Partizanët e paguar të Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut, nën logon e PSD-së, po i terrorizojnë qytetarët dhe sulmojnë institucionet e shtetit

Partizanët e paguar të Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut, nën logon e PSD-së, po i terrorizojnë qytetarët dhe sulmojnë institucionet e shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 05 February 2021 - 07:23

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Është për tu habitur se si disa anëtar në forma të grupit, tani i shkojnë mbrapa Dardan Mulliqit i cili mbahet në mend edhe sa ishte anëtar i LVV, me vrazhdësitë e tija e sidomos me dhunën që e përdorte në ato kohëra të gjuajtjes së lotsjellësit, veve, mollotovit, rrotullimi i veturave, shkrimit të parullave të ndryshme nëpër mure etj, dhe tani kritikon dhe flet atë ma të keqen për ish partin e tij, q tani populli me të madhe po e përkrah, dhe në sondazhe po del bindshëm se do ti fitoj zgjedhjet.

-Të pakënaqurit e SPD te cilët ishin para disa viteve s’ bashku me LVV, e që u ndanë në parti të re, duke menduar se ata janë elita e asaj ish partie, e që e trashëguan padrejtësisht qeverisjen e komunës së Prishtinës, që në zgjedhje e fitoj LVV, dhe tani mbas disa viteve të qeverisjes së kësaj komune, që e zhvatën komunën me veprime kriminale, dhe duke u vërejtur të gjitha këto veprime kriminale nga qytetarët e sajë, e tani kur e kanë kuptuar se janë anatemuar për hir të keq menaxhimit, ata po e shfaqin frustrimin e tyre të madh deri në “eksplodim” për shkak të vdekjes klinike në politikë, të grupit të dezertorëve të kriminalizuar të Shpend Ahemtit e Dardan Sejdiut që u detyruan të braktisin LVV-në, pasi q kishin “vjedhur” e përfituar kriminalisht nga nëntoka kriminale disa qindra miliona euro dhe kishin kapur e zaptuar dyfish komunën e Prishtinës, për ta zhvatur së bashku me strukturat tjera kriminale, dhe tash në fund të mandatit po e “shohin vdekjen me sy”.

Partizanët e paguar të Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut, nën logon e PSD-së, vazhdimisht po organizojnë protesta deri edhe të dhunshme në ballafaqim me policinë, dhe forma të ndryshme të pakënaqësisë, vetëm kundër ish partisë amë LVV, nga xhelozia që ky subjekt politik sado që nuk është mbase i përkryer, vetëm sa u pastrua nga ish-krimi me largimin e Shpend Ahmetit dhe klientelës së tij të ngushtë mafioze e kriminale të cilët pas debaklit të madh në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, nuk e patën as motivin më të vogël që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse populli i identifikoi dhe i ndëshkoi me meritë në zgjedhjet e kaluara, duke qenë ndëshkimi më skandaloz kur kryetari i kriminalizuar i komunës nuk arrin të merr vota për deputet në një listë zgjedhore që garoi në nivel vendi, e të mos flasim për rrënimin e autoritetit të tij më keq qeverisje në kryeqytet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".