Beteja për pushtet po zhvillohet me shumë të pa vërteta, akuzat e pavërteta të Fatmir Limajt i sjellin vota plus Albin Kurtit!

Beteja për pushtet po zhvillohet me shumë të pa vërteta, akuzat e pavërteta të Fatmir Limajt i sjellin vota plus Albin Kurtit!
Beteja për pushtet po zhvillohet me shumë të pa vërteta, akuzat e pavërteta të Fatmir Limajt i sjellin vota plus Albin Kurtit!

Muhamet Kelmendi

  • 11 February 2021 - 07:15

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Me atë i ka rënë vetës z. Limaj dhe i ka ndihmuar z. Kurti në votimet e 14 shkurtit. Por kështu është kur nuk din ku gjendesh dhe çfarë është fushata elektorale dhe vota! Aq më tepër as si politikan i karrierës nuk qëndron deklarata. Kjo është një deklaratë dhe veprim i njeriut të keqzhgënjyer dhe që mendon në humbjen e zgjedhjeve.

-Fushata zgjedhore toleron një eskalim, por jo në përmasa armiqësore midis kryetarëve, kandidatëve dhe partive politike në zgjedhje. Unë nuk e kam dëgjuar dhe ende nuk e kam lexuar deklaratën e z. Limaj, ku ai e "krahason" z. Kurti me kriminelin Vuçiq, por po thuhet se e ka thënë! Por nëse është deklaratë e dal nga z. Limaj është shumë keq dhe fare e pa menduar politikisht. Krahasimet në nivele të tilla nuk janë produktive edhe në aspektin njerëzor. Me atë krahasim nuk fiton fare vota z. Limaj. Po kështu duhet thënë se edhe vetë krahasimi është absurd midis këtyre dy vetave. Krimineli Vuçiq është i mbushur me urrejtja nacional-fashiste ndaj popujve jo serb. Tehu i urrejtjes është ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe bosanëve.

Njëherit ky njeri i takon plejadës së kriminelëve më të zëshëm në luftërat e fundit në ish-Jugosllavi. Ishte njëherit edhe ministër i informacionit në qeverinë kriminale të Millosheviqit. Po Albini ku ishte? Student dhe pjesëmarrës në demonstratat për Republikë. Punoi në zyrën e Demaçit si zëdhënës i UÇK-së. Qëndroi në burg. Pastaj erdhi në Kosove dhe organizoi VV-në. Pati lëshime të mëdha. Iu vranë disa demonstrues dhe shpesh herë sulmoi policinë e Kosovës. Kryesisht pa vend. Tash është në politikë. Po e synon fitoren. Këtej krahasimi i bërë, nëse është bërë, është i pavend dhe jo produktiv.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".