Partitë politike 24 orë në fushatë për vota, as nuk mendojnë për rrezikun e zgjerimit të pandemisë Covid-19, nuk i japin 5 pare pse shkelin ligjin!

Partitë politike 24 orë në fushatë për vota, as nuk mendojnë për rrezikun e zgjerimit të pandemisë Covid-19, nuk i japin 5 pare pse shkelin ligjin!
Partitë politike 24 orë në fushatë për vota, as nuk mendojnë për rrezikun e zgjerimit të pandemisë Covid-19, nuk i japin 5 pare pse shkelin ligjin!

Ragip Guraziu

  • 11 February 2021 - 12:15

Shkruan: Ragip Guraziu

Qytetarët janë të habitur se si një ushtruese e detyrës së presidentes po pretendon që të legjitimohet si e para shtetit, bashkë me një rival që e synon po të njëjtin post; si dhe një kryeministër në detyrë që pretendon të legjitimohet sërish si shef qeverie, bashkë me dy kandidatë të tjerë që e aspirojnë po të njëjtën pozitë, dhe nuk po pyesin e nuk po marrin përgjegjësi për mos respektim të ligjit e të rregullave anti-kovid, por janë kudo në tubimet elektorale në të cilat masa del jashtë kontrolli.

-Sikur nuk po ju mjaftojnë mesazhet e përditshme që po i përçojnë te votuese, nëpërmes të mediave, por edhe me këtë rast, në këtë kohë pandemie, përkundër kufizimeve ligjore që vetë i kanë shpallur institucionet e drejtuara nga kjo kastë politike, të njëjtat po abuzohen, po shpërfillen e po shkelen nga vetë pushtetarët nga opozitarët, nga të gjithë që po vrapojnë 24 orë pa ndalë në luftë për pushtet. Me këtë lloj fushate të shfrenuar, seriozisht po rrezikohet shëndeti i qytetarëve nëpër tubimet publike, në ambiente të hapura apo të mbyllura, me këtë fushatë të shfrenuar, garë të pa kompromis për pushtet, nga të gjitha partitë politike që janë pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit.

Edhe Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, e ka shprehur shqetësimin e tij për mos respektim të Ligjit dhe rregullave kundër Covid-16, duke shtuar se tubimet elektorale janë shndërruar në vatra të rrezikshme të infeksionit. Ky është kulmi i abuzimit me ligjin nga vetë pretenduesit e marrjes së pushtetit, kur kemi parasysh se me çfarë papërgjegjësie po sillen para ligjit, për çka flet organizimi i tubimeve, secili subjekt politik që provon të ja kalon tjetrit. Derisa po kalojnë ditët e fushatës, atmosfera po nxehet e tensionohet, pa pyetur e pa respektuar Ligjin dhe rregullat për mbrojtje nga Covid-19. Shkelja po ndodhë nga të gjithë pa dallim me organizim të tubimeve , për të cilat po shqiptohen masa simbolike ndëshkimi, 1000 deri në 2000 euro.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".