Lypsat e votave - milioner

Lypsat e votave -  milioner
Lypsat e votave -  milioner

Blerim Burjani

  • 07 December 2020 - 14:41

Vullneti i popullit  është tash e 20 vjet në Kosovë biznesi më produktiv, jo vetëm të zgjidhjes së problemeve te të varfërve , të cilët nga politika u shëndrruan në udhëheqë të shtetit. Vullneti biznes  është sintagmë e rrezikshme për popullin dhe për demokracinë e cila është në rrezik. Kur populli përmes votës të papunët dhe njerëzit e pa shkollë i shkollojë i bëri profesor me përfitime të larta nuk ka dert se sa është e dëmshme. Varfëria mesjetare u shëndrrua në Kosovë në pronarë të parasë publike.

Më e rëndësishme në këtë situatë është paraja publike dhe lufta për pasurim, shteti i ynë udhëheqet nga të papunët, njerëzit e pa shkolluar, katrahura politike vazhdon në Kosovë si rezultat i mos vetëdijisimit të popullit.

Populli në këtë mënyrë është  shndwrruar në vujtës nga këta njerëz, të cilët nuk mund të mbajnë gjallë një shitore fshati e lëre me  dicka tjetër, por kjo nuk qëndron, e kundërta, këta njerëz janë më të pasur dhe më të menqur se ata që jetojnë prej djerëses së vet, dhe përmes sektorit privat që duhet të zgjohesn në ora 7 tw mëngjesit dhe të punojnw deri në ora 12 të natës për të mbet gjallë.

Pse këta njerëz të zgjohen në ora 6 të mëngjesit? Kur ata mund të zgjohen kur të dojnë dhe mund të rrin në punë sa të dojnë dhe të shkojnë kur të dojnë ose mund të mos shkojnë fare!

Mjet i sundimit të fukaras në Kosovë është politika, lypsat e votave- milionerë dhe udhëheqës  të popullit.

A është problem te populli apo të analfabetat politikë  

Problemi  është mos vetëdijisimi i popullit, nëse nuk ka vetëdijisim do të thotë se populli do të vuaj edhe 20 vjet të ardhshëm. Njerëzit e politikës që e quajnë veten  politikanw, e gjithëherë mendojnë për biznes dhe për ekzistencë janë gjëja më e shëmtuar që e ka gjetur këtë popull, nga lypsat e votave në milionerë, profesorë, ambasadorë e drejtorë bordesh.

Katandijsa e shtetit nuk ka ardhur nga askush por e kanë sjellë vet ,  kur gjithcka bëhet jo serioze në një shtet.

Jo serioziteti e ka kapluar shtetin nga  mënyra e trajtimit të shtetit si mekanizëm përfitues, problemi kryesor është se shteti dhe rikompozimi demokratik është i vështirë të bëhet për shumë arsye , reformimi shtetëror përmes  një klase të re politike dhe demokratike është i domosdoshëm, kështu si është “shtet i qelqt”, reformimin institucional nuk mund të bëjnë këta ekzistuesit por dikush tjetër që nuk është i përfshirë në loëjra pasurimi dhe luftën për pushtet e jo për shërbim ndaj qytetarit.

Lypja e votave nga të papunërt politikan

Ky është një fenomen jo demokratik, jo civilizues , pas luftës të gjithë u përfshin në politikë, politika shërbeu si mjet ndikimi dhe pasurimi dhe avancimi në statuset sociale në institucione të ndryshme, kjo e bëri shtetin të nëpërkëmbet nga individet që mbajtën pushtetin që 20 vjet duke fyer e sharë njëri tjetrin, por humbësi mbeti populli, nuk është e rastit që vetëm në zgjedhjet lokale ne vitin 2000  dolën rreth 70%, kjo kurrë më nuk u përsërit, rënia e vazhdueshme e elektoratit ishte bërë për shkak pakënaqësis mos besimit në lidership, në zgjedhjet e ardhshme shkalla e daljes së elektoratit ra shumë rreth 30%, në vitin 2001 në zgjedhjet parlamentare ka pas rënie po ashtu, pastaj pasuan edhe zgjedhjet parlamentare ne vitin 2007, vetëm 42% , rritje kishte vetëm herën e fundit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ndieshëm u rrit 44.5 % pra shumë pak  , por ky elektorat befason shumë pak partitë e PAN dhe LDK. VV doli fitues vetëm me 1% me shume se LDK , rënie më të madhe pësoj vetëm PDK.

Trendi i lypsave për para dhe ndikim

Ky trend po vjen duke u bërë mllef që prap s’ka të bëjë me demokracinë, Kosova po ballafaqohet me jo demokracinë, të papunët e tjerë  si VV duan të hyjnë në punë rendin e kanë tash, ky grupacion i të pakënaqurve synon punën dhe punësimin në shtet s’ka ku tjetër, shumë keq  ku tash duhet te hyjnë në punë prap të papunët që dështuan në jetën e tyre personale dhe shpëtimin e shohin në vota, pra lypsar të ri të votave . tash ky trend po e prish dhe do ta prish vullnetin edhe ashtu të vogël të popullit.

Populli i zhgënjyer dëshiron ndryshimin por ndryshimi nuk vjen me te papunët dhe kategoritë sociale që luftojnë për pasurim me paran publike.

Pse populli të punësoj të pa punë dhe ti bëj ata milionerë ose të pasur me paranë e vet

Kjo është tragjedi e madhe për një popull, është fatkeqësi e madhe që ka katandisur popullin, tash një pjesë e qytetarëve shpëtimin për femijët e vet e shohin të dalin jashtë Kosovës, ndërsa disa të tjerë janë pajtuar të mbetën në Kosovë për të jetuar, kjo është e dhimbishme, kjo i bjen se edhe nje ekzod mund të pritet, një numër i madh i profesionistëve  e shohin veten në perëndim ku perëndimi është shpresa. Tash të gjithë thonë ne nuk kemi kohë të presim një pushtet demokratik me vjet, shkuan 20 vjet edhe 20 mund të shkojnë me ndryshim të lypsarëve për paran publike por pa zgjidhje? Po që se bëhet një analizë, shumica dalin që janë pasuruar pa bazë, dhe mbi 90% e lypsarëve shpëtimin e shohin në paran publike ku ata hyjnë në punë dhe  jetojnë mirë. Këta njerëz të dështuar në ekonomin e tregut të pa aftë për të hapur një shitore fshati vazhdojnë të sorollatën posht e përpjet nëpër “mahalla”për të kërkuar shpëtimin, nëse nuk kanë, duhet të ikin jashtë shteti. Pa aftësia e këtyre njerëzve mbrohet me politikën duke tentuar të fitojnë paga, të punësojnë familjarë të tyre në punë dhe për të përkrahur tjerët sic janë partiakët.

A është kjo punë populli apo hipnotizim,  jo këndellje apo i dehur

Kjo është cështje për studim, analizë dhe anketa. Ndoshta ndonjëra prej këtyre kryen punë për të kuptuar drejt popullin se cka do? A duan  njerëz të përgatitur profesionalisht, a don parti të profilizuar e të ardhur nga biznesi apo të dyjat bashkë të kombinuara?

A e din populli ynë cka do?

Kjo është cështje populli,  e më së paku i partive dhe individëve, nëse populli nuk e di cka do? Atëhere LDK, PDK, VV, AAK  e duan pushtetin dhe paran publike, e populli është për të votuar ata , pra mekanizëm votues , këta marrin votat e sundojnë me parat e tyre.

Populli  e din cka do? Por s’po tregon cka? Pak për të besuar në këtë të fundit!

Konfuziteti popullor ka bërë sundimin ta vazhdojnë të njejtit që e ndryshojnë pozicionin  prej opozite në pozitë kjo nuk shkon askund, këtu është fundi!

Këndellja ose zhytja e mëtejme në ferr?

Kjo është tragjike ose këndellje ose ferr, e ikje  nga vendi?

Pse duhet kështu të jetë? Pse? A është vullneti primar i popullit apo sovrani apo lypsat e votave?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".