Po përgatitet skenari i luftës civile për ta mbajtur e mos dorëzuar pushtetin, krimi i organizuar në ofensivën e tretë

Po përgatitet skenari i luftës civile për ta mbajtur e mos dorëzuar pushtetin, krimi i organizuar në ofensivën e tretë
Po përgatitet skenari i luftës civile për ta mbajtur e mos dorëzuar pushtetin, krimi i organizuar në ofensivën e tretë

Dr. Hysni Aliu

  • 27 February 2021 - 09:15

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Jam shumë i shqetësuar por jo i habitur me zhvillimet pas zgjedhore në Kosovë. Unë kam tërhequr vërejtjen për fazën e tretë të rezistencës së robëruesve nga PDK, LDK, AAK, NISMA, AKR, që janë të dirigjuar dhe robëruar nga Lista Serbe dhe Vuçiqi. Sulmi ndaj ish deputetit Bajqinofci, pastaj sulmi në Graqanicë, dhe sulmi i fundit ndaj një gazetari, janë vetëm shenja paralajmëruese të këtyre robëruesve, se nuk do të dorëzohen lehtë. Në realitet, Kosovën e pret një luftë civile, nëse faktori ndërkombëtar, nuk ja zë frymën kësaj Organizate Kriminale, që kokën e ka në Hage , Beograd, Moskë, e Banjallukë, e trupin në Kosovë.

-Aksioni i ndërmarr në Ministrinë Bujqësisë, dhe gjysmë milioni euro të konfiskuara tek të ashtuquajturit zyrtarë, tregojnë se sa thellë është e zhytur Kosova në robëri dhe sa thellë i ka rrënjët krimi i organizuar, kur një individi i gjenden 500 mijë euro, dhe i njëjti lëshohet në shtëpi të nesërmen, sepse gjoja qenka bashkëpunues, tregon që në atë vende askush nuk guxon ta ngritë zërin e as të merr vendime që cenojnë këto grupe, sepse janë të kërcënuar me jetë, ose janë bashkëpunëtorë të mbushtë në hallkën e këtij krimi. KQZ ja e udhëhequr nga zonja Valdete Daka, po e vërteton, nga dita në ditë, që edhe ky institucion është një hallkë e këtij krimi anti Kosovë, hallkë e cila po bënë gjithçka për ta përmbysur vullnetin e shprehur në 14 shkurt. Këto hallka po bëjnë gjithçka që të eliminohen votat nga diaspora, dhe votat me kusht, në mënyrë që mos ti japin mundësinë ndryshimit që aq shumë e donë ky popull liridashës.

Manipulimi që bëri Vuçiq nëpërmes Listës serbe, në realitet është një manipulim të cilin ia mundësuan, pikërisht shërbëtorët e tij në Kosovë, pra partitë shqiptare që deri sot robëruan dhe deshën ta copëtojnë vendin. Tjetërsimi i votave të komuniteteve pakicë, është tendencë e rrënimit të themeleve kushtetuese të vendit, por edhe ka një qëllim tjetër që duhet të na trishtoj. Bashkëpunimi i partive shqiptare robëruese, me Vuçiqin, përveç që i dëmton komunitetet pakicë jo serbe, u jep mundësinë robëruesve shqiptarë, që duke tjetërsuar votën e komuniteteve myslimane dhe rome, atyre të ju cenohet mundësia e përkrahjes së qeverisë Kurti e Osmani, duke e bërë në këtë mënyrë të domosdoshëm një koalicion në mes robëruesve dhe VV-së me Z. Osmani, apo alternativa tjetër koalicioni me Listën Serbe. Kjo do të detyronte edhe pranimin nga VV dhe Z. Vjosa Osmani, të një presidenti të ofruar nga robëruesit, president i cili do i mbronte po këta robërues dhe strukturat e tyre në Kosovë dhe përfaqësi jashtë vendi pore edhe Beogradin e Moskën.

Unë, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të përdorin grushtin e tyre të hekurt, ndaj këtyre kriminelëve, në mënyrë që të mos lejohet destabilizimi i Kosovës dhe rajonit. Populli i Kosovës, nuk mundet ta luftoj i vetëm këtë krim e as VV- ja me z. Osmani, sepse kemi të bëjmë me strukturë kriminale me bazë në Rusi e Beograd, andaj NATO ja dhe vendet mike nga BE ja dhe SHBA-të duhet të intervenojnë fort dhe menjëherë. Nuk guxojmë të lejomë fazën e tretë, e cila do të thotë viktima në njerëz dhe likuidim i figurave të rëndësishme të kundërshtarëve politik, ashtu siç u bë me njerëzit më të mirë të LDK-së gjatë dhe pas luftës. Nëse diçka e tillë përsëritet, atëherë populli do ua kthej me të njëjtën monedhë robëruesve, dhe si rrjedhojë lufta civile do të jetë pranë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".