuar që nuk kanë probleme të tilla. Kjo është bërë e ditur sërish sot nga vet krye shefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Sipas IPK-s, që nga viti 2017 ka filluar hetimin paraprak në drejtim të mashtrimeve të disa zyrtarëve policorë, të cilët, përveçse kanë gëzuar statusin e zyrtarëve policorë, kanë gëzuar edhe atë të invalidëve të luftës, ani pse dihet mirëfilli se për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës, aftësia dhe shëndeti duhet të jenë në masën 100 për qind, dhe të gjithë këta zyrtarë, me rastin e pranimit në punë, kanë paraqitur dëshmi se nuk kanë probleme shëndetësore, përndryshe nuk mundë ta ushtronin detyrën e policit, ka potencuar krye shefi i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".