KQZ-ja është bërë një Kompani e Masakrimit të Votave të Diasporës në krye vasalen e kuislingut Hashim Thaçi, Valdete Daka!

KQZ-ja është bërë një Kompani e Masakrimit të Votave të Diasporës në krye vasalen e kuislingut Hashim Thaçi, Valdete Daka!

Gani Qarri

  • 01 March 2021 - 07:41

Shkruan: Gani Qarri

Përsëritja me lehtësi kaq të tmerrshme diskriminuese, e refuzimit masiv të votës dhe shkeljes së shprehjes së vullnetit politik të mërgimtarëve nga diaspora edhe këtë vit, është vërtetë një masakër më vete dhe krim ligjor, që duhet dënuar, bashkë me autorët tendencioz, manipulativ e per shume vite të inkriminuar, si Valdete Daka, Sami Hamiti & Co.

-Sipas një njoftimi për media, të organizatës “Germin”, refuzimi klandestin dhe i kundërligjshëm i votave të mërgimtarëve nga Valdete Daka dhe anëtarët e penalizuar e të kapur partiak të kryesisë së KQZ-së, edhe vitin e kaluar, kanë shkaktuar reagime të mëdha dhe detyruar edhe Gjykatën Supreme që të dal me vendim të prerë, kundër veprimit arbitrar të Dakës dhe Deledashëve në KQZ, si Sami Hamiti me të tjerët.

e mërgimtarëve është një nga të drejtat e tyre të garantuara edhe me Ligjin e BE-së për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, ndaj veprimi i kryetares së katapultuar personalisht nga Hashim Thaçi, në krye të KQZ-së, Valdete Daka ngrit vërtetë dyshime të mëdha mbi ligjshmërinë e aktit të saj arbitrar dhe anëtarit të penalizuar të kryesisë së KQZ-së nga partia e deklasuar e LDK-së së matrapazit jugo komunist Isa Mustafa, për diskriminimin kundërligjor të mërgimtarëve. Për aq më keq, përderisa dyshja e inkriminuar Valdete Daka, Sami Hamiti e bashkëmendimtarë të llojit të inkriminuar, i mundësojnë Goran Rakiqit dhe Listës serbe, të bëjë qindra manipulime me keqpërdorimin e votave duke shpikur e ngritur edhe parti e grupacione të paqena politike, për t’i futur ato në parlamentin e Kosovës dhe rritur artificialisht numrin e deputetëve nën dirigjimin e Listës serbe dhe të Serbisë, në anën tjetër, vet vasalja e Thaçit me njerëz të tejinkriminuar si Sami Hamiti, shpall të pavlefshme mbi 1/ 3 e votave të diasporës.

Një akt i tillë brutal, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe diskriminim tipik i të drejtës së mërgimtarëve, dhe këta njerëz, vërtetë jo vetëm që duhet të shkarkohen, por edhe të shkojnë në burg dhe të përgjigjen për tradhti shtetërore, per keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të pozitave institucionale, si dhe ndikimeve nën dyshimet për korrupsion dhe favorizim të krimit të organizuar. Për aq më tepër, është tejet e habitshme se si mund ti frikësohet kaq shumë kupola e KQZ-së e kryesuar nga Valdete Daka dhe e dominuar nga anëtar të partive të dështuara politike që e humbën pushtetin në zgjedhjet e fundit, votës masive të diasporës. Si mund të gënjejë e bëjë çmos, kaq pa turp, kjo grua, që të gjejë arsye dhe fakte, qenë e pa-qenë, për të zhvlerësuar dhe hedhur si të pa vlefshme kaq masovikisht votat e bashkëqytetarëve tanë në diasporë, të dërguara me çmime marramendëse dhe nën kushte mizerable, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Refuzimi kaq klandestin i mijëra votave të mërgimtarëve është tejet irritues, i pa drejtë e kundërligjor, është puro diskriminim e racist dhe i dëmshëm për demokracinë në vend e më gjerë.

Ky është shembulli më i keq për përfaqësuesit politik vendor dhe vëzhguesit ndërkombëtar, ambasadat e huaja në shtetin e Kosovës dhe Ligjet e BE-së, si dhe për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Vetëm frika e madhe, se kjo votë do të sjell përmbysje edhe më të thellë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, për ish pushtetarët e inkriminuar, dhe ngritje tejet edhe më të dukshme për lisën LVV-Vjosa Osmani, është arsye që detyron KQZ-në e kontrolluar direkt nga nëntoka kriminale e partive të degjeneruara politike dhe ish pushtetarëve të tejkriminalizuar që të shpallen të pa-vlefshme kaq shumë vota të diasporës shqiptare. Me një fjalë është akt i pa pranueshëm antiligjor, kundër të cilit duhet të ngritët urgjentisht padi në të gjitha institucionet përkatëse në Kosovë, në BE dhe organizatën për Liritë dhe të Drejtave e Njeriut në Strasburg.

Qeveria e re duhet të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm juridik dhe ligjor që Valdete Daka dhe Sami Hamiti, jo vetëm të shkarkohen por të vendosen, të parët në bankën e të akuzuarve për per t’u perballur me drejtesine per keqpërdorim të institucionit si KQZ dhe detyrës zyrtare, diskriminim të diasporës, ndikueshmëri, anim partiak e korrupsion dhe favorizim të krimit të organizuar. KQZ me njerëz si Valdete Daka në krye dhe kryesi me deledash si Sami Hamiti etj, as nuk mund të quhet më KQZ por vetëm KMVD- Kompania për Masakrimin e Votës së Diasporës! Kompania e Masakrimit të Votave të Diasporës me në krye vasalen e kuislingut Hashim Thaçi, Valdete Daka, që nga me se 131 mijë aplikime të mërgimtarëve vetëm 114 mijë sosh ka miratuar, ndërsa përkundër të gjitha pengesave që u janë bërë atyre qëllimshëm, për t`ua pamundësuar votimin, edhe votat që ashtu si mundën dhe arritën, me qindra vështirësi, t’i dërgonin në atdhe, deri më tani mbi 1/3 prej tyre janë refuzuar padrejtesisht .

Një veprim i tillë, vërtetë është masakër, kundër votës dhe të drejtës së diasporës për votim! Sipas raportimeve të fundit zyrtare nga i ashtuquajturi "KQZ", në fazën e vlerësimit janë 43 mijë pako me fletëvotime, dërguar nga jashtë, prej të cilave mese 1/3 e tyre, tanimë janë refuzuar, gjë që vërtetë krijon shqetësim të arsyeshëm dhe mosbesim total, pikësëpari tek e katapultuara prej Hashim Thaçit në krye të KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtari i penalizuar i dërguar me porosi të jugokomunistit Isa Mustafa, në kryesi të KQZ-së, Sami Hamiti.

Ndaj nëse urgjentisht nuk ndërmerret asgjë kundër Dakës me Kompani, askush më, nuk mund ta di, se çfarë kasaphane e ndytë, do të bëhet mbi votat e mërgimtarëve, deri në fund të këtij procesi bizar. Kështu që për shkak të veprimit arbitrar të Valdete Dakës me Kompaninë e Masakrimit të Votës së Diasporës dhe kësaj mënyre klandestine të refuzimit kaq diskriminues të votave të mërgimtarëve, ka reaguar LVV, Lista Vjosa Osmani dhe OJQ “Germin”, duke e cilësuar injorimin e kësaj vote shkelje shumë serioze dhe të papranueshme të së drejtës kushtetuese të qytetarëve të Kosovës që të votojnë për institucionet e shtetit të tyre, nga mërgimi, pasi që , siç u cek edhe më lartë, askush më, nuk e di, përveç Valdete Dakës me Kompaninë e Masakrimit të Votës së Diasporës, se si do të zhvillohet procedimi i mëtejmë i votave të mërgimtarëve dhe në çfarë përmasash katastrofike do të përmbyten ato deri në fund të refuzim-numërimit klandestin e kundërligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".