Kjo kastë politike e nënshtruar nuk po ushtron padi kundër Serbisë për krimet e luftës, po na mashtrojnë!

Kjo kastë politike e nënshtruar nuk po ushtron padi kundër Serbisë për krimet e luftës, po na mashtrojnë!
Kjo kastë politike e nënshtruar nuk po ushtron padi kundër Serbisë për krimet e luftës, po na mashtrojnë!

Skender Mulliqi

  • 09 February 2021 - 13:26

Shkruan: Skënder Mulliqi

U votua sy mbyllazi në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale vetëm për Kosovën që është presedan i llojit të vet. Bashkësia ndërkombëtare dhe kasta jone politike në një formë apo tjetër e barazoi viktimën më xhelatin! As më rastin e formimit të kësaj gjykate nuk u kërkua që kriminelët e shumtë serbe të ulën në bankën e të akuzuarve. Kjo ishte nje injorancë dhe padituri tepër e madhe e kastës tonë te inkriminuar në pushtet. Premtimet për formimin e një gjykate për krime të luftës , nuk është asgjë tjetër vetëm së një lojë goditese shumë e ulët me të vrarët, më martirët dhe dëshmorët e kombit të cilët prehën në çdo cep të Kosovës!

-Po bëhen 22 vite kur falangat e Millosheviqit u larguan nga Kosova. Të gjitha këto vite kaluan dhe çudia më e madhe është se si Serbia nuk u paditë për gjenocid pranë TPI-së në Hagë. Të gjitha republikat tjera të dala nga ish –Jugosllavia deponuan padi në Gjykatën e Hagës. Madje kundër padi ndaj Kroacisë kishte bërë edhe Serbia për aksionin ushtarak “Oluja”. Pushtetet tona në vend që të nguteshin për ta paditë Serbinë, për gjenocid, u ngutën ta grabisin pronën shoqërore duke e pru vendin në shkallën më të ulët të mundshme. Madje deri në këtë fushatë të fundit ku po dëgjohen disa zëra çjerrës për krimet serbe në Kosovë, së në asnjë fushatë asnjë lider partiake nuk e ka ngre temën e krimeve serbe , apo padinë që duhet bërë ndaj Serbisë për vrasje në masë të gjerë.

Sigurisht së nuk ka gjë më të turpshme për një shtet dhe një komb i cili vepron në këtë mënyrë pas gjithë atyre vrasjeve dhe shkatërrimeve të pronave që i bëri Serbia në luftën e Kosovës. O sot kemi materialë më bollëk për hegjemonin dhe krimet serbe o nuk kemi pasur kurrë. Në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë u dënuan shumë pak kriminele në krahasim me vrasjet që ata i kanë bërë në Bosnje dhe në Kosovë. Shumë prej tyre po shëtisin ende lirshëm madje midis territorit të Kosovës, pa ndonjë drojë të madhe së do të ndeshën më ligjin.

Kjo mos padi ka pasur dhe do të këtë reperkusione të mëdha politike madje edhe historike. Është e pakuptueshme një neglizhencë e tillë të organeve tona të shtetit. Madje, kjo tash pas shumë vitesh ngre edhe dyshime të bazuara së dikush sikur nuk dëshirojë që shteti serbë të dënohet për gjenocid?! E kishin rastin për të formuar një Gjykatë të Kosovës për krimet serbe , por as kjo deri më sot nuk ndodhi.

Shumë larg ka shkuar në kohë dhe hapësirë pa u larguar kjo kastë politike nga pushteti, për punën shumë të dobët, në planin politike, ekonomiko-social dhe në planin kombëtar. As nuk u krijua mirëqenie e duhur, as nuk kemi zhvillim të nevojshëm ekonomik, as nuk kemi stabilitet politik dhe institucional që shumë kohë .Dhe, kjo prodhoj gjendje permanente të krizave të ndryshme të cilat e varfëruan tepër dhe e izoluan Kosovën e vogël. Të rinjtë po largohen çdo ditë nga Kosova nga pa perspektiva e krijuar. Kjo qeveri e re në krye më Albin Kurtin ,është shpresa dhe besa e fundit, që ky shtet më në fund të dalë nga qorrsokaku, që ka hy që shumë kohë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".