Matrapazët politik që u bënë deputet, shpërfillin zotimet dhe votën qytetare

Matrapazët politik që u bënë deputet, shpërfillin zotimet dhe votën qytetare
Matrapazët politik që u bënë deputet, shpërfillin zotimet dhe votën qytetare

Ragip Guraziu

  • 13 November 2020 - 07:10

Shkruan: Ragip Guraziu

Pra, këtu nuk është përgjegjësi e askujt tjetër veç se e politikës, sepse është politika që e ka bllokuar Kuvendin për inate të ulëta meskine, dhe aty mbahen kot së koti debate për çështje të interesit elektoral duke mashtruar votuesi potencial të partive politike që përbëjnë grupe militantësh, dhe askush nuk interesohet për ta vënë në funksion procesin rregullt vendimmarrës. Shpërfillja e votës qytetarëve nga të zgjedhurit për deputet është vërejtur që nga fillimi i mandatit të kësaj legjislatura, e ku numri i ligjeve të miratuara numërohet në gishta, derisa çështjet që po zvarriten e po mbeten pezull, pa mundësi të vendimmarrjes, po deponohen e po harrohen si dosje të pa zgjidhura nga njëra seancë në tjetrën.

-Kjo legjislaturë e tanishme pezull e Kuvendit do të mbetet në historinë e parlamentarizmit të Kosovës, e regjistruar, si legjislaturat më të dobët5a që ka pasur vendi, që nga koha e UNMIK-ut, pas shpalljes së v pavarësisë dhe deri më sot. Po e them këtë konstatim duke u bazuar në mos efikasitetin e punës së këtij Kuvendi, në këtë përbërje, që nuk ka qenë asnjëherë me i theksuar. E them këtë me plotë të drejtë derisa kanë mbetur pezull pa mundësi të votimit në vazhdimësi shumë çështje me interes publik, politik e të vendimmarrjes, që nga konstituimi në fund vitin e kaluar e deri më sot. Janë hiq me pak se 22 pika të rendit të ditës nga seancat e kaluara që po barten në seancën e radhës dhe nuk po mbarojnë, deputetët e pa përgjegjshëm nuk i votojnë ato.

Se sa të pa përgjegjshëm, e sa e dobët është kjo legjislaturë, më së miri po e dëshmojnë projektligjet në Procedurë, propozim vendime Rezoluta, deri tek Ligji për rimëkëmben ekonomike që ndërlidhet me çështjen më serioze që po ballafaqohet vendi, pandeminë nga koronavirusi-covid-19 më të cilin për disa seanca rresht u luajt lojë politike duke zvarritur miratimin e tij. Ku ligj do të vonoj së zbatuari pikërisht për shkak të pozita dhe opozita. Si ka mundësi që të mbesin pezull pa mundësi të votimit në vazhdimësi hiq me pak se 22 pika të rendit të ditës nga seancat e kaluar përveç asaj që mundë të thuhet lirisht: sjellje e pa përgjegjshme dhe zhvatje e djersës së qytetarëve duke marr kot së koti paga të majme që shkojë rreth 2000 euro në muaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".