Shteti i pafuqishëm për pastrimin e shërbimit diplomatik nga militantë partiak

Shteti i pafuqishëm për pastrimin e shërbimit diplomatik nga militantë partiak
Shteti i pafuqishëm për pastrimin e shërbimit diplomatik nga militantë partiak

Blerim Burjani

  • 28 November 2020 - 07:19

Shkruan: Blerim Burjani

Pyetje logjike që duhet të shtrohet është, nëse Haxhi Shala e paska dërgua djalin e vet në shërbim konsullor, pse duhet hequr vetëm atë dhe jo edhe të tjerët, pse ushtruesja e detyrës së presidentit nuk e ka bërë listën e të gjithë partiakëve duke përfshi edhe njerëzit e partisë së saj , AAK dhe PDK e AKR. Pra nuk duhet vepruar për dikën si njerkë e për dikën nënë. Pra të gjithë duhet të largohen nga ky shërbim që janë partiak apo familjar të partiakëve. Kështu hapet dera për një reformim të plotë të këtij shërbimi. Ndryshe tani kjo po tingëllon si shumë absurde që këtë ta bëjë si duhet Abdullah Hoti dhe Presidentja si ushtruese detyre me mandatin e përkohshëm që e ka.

shërbim diplomatik që ka krijuar Kosova në këto vite, kryesisht me struktura jo profesionale të politikës, duhet te depolitizohet plotësisht. Për tu arritur një shkallë e kënaqshme profesionalizmit në këtë fushë duhet të shpallen konkurse të reja dhe të ristrukturohet plotësisht. Kjo arrihet duke i kthyer të gjithë njerëzit e stafit diplomatik, duke i zëvendësuar me staf profesional të përgatitur. Në këtë fushë me peshë për shtetin, duhet të ndodhë lirimi i okupimit të stafit diplomatik dhe atij civil, nëpër këto ambasada dhe shërbime konsullare që i ka aktualisht Kosova. Një proces i tillë i rishikimit funksional profesional është tepër i domosdoshëm.

Sa më parë duhet reformuar plotësisht këtë staf , sepse aty ka gjithçka përbrenda , ka matematikan, filozof, ndërtimtar, ka përplot përkthyes. Pra është nevojë emergjente për të ndryshuar dhe reformuar në përmbajtje të thellë rrjeti diplomatik i Kosovës. Dërgimi i djalit të Haxhi Shalës është i drejtë kur të merret parasysh se i gjithë ky staf është familjar, është staf partiak dhe i miqve të PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".