Akademikët shqiptar janë të dështuar, nuk po rreshtohen në interesin e mbrojtjes së kombit

Akademikët shqiptar janë të dështuar, nuk po rreshtohen në interesin e mbrojtjes së kombit
Akademikët shqiptar janë të dështuar, nuk po rreshtohen në interesin e mbrojtjes së kombit

Skender Mulliqi

  • 12 December 2020 - 09:10

Shkruan: Skënder Mulliqi

Këto dështime duhet të stopohen nga një klasë e re dhe e përgjegjshme politike , si në bisedimet më palën serbe, po ashtu edhe në të gjitha fushat tjera , e veçmas në diplomaci , e cila ka rënë në shkallë shumë të ultë. Edhe akademitë tona duhet ta ringjallin punën e tyre , së prapë më mirë vonë së kurrë që të demaskohet në tersi politika shoviniste dhe ekspansioniste serbe karshi shqiptarëve në Ballkan.

-Mbi 13 mijë të vrarë e të masakruar, afër 20 mijë gra të dhunuara, shumë të pagjetur, shtëpi dhe prona të shkatërruara nga flakët e luftës serbe në Kosovë. A nuk janë këto vallë argumente në thes si thuhet, para botes dhe para intelektualëve dhe akademikëve tanë , të cilët kanë preferuar heshtjen?! Shumë pak kemi libra të botuara lidhur më gjenocidin serbë në Kosovë, kurse në anën tjetër ka disa vite që akademikët dhe intelektualët serbë janë duke i mbushur më botime të rreme bibliotekat dhe raftet e arkivave në Evropë. Akademikët janë njerëzit të cilët më së miri i mbrojnë interesat e një kombi.

E këtë deri më tash po e bëjnë më shumë gazetarët dhe publicistët shqiptarë. Pas 20 vitesh pas përfundimit të luftës Kosova , e pikërisht Akademia e Shkencave të kishte në sirtarët evropianë më qindra e ndoshta edhe mijëra libra për vrasjet dhe masakrat që na i shkaktuan serbët jo vetëm në luftën e fundit çlirimtare. Këtu gjithnjë duhet veçuar akademikun meritor , Jusuf Buxhovin më vepra të shumta , i cili në mënyrë të thuktë ka deskredituar politikën shoviniste shumë vjeçare serbe në Kosovë. Por, që natyrisht kjo është shumë pak në krahasim më mundësit dhe kapacitetet tona intelektuale dhe akademike që përfundimisht do ta fundosnim politikën dhe akademikët serbë para botës demokratike . Koha i qetë në harresë edhe historinë nëse nuk kemi botime të reja e të argumentuara, gjë që akademikët tanë trupërisht i kanë qitur në harresë.

Nuk është së qarqet e caktuara politike dhe intelektualët e ndryshëm në Evropë nuk e ka mësuar të vërtetën për Kosovën, por nuk është mjaftueshme edhe për e tyre .Nëse Kosova e humbi deri më tash terrenin diplomatik , së nuk janë inkuadruar njerëzit e zot ,e që nuk na mungojnë, Kosova dështojë shumë në mënyrë të pakuptimtë edhe nga ana akademike , kur dihet së ata nuk i ka ndalë askush të botojnë libra në mbrojtje të së vërtetës në Kosovë , dhe përgjithësisht shqiptarëve në hapësirat ballkanike. A ka gjë më irrituese dhe nënçmuese për akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë , së Akademia Serbe del më librin voluminoz, gjoja për gjenocidin shqiptarë në Kosovë, të përkthyer në gjuhë botërore , dhe të dhuruar gratis për shtetet më me ndikim sot në botë.

Mos gatishmëria jonë ka bërë që politika serbe për fat të keq e ka marrë primatin karshi politikave dhe akademive shqiptare. Ne krye të qeverive tona që 20 vite janë njerëzit e pa zot për politikë dhe diplomaci, dhe kështu edhe e kemi humbur terrenin .Politikanët diletantë të qeverive tona , vetëm sa i ndalën proceset demokratike dhe zhvillimore , së nuk janë liruar nga logjika autokratike. Disa në krye të dy shteteve tona madje për çudi edhe koketuan më politikën serbe të Vuçiqit në pushtet, duke e bërë atë faktor të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Kjo është gjëja më e turpshme .Sikur ende nuk po lirohen nga ideologjia e mykur komuniste , që po i lidhë disa lider ballkanik. E dihet së në plan të parë është shteti dhe kombi, të cilat i harruan në luftë për pushtet dhe në luftë për përfitime dhe pasurime personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".