Dështimi i turpshëm i Qeverisë Hoti, të nënshtruar edhe ndaj ndërhyrjes kriminale të shtetit të Serbisë

Dështimi i turpshëm i Qeverisë Hoti, të nënshtruar edhe ndaj ndërhyrjes kriminale të shtetit të Serbisë
Dështimi i turpshëm i Qeverisë Hoti, të nënshtruar edhe ndaj ndërhyrjes kriminale të shtetit të Serbisë

Arsim Haziri

  • 31 December 2020 - 07:07

Shkruan: Arsim Haziri

-Pikërisht mënyra e qeverisja ka bërë që qytetaret të instalojnë një logjikë ndëshkuese për partitë abuzuese, dhe kjo është gjë pozitive sepse kjo qeveri dështoi së fundi edhe duke ju nën shtruar atakut dhe ndërhyrjes së Serbisë me rastin e fushatës “ilegale” për të vaksinuar popullatën e komunitetit serb njëanshme, pa e pyetur shtetin e Kosovës, kundër pandemisë Covid-19.

-Është diçka absurde të kërkohet realizim dhe mbrojtje e sovranitetin nga qeverisje të cilat qysh kohë iu janë nënshtruar institucioneve të Serbisë. Vendi ynë gjithnjë është përdorur nga institucionet e Serbisë, kjo nuk është diçka e re në politikën tonë, ashtu edhe në gjykimin publik. Futja e medikamenteve mjekësore respektivisht ato antivirusale, përbën edhe një shkelje dhe dhunim i sovranitetin, ky veprim përpos që shpërfaq papërgjegjësinë e institucioneve, njëherit tregon edhe mënyrën e funksionimit të shtetin tonë. Kosova gjithnjë është dorëzuar karshi veprimeve hegjemoniste, veprime të cilat kanë reflektuar negativisht në shoqëri e shtet ndërtim, për më keq edhe sikur po vërtetojnë e masivizojnë propagandën e tyre në arenë ndërkombëtare.

Kosova mjerisht udhëhiqet nga klepokratët, kjo mendësi ka privatizuar pothuaj çdo gjë, prandaj them se kjo logjikë ka dhënë rezultate negative të cilat edhe sot po i vuajmë. Mirëpo çka nuk shkon në vijë më logjikën qeverisëse është ndërrimi rezultativ i zgjedhjeve, që tregon për një vetëdijesim të theksuar të popullatës në relacion me zhvillimet politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".