Analfabetët në krye të shtetit dhe në diplomaci po rrezikojnë ta zhbëjnë pavarësinë e Kosovës

Analfabetët në krye të shtetit dhe në diplomaci po rrezikojnë ta zhbëjnë pavarësinë e Kosovës
Analfabetët në krye të shtetit dhe në diplomaci po rrezikojnë ta zhbëjnë pavarësinë e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 01 January 2021 - 08:20

Shkruan: Skënder Mulliqi

Me njerëz të pa përgatitur profesionalisht dhe moralisht nuk mbahet në këmbë të forta shteti. Kjo klasë politike e ka pru situatën që edhe faktori ndërkombëtar të mendojë për shqyrtim të statusit politikë , edhe pse që nga viti 2008 jemi shtet sovran dhe i pavarur. Unë nuk besoj së sllovaku Lajçak, ndërmjetës në bisedime , ka dhënë një deklaratë të tillë krejt krye në vete. Vaksina serbe ne Kosovë sikur nuk ka ngritur asnjë shqetësim në mesin e njerëzve te pushtetit në ikje, thua se kjo po ndodhë në një vend të huaj. Kosovës duhet kthyer sovraniteti i nëpërkëmbur nga Serbia, dhe njerëzve tu kthehet me në fund besimi i luhatur në këto struktura politike, më këto zgjedhje të reja, sa nuk është bërë tepër vonë.

-Asgjë , dhe asnjë ndodhi sado e keqe qoftë ajo, nuk e befason më askënd . Qytetarët më marifete të ndryshme të pushteteve gjatë këtyre viteve sikur janë mësuar. Në Kosovën e pas luftës na u shfaqën fenomene më të këqija , siç janë krimi i organizuar , korrupsioni, nepotizmi, klientela dhe kontrabadimet e ndryshme. Veriu i Kosovës moti është bërë oaze e krimit të organizuar dhe kontrabandës dhe kontrabandistëve të përkatësive të ndryshme nacionale.

Këto fenomene e kanë shtri Kosovën përtokë. I kanë varfëruar qytetarët shumë keq, sikur që kanë pamundësuar funksionimin e shtetit ligjor. Serbët dhe Serbia gjithmonë e kin synim që Kosovën ta mbajnë të destabilizuar përmes akteve të ndryshme kriminale. Në këtë kontest duhet shikuar edhe veprimin e fundit më vaksina kundër COVID 19 në disa vendbanime më shumicë serbe në Kosovë. Këto vaksina hyn pa paralajmërim dhe pa pendueshëm për minoritetin serb. Kosova dhe organet e saja shtetërore moti e kanë humbur kontrollin e plotë mbi veriun e Kosovës.

Serbia më strukturat paralele kriminale dhe shërbimet e ndryshme sekrete , nuk po ndalët më instrumente të ndryshme , që ndarjen e veriut të bëjnë faktike. Futja e vaksinës pa u njoftuar organet e Kosovës , që është dobësi e jona e madhe, është shkelje e sovranitetit te vendit .Qeveria ne ikje e Hotit, u deklaruar së do të hulumton rastin, e asgjë duket më shumë. Deklarata e Lajçakut se duhet të diskutohet statusi politike i Kosovës, më bisedime sikur i ka ngjallur edhe shumë establishmentin politikë serbë , që të vepron pa i pyetur organet tona të shtetit.

Zatën pushtetet tona të pasluftës të gjithë energjinë e shpenzuan në luftë për pushtet, së sa e mbikëqyrën situatën politike dhe të sigurisë në veri të vendit. Kjo fletë së jemi duke e falimentuar shtetin të cilin e fituam më gjak të shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Jemi duke e falimentuar së pak gjë u bë për zhvillim ekonomik dhe social. Pak gjë u bë në politikat e jashtme shumë të dobëta.

Nuk kemi një kohë të gjatë as stabilitet politike dhe as stabilitet institucional , gjë që natyrisht reflekton keq edhe kur bëhet fjalë më Serbinë , e cila nuk po heq dorë nga planet për ndarjen e Kosovës. Politika serbe fatkeqësisht po tregohet shumë më superiore në raport më politikën shqiptare në rajon ,edhe pse ishte dashur të jetë krejt e kundërta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".