Lexoni edhe:
Politika e korruptuar e infekton edhe policinë e Kosovës, pranohen në polici kandidat me çrregullime mendore dhe invalid
Shkruan: Blerim Burjani
Kjo gjykatë nuk mbanë simbole shtetërore të Kosovës dhe nëse vazhdon të trajtoj veten si gjykatë pa simbole të shtetit të Kosovës do të rishikohet juridiksioni i saj. Kjo Gjykatë është themeluar nga populli i Kosovës përmes deputetëve që përfaqësojnë popullin dhe vullnetin e tyre në kuvend. Madje në emër të popullit gjykojnë njerëz të këtij populli. Ligji për rimëkëmbjen ekonomike duhet të votohet.
-Kjo sjellje që po e reflekton tani PDK-ja, me për mos pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, përputhet me politikat fisnore por jo të kësaj kohe. Normal se gjendja është e vështirë dhe mundë të bëhet edhe më e keqe ose mundë të bëhet edhe më mirë, kjo nuk mundë të prejudikohet, por ka nevojë për qëndrueshmëri dhe këndellje. Ky është realitet i ri që e ka gjetur Kosovën dhe kjo ishte e pritshme, edhe kjo dihet.
Qeveria fiktive dhe Kuvendi i përgjumur e burokratik po fusin shtetin në kolaps total Lexoni edhe:
Me rëndësi është që shteti të funksionoj në dobi të qytetarit, shteti është për qytetarët. Populli është sovran e populli është vetë shteti. Individët janë kontribues dhe mbeten gjithmonë pjesë e historisë së një populli, andaj ky realitet është dhe mbetet kështu si është dhe kjo nuk varet më nga Kosova por varet nga Gjykata Speciale. Është pozitive reagimi i SHBA ndaj kësaj Gjykate dhe presim që në të ardhmen të ketë ndikim më të madh në këtë çështje të nisur nga kjo Gjykatë që thuhet se është kosovare e është mbi shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".