Koalicioni mafioz serbo-shqiptar në veri të Mitrovicës dështoi në provokimin për ta ndaluar vizitën marshuese të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Koalicioni mafioz serbo-shqiptar në veri të Mitrovicës dështoi në provokimin për ta ndaluar vizitën marshuese të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Koalicioni mafioz serbo-shqiptar në veri të Mitrovicës dështoi në provokimin për ta ndaluar vizitën marshuese të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Skender Mulliqi

  • 04 February 2021 - 06:55

Shkruan: Skënder Mulliqi

Natyrisht që është kohë e fushatës elektorale , dhe kjo fushatë duhet të bëhet edhe në veri, nëse e dëshirojmë shtetin sovran dhe të pavarura në kufijtë ekzistues , e jo që ky kufij të zbret në Urën mbi lumin Iber, siç e kemi pasur krejt pas luftën . Ëndrrave serbomëdha për ndarje të Kosovës po ju vjen fundi, me ardhjen në pushtet në Amerikë, të Joe Biden-it dhe me ardhjen në pushtet në Kosovë, të Albin Kurtit, sikur që do të përfundojnë gjithashtu edhe koketimet me pushtetin shovinist të Beogradit, në krye me fashistin, Aleksandër Vuçiq. Historinë e shkruajnë më të mirët dhe guximtarët, e jo frikacaket dhe tregtarët e trojeve etnike.

-Skenarëve të errëta kundër Kosovës, si ai me rastin e vizitës në veri të Mitrovicës, të zonjës Osmani dhe Kurtit, ju ka dalë boja moti. Por incidenti i ndodhur me këtë rast , ka një dallim apo specifikë nga herët e tjera. Strukturat kriminale serbe në krye me Listën Serbe dhe Rakiqin, u ndihmuan edhe nga individ shqiptar që është e pa tolerueshme dhe e pa justifikueshme . Çdo qytetar i Kosovës dhe kështu edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti, kanë të drejtë të shkojnë në çdo cep të vendit, edhe në veri.

Pengesat gjatë vizitës së Kurtit dhe Osmanit, janë orkestrim destabilizmi , janë provokim, dhe janë tregues se sa është shtrirë sovraniteti i organeve tona në atë pjesë të vendit. Nuk është shtri sa duhet, sepse këtë nuk e kanë lejuar forcat reaksionare politike në pushtet për këto 21 vite. Kjo është më shumë se turpëruese, siç ishin edhe pamjet filmike të asaj dite të vizitës së Kurtit dhe Osmanit .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".