Me vendim gjykate të ndalohen kandidaturat e figurave politike që kanë problem me ligjin, është koha për një shtet të pastër

Me vendim gjykate të ndalohen kandidaturat e figurave politike që kanë problem me ligjin, është koha për një shtet të pastër
Me vendim gjykate të ndalohen kandidaturat e figurave politike që kanë problem me ligjin, është koha për një shtet të pastër

Dardan Grapci

  • 14 November 2020 - 09:01

Shkruan: Dardan Grapci

Çka është mjaft...mjaft. Prandaj udhëheqja e shtetit të Kosovës duhet të lihet në duart e të rinjve, sepse vetëm nga gjeneratat e reja ky vend do të mundë të këndellet. Me Isa Mustafa , me Hashim Thaça, me Kadri Vesela, e Fatmir Lima etj. të ngjashëm me të kaluar të rënë ndesh me ligjin, jemi lodhur si popull. Ka kaluar koha e komunizmit kur sundimtarët e kanë mbajtur shtetin në emër të një partie politike. Jemi në shekullin 21 ku rinia sot është më shume se kurrë e arsimuar, informuar për çdo lëvizje që ndodhë në botë brenda një sekonde nëpërmjet internetit dhe medies, prandaj është koha për ndryshime serioze. Besoj që vetëm duke i përfshirë të rinjtë në politikë Kosova do të ecë sigurt përpara duke e përmirësuar edhe imazhin e ndërkombëtar, të damkosur dhe të dëmtuar seriozisht si pasojë e këtyre që na sunduan deri më sot.

-Spektri politik, në situatën në të cilën gjendet Kosova, duhet të jetë shumë i kujdesshëm me rastin e paraqitjes së kandidaturave të ardhshme për pozitat e larta shtetërore. Nuk duhet ti lejojnë vetes që të përsëriten gabimet e së kaluarës së afërt, si nga PDK-ja ashtu edhe nga AAK-ja, prandaj për tu parandaluar kandidatura e Hashim Thaçit, për pozitë të lartë shtetërore edhe nëse shpallet i pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë, ose kandidatura e Ramush Haradinajt për president, do të duhej që Gjykata themelore në Prishtinë të del me një vendim që të ju kërkoj, ndaloj këtyre personave dhe të gjithë atyre që kanë qenë të intervistuar nga Gjykata Speciale, përfshirë edhe ata të cilët janë në listë të zezë për tu intervistuar, që të përmbahen nga kandidimi për pozita politike përfaqësuese në institucionet e shtetit.

Mendoj që partitë politike duhet të distancohen nga bashkë-kolegët e tyre partiak dhe politik, dhe ti zgjedhin strukturat e reja brenda partisë me figura të verifikuara për të kaluarën e tyre në raport me sundimin e ligjit. Kosova ka mjaft njerëz të ngritur, të arsimuar që janë jashtë rrjedhave të politikës dhe mundë të aktivizohen në politikë për ta dhënë kontributin e tyre serioz e të sinqertë për shtetin. Figurat e tilla duhet të inkurajohen, të joshen për kyçje nëpër parti politike, e të tillët nga bota akademike mundë të jenë edhe figura garuese për president të ardhshëm të Kosovës. Koha nuk pret për të vepruar. 6 muaj nuk janë shumë, por nuk janë as pak, kështu që në njëfarë forme të gjitha partitë politike le të veprojnë që tani për ti shenjëzuar dhe zgjedhur kandidatin apo kandidaten që nuk ka qenë asnjëherë nën kthetrat e krimit dhe korrupsionit, që nuk pritet të ketë problem me ligjin në të ardhmen dhe le ti kandidojnë të tillët qoftë për pozitë të presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të ministrave. Vetëm kështu Kosova sot ë fiton institucione të qëndrueshme me kredibilitet kombëtar e respekt ndërkombëtar.

Duhet të ju jepet shansi të rinjve nëpër të gjitha partitë politike që të kandidohen nga kryetar partie deri te pozita e të parit të shtetit. Boll kemi pasur figura politike të shantazhuara në drejtimin e shtetit, kemi pasur deri tani edhe penzionera në kandidatura, boll kemi pasur njerëz me prapavija kriminale, boll kemi pasur gjarpërinj dhe qen nëpër rruge duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, por në fakt e kanë keqpërdorë këtë pozitë, boll kemi pasur njerëz të pasur që janë kandiduar për tu pasuruar edhe më shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".