Të sillemi si shtet i sovran, stop kriminelëve serb në tokën e Kosovës pa kërkim falje dhe njohje të krimeve të luftës

Të sillemi si shtet i sovran, stop kriminelëve serb në tokën e Kosovës pa kërkim falje dhe njohje të krimeve të luftës
Të sillemi si shtet i sovran, stop kriminelëve serb në tokën e Kosovës pa kërkim falje dhe njohje të krimeve të luftës

Skender Mulliqi

  • 28 November 2020 - 07:35

Shkruan: Skënder Mulliqi

Jemi shtet sepse na kanë pranuar shtetet më me peshë në botë, dhe pavarësinë e ka vërtetuar edhe GJNDJ-a. Sa e sa rrenat vetëm me marrëveshje të firmosura e kanë bërë serbët, duke mos i implementuar, e shume rrena tjera të tipit të Dibrica Qosiqit. Sovraniteti dhe integriteti nuk u mbrojt kurrë si duhet dhe në çdo cep të vendit. Ende po veprojnë ne Veri por edhe në brendi të Kosovës strukturat kriminale paralele serbe, me shërbimet e tyre sekrete. Ekzistimit të këtyre lëshimeve të mëdha të Kosovës, i kanë kontribuar edhe pushtetet tona diletante të pas luftës, të cilat në luftë për pushtet dhe të mira materiale e harruan shtetin e Kosovës.

-Gjithmonë bëmë lëshime karshi Serbisë si në bisedime , po ashtu edhe kur është fjala për vizitat e kreut më të lartë të këtij shteti në Kosovë. Deri më sot, sa herë që deshën zyrtarët serb e vizituan Kosovën .Dhe, gjithmonë gjatë vizitave të tyre lëshuan deklarata shoviniste dhe luftënxitëse. Politikat serbe si në kor të përbashkët me përfaqësuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe , lëshuan deklarata kundër Kosovës , si Vuçiq, Vulin , Daçiq, Irinej e të tjerë. Është koha e fundit që të tregohemi të vendosur para çdo provokimi serbomadh, dhe tu ndalojmë atyre, sa herë që ju tekët dhe në momente të krizave politike, të vizitojnë Kosovën. Shtetin e Kosovës e kanë pranuar shtetet vendimmarrëse në botë, dhe në pavarësinë dhe integritetin territorial duhet ta mbrojmë më çdo kusht, e deshi këtë Serbia apo ndonjë zyrtar i lartë i BE-së, në këtë rast ndërmjetësi në bisedime, Mirosllav Lajçak. Hyrjet e daljet në Kosovë të zyrtarëve të lartë të Serbisë , duhet të marrin fund , këtë duhet ta dijë edhe Lajçak, i cili ka dërguar letër ,së Vuqiqit , nuk duhet ti ndalohet shëtitja në Kosovë. Ndërmjetësi në bisedime ,Lajqak edhe gjatë vizitës që i kishte bërë Kosovës dhe Serbisë , kishte dhënë deklaratë skandaloze në Beograd ,së Kosova duhet bërë ndryshme në kushtetutën e saj, për ti lëshuar vend formimit të Asociacionit, më kompetenca vendimmarrëse. Dhe, tash sikur e ka bërë atë punë retorikë, në dobi të Serbisë , edhe pse si ndërmjetës nuk ishte dashur të bëjë anime politike . Serbia e Vuqiqit shumë gjatë na i ka caktuar agjendat e bisedimeve , duke na diktuar bukur shumë , edhe brenda politikën dinake dhe shumë të rrezikshme .

Është kohë e shkurtër që shovinisti, Aleksandër Vuçiq, e kërcënojë Kosovën më luftë, pikërisht para shteteve te KUINT-it. Evropa shumë është duke e toleruar politikën ekspansioniste serbe karshi Kosovës dhe shqiptarëve ne Ballkan. Nëse kësaj politike ata nuk i bëjnë tolerancë zero, atëherë ka ardhur koha që këtë punë ta bëjmë ne. Jemi lodhur së tepërmi duke dëgjuar Vuçiqin dhe Vuçiqët , kur dihet së jemi shtet sovran dhe i pavarur, dhe atributet e shtetit, duhet ti ruajmë më çdo kusht. Kosova ka bërë mirë që e ka ndaluar do të thosha më shumë një kriminel të kohës së Millosheviqit , së sa në president, siç është Vuqiq. Zatën ankesa e Vuçiqit të BE-ja, lidhur më ndalesën që ju benë nga organet tona të shtetit, ka për qëllim që të fut spica nën rrota të njerëzit tanë të pushtetit, por edhe ta kthen disponimin e Evropës karshi politikes së tij Nëse i ka bërë ndalesë, Vuqiqit, Ministrja Meliza Haradinaj, nuk ka prishë hiq punë, dhe nuk duhet marre këtë kryeministri ,Hoti si tejkalim kompetence, apo mos koordinim të qëndrimeve .Edhe nëse ka diçka në këtë mes , duhet tejkaluar dallimet pa turbulenca të mëdha politike , së edhe ashtu nuk e kemi gjendjen e mirë as politike as ekonimike. Përplasjet të cilat po ndodhin që disa kohë, në qeveri më së shumti së kush duhet të jetë president i Kosovës për 5 vitet e ardhshme, ishte dashur mos të ndodhin , kur dihet së përpara Kosova ka shumë prioritete të tjera të interesit jetik .Të kthehemi edhe pak të politikat jo parimore të disa shteteve te BE-së, karshi interesave te Kosovës. Dihet së Serbia ishte agresori më rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Serbia shkaktoi gjenocid mbi popujt jo sllavë. Serbia e Millosheviqit masakroi gra pleq dhe fëmijë duke lënë tokë të djegur mbrapa. Edhe këtë gjë duhet pasur parasysh Evropa. Fatkeqësisht janë duke i mbyllur sytë para këtyre fakteve. Nuk i vunë asnjë kusht në bisedimet maratonike , përkundrazi i vunë shumë kushte Kosovës, pa fituar po thuaj asgjë , madje kemi mbetur i vetmi vend si ne geto midis Evrope. Kjo është padrejtësia më e madhe që po ju bëhet shqiptarëve , kur dihet së krejt pasluftën vepruan shumë struktura ndërkombëtare në Kosovë.

Është fakt së ndoshta mos të jetë plotësuar ndonjë kusht , veçmas lidhur më korrupsionin, por edhe shtetet, që e kanë marr të drejtën e lëvizjes së lirë , nuk qëndrojnë hiq më mirë në këtë drejtim, veq ndoshta edhe me keq. Nga këto praktika të politikave jo parimore , Evropa ishte dashur të lirohet. Serbia ishte ajo që shkaktoj gjenocid , e jo shqiptarët. Edhe formimi i Gjykatës Speciale etnike, është padrejtësi e madhe, e në anën tjetër shumë e shumë kriminelë serb po shëtisin lirshëm, pa duroj së do të ndeshen më ligjin. Nëse, Evropa nuk i ndalë këto padrejtësi jo të vogla , është koha që ti stopojmë ne vet. Nuk punohet më dy arshine , ose jemi shtet, ose nuk jemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".