Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një për ti hetuar dhe demantuar shpifjet për krime lufte dhe trafikim organesh në raportin e Dick Martit

Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një për ti hetuar dhe demantuar shpifjet për krime lufte dhe trafikim organesh në raportin e Dick Martit
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një për ti hetuar dhe demantuar shpifjet për krime lufte dhe trafikim organesh në raportin e Dick Martit

Muhamet Kelmendi

  • 03 December 2020 - 13:29

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Republika po shkatërrohet e qeveritarët megaloman të Prishtinës heshtin dhe nuk veprojnë fare. Sillen si me qenë në pazare dhe pa përgjegjësi kundruall pozitës që kanë dhe popullit. Të shpresojmë se Komisioni Parlamentar në Tiranë do të del pas të gjeturave me qëndrime të qarte dhe Kuvendi mbi ato qëndrime do të nxjerri një Rezolutë ku do të obligohet qeveria për ta zbatuar. Kishte me qenë shumë e pritur të merren në përgjegjësi ish udhëheqësit në Tiranë, si z. Berisha, Basha etj., sikundër edhe të ndalohej veprimi i dëmshëm në raport me Serbin nga ana e Edi Ramës. Pra, puna është e madhe. A do të veprohet kështu, mbetet të shihet, por është vështirë.

-Nga Tirana zyrtare është pritur shumë më herët që të intervenoj dhe të ndihmoj Kosovën në kuadër të zhvillimeve në botë dhe pozitës që e ka Republika e Kosovës. Akuzat ndaj UÇK-së janë të rënda. Ato e rëndojnë UCK-në për vrasje, rrahje, shitje të organeve etj. Dihet se Shqipëria ka luajtur rol të madh në luftën e drejtë për liri dhe për pavarësi. Por, pushteti në Shqipëri vazhdimisht pas luftës ka heshtur. Si Qeveria e djathtë, ashtu edhe e majta shumë pak janë marrë me këto çështje. Madje edhe kanë qëndruar anash, po sikurse çështja të ishte për ndonjë shtet në Afrikë etj. Qeveria Berisha kurrë nuk u morr me këtë çështje. Z. Berisha vazhdimisht shkeli mbi gjakun e kombin tonë. Nuk ishte përkrah UÇK-s dhe nuk i intereson kurrë lufta e drejtë për liri dhe për pavarësi. Z. Berisha punoj vazhdimisht me forcat regresive në kuadër të shteteve në Ballkan. Edhe tash shihet pozita e z. Basha.

Ky ishte në marrëdhënie pune në UNMIK që nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2005 . Nuk dihet funksioni këtij. Qeveria e majtë mbeti anash. Kohë pas kohe bënte lëvizje dhe zikzake të pakuptimta. Edhe tash nga z.Rama nuk ka përcaktim të qartë se ku gjendet. Në njërën anë, ka lidhje dhe bashkëpunim me kriminelin Vuçiq. Po krijohet edhe Minishengeni. U hoqën edhe pasaportat dhe, në anën tjetër, kërkohet nga z. Basha për të dhënë sqarime për punën e tij të dyshimtë ndaj UÇK-së. Natyrisht se z. Basha duhet të marr qëndrim. Duhet të tregoi se çka bëri dhe çka punoi. Por, edhe z. Rama ka obligime, madje shumë të thella. Ai është kryeministër në Shqipëri. Kjo e obligon për të treguar pozitën e shtetit shqiptar kundruall shteteve tjera në Ballkan dhe çështjen shqiptare. Shumë është raportuar pa ndonjë veprim konkret mbi raportet me Serbinë dhe kriminelin Vuçiq të z.Rama.

Kryeministri Rama duhet të tregon se ku qëndron. Komisioni parlamentar që po formohet në Shqipëri është shumë i qëlluar. Kjo, bëhet për të shqyrtuar provat mbi gjoja krimet e UÇK-së në Shqipëri, por është e mirë të analizohen edhe qëndrimet e shtetit shqiptar, kuptohet para, gjatë dhe pas luftës. Shumë çka ka ndodhur në Shqipëri dhe ato zhvillime duan sqarime. Kemi votat e shtetit për raportin e Dick Martit në Parlamentin e Evropës në vitin 2013. Përfaqësuesit socialist patën votuar kundër. Mbi këtë raport u ndërtua Gjykata Speciale dhe tash kemi akuza monstruoze mbi forcat e UÇK-së. I tërë vendi ynë, organet e Kosovës, si ato të Shqipërisë, janë vonë, shumë të vonuara. Serbia ka ecur përpara dhe këtë e ndihmuar politikat e paqarta dhe shumë kontradiktore midis Tiranës e Prishtinës. Kurrë nuk arritën në unitet. Ndërsa, tash në raport me Serbinë, Tirana ka ecur përpara. Ndërsa, Prishtina gjendet në gjumë të madh dimëror.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".