Flakareshat e ambasadës amerikane për institucionet e kapura nga mafio-politika dhe krimi nuk duhet të ndalen!

Flakareshat e ambasadës amerikane për institucionet e kapura nga mafio-politika dhe krimi nuk duhet të ndalen!
Flakareshat e ambasadës amerikane për institucionet e kapura nga mafio-politika dhe krimi nuk duhet të ndalen!

Naim Miftari

  • 11 February 2021 - 07:19

Shkruan: NaimMiftari

Unë konsideroj se flakaresha e merituar e radhës, e ambasadës Amerikane në Prishtinë, e dhënë kundër KPK-së, por që realisht i shkon edhe Qeverisë së Kosovës dhe KGJK-së është vetëm një vazhdimësi e qortimeve publike, kritika që shtetet mike po ja japin pushtetareve te inkriminuarte shtetit të Kosovës lidhur me korrupsionin dhe krimin ,lidhur me ndikimet politike që po i bëhen drejtësisë, e ku këto institucione ligjzbatuese janë mbushur me sekserë politike të tipit alla “Pronto Mafija” me aktorin krimo-politik të PDK-së Adem Grabovcin!

-Lana Ovens përfaqësues e ambasadës amerikane edhe para Këshillit Prokurorial ka deklaruar se në kundërshtim të plot me ligjin kanë suspenduar edhe një prokuror. Për më tepër ajo me të drejtë ka renditur të gjitha dështimet e njëpasnjëshme të KPK-së, siç ishte edhe zgjedhja e prokurorit Bahri Hysenit, i cili ishte eksponent i PDK-së në komisionin e çështjes normative si i propozuar nga zyra e Leke Lumezit duke i thurur z Hyseni lavde pune. Përfaqësuesja amerikane po ashtu kritikon KPK-në për mungesë debatit ku është e qartë se si kanë ardhur deri te përzgjedhja e anëtarëve prokurorial. Flakaresha Amerikane është një sinjal i qartë se pa një VETTING_ dhe një fshesë në të gjitha organet shtetërore, e sidomos në organet e zbatimit të Ligjit, polici, hetuesi.

Prokurori, gjyqësi, inteligjencë, nuk do të lëviz Kosova përpara, nuk do të shpëtoj nga ndëshkimi. Nëse ne dëshirojmë ta kemi një shtet ligjor, shtet serioz, Qeverisja e cila e fillon punën ditën e hënë, në ditën e parë, në orën 7 të mëngjesit, duhet urgjent të kërkoj ndihmën amerikane, gjermane, britaneze për fillimin e VETINGUT ku do të largoheshin të gjithë sekserët e para politikes, shërbëtor të politikanëve të korruptuar. Pra nga të gjitha funksionet shtetërore dhe të sigurisë, të zbatimit të ligjit, duhet larguar të gjitha duart e zgjatura të krimit të organizuar dhe të para sistemeve politiko klanore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".