Ja pse Prokuroria Speciale e Kosovës priti më shumë se 10 vite për ngritjen e aktakuzave dhe fletë arresteve ndërkombëtare për krimet serbe të luftës

Ja pse Prokuroria Speciale e Kosovës priti më shumë se 10 vite për ngritjen e aktakuzave dhe fletë arresteve ndërkombëtare për krimet serbe të luftës
Ja pse Prokuroria Speciale e Kosovës priti më shumë se 10 vite për ngritjen e aktakuzave dhe fletë arresteve ndërkombëtare për krimet serbe të luftës

Nexhat Haziri

  • 28 November 2020 - 12:12

Shkruan: Nexhat Haziri

Drejtësia kosovare, e ndikuar edhe nga politika, heshti për të vetmen arsyeje, ata që e mbanin të kapur këtë drejtësi, menduan dhe vepruan që të bënin një ujdi me Serbinë dhe ti barazonin krimet e ushtrisë dhe policisë të Serbisë me krimet individuale të dikujt nga UCK-ja gjatë luftës në Kosovë, me atë sagën “As ne juve, as ju neve”. Dhe kjo natyrisht se ishte e dëmshme për Kosovën, për familjet e viktimave dhe masakrave gjithandej Kosovës që i kreu Serbia, dhe tani këto veprime të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë të vonuara dhe të pafuqishme për ti konkretizuar edhe për arsyen se Kosova nuk është anëtare e INTERPOLIT. Në këtë drejtim Shqipëria do të mund të ndihmonte sa i përket këtyre kriminelëve serb që tashmë kanë urdhër arrest nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që të njëjtit të jenë në listën e Interpolit.

-Kërkesë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar kundër 6 personave është bërë publike më 24 nëntor, ku thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile, tani pas 20 viteve, është e vonuar edhe pse thuhet se krimet nuk vjetrohen. Kjo kërkesë edhe ky hap i prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës vije si rezultat I presionit publik, veçmas pas paralajmërimeve nga OVL e UCK-së që përmes protestave ta kundërshtoj procesin e drejtësisë që po ndodhë në Gjykatën Speciale.

Thënë shkurt, Kosova është vonuar në krijimin e institucioneve të drejtësisë që do të merreshin ekskluzivisht me krimet serbe ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës, edhe kur në vend ishin prezenca ndërkombëtare, sidomos ato për drejtësi, që në bashkëpunim ndërmjet tyre do të mund të ishte një proces i paanshëm dhe korrekt, duke ia pamundësuar Serbisë propagandën e saj se serbët po përndiqen përmes gjykimeve të imponuar dhe të sajuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".