Qeveria Kurti ta thyej akullin: Ambasada e Kosovës në Jerusalem ashtu siç u deklarua në Uashington me 4 shtator të vitit 2020

Qeveria Kurti ta thyej akullin: Ambasada e Kosovës në Jerusalem ashtu siç u deklarua në Uashington me 4 shtator të vitit 2020

Gani Qarri

  • 04 March 2021 - 13:59

Shkruan: Gani Qarri

Nga Qeveria e re e Kosovës duhet të respektohet plotësisht marrëveshja për njohjen reciproke Kosovë-Izrael e ardhur si DHURATA më e mirë e ndërmjetësimit të suksesshëm të SHBA-ve dhe ish presidentit Donald Trump, marrëveshje qëndrimi ndaj të cilës mbetet i pa ndryshuar edhe nga administrate e re e mikut më të madh të popullit dhe shtetit tonë, Joe Bidenit.

-Sa i takon ambasadës së Kosovës në Izrael, shqiptarët duhet ditur se Jerusalemi edhe në kohë të lashta, ka qenë kryeqytet i mbretërisë hebraike, madje në vitet 1948-1967 pjesa perëndimore e Jerusalemit, që është kryesisht e banuar me hebrenj dhe ka objektet dhe faltoret kryesore të vjetra hebreje, ishte edhe kryeqytet i Izraelit të sotëm. Jerusalemi përbëhet kryesisht nga lagje hebraike, myslimane, krishtere e armene dhe vetëm pjesa lindore është e banuar kryesisht me palestinez.

Ndaj edhe me konventat ndërkombëtare është paraparë që në Izraelin e sotëm të krijohen dy shtete, ai Izraelit me kryeqytet pjesën perëndimore të Jerusalemit, ku ndodhen muret e vjetra të faljes dhe lutjeve hebraike, si dhe shteti palestinez me kryeqytet pjesën lindore të Jerusalemit ku ndodhet xhamia Al-aksa dhe banohet kryesisht me arab e palestinez. Kështu që pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet dhe popull mik të shqiptarëve, nuk ka më asnjë dilemë dhe ashtu siç porositë edhe profesori i shquar amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor – Alon Ben Meir, ajo duhet të vendoset pa vonuar në Jerusalemin Perëndimor dhe sa më afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E në momentin që Palestina njeh jo vetëm Serbinë, por edhe shtetin e pavarur të Kosovës, Kosova mund të nënshkruaj marrëveshje me administratën palestineze që ambasadën e vet ta vendosë në pjesën lindore të Jerusalemit.

Kosova dhe shqiptarët pikësëpari duhet të ndjehen me shumë fat që kanë një mik kaq të madh e të fuqishëm, apo më mirë ta quaj “Prind” kaq të durueshëm dhe maksimalisht të kujdesshëm si SHBA, që në këto momente tejet delikate pas dhjetëra ç’njohjeve të njëpasnjëshme të sponsorizuara nga Serbia dhe Rusia, na gëzoi të gjithëve, duke na sjellë një dhuratë kaq të çmueshme, si njohja historike nga shteti i Izraelit.

Të gjithë shqiptarët duhet ti gëzohen pafundësisht kësaj njohje madhore të sjellë në momente tejet delikate ndërkombëtare, Dhuratë nga SHBA për Kosovën, dhe kjo duhet të shërbejë si frymëzim për koordinim dhe unitet të plotë të partive politike, që të përqendrohen në ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të qëndrueshme shtetërore, si Qeveria e re dhe emërimi koncensual i presidentit të vendit. Njohjen e Izraelit na e solli Amerika, nuk e solli Erdogani, Kurti as Konjufca dhe me marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi jetike për Kosovën, si ato të ndërmjetësuara nga SHBA, nuk mund të luaj vet Kosova, as nuk guxon ti lejojë Erdoganit të përzihet në çështjet bilaterale të Kosovës me SHBA dhe Izraelin, duhet t`ua ndalojë ekstremistëve islamik që ti fusin hundët në politikën tonë shtetërore, të cilët më tepër e ndjejnë veten arab, se sa shqiptar, dhe përkujtojë qartë hoxhallarëve erdoganist, se nuk munden as nuk guxojnë, ta provojnë të fusin pyka ndërmjet shtetit të Kosovës dhe SHBA-ve.

Madje kur bëhet fjalë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, duhet të veprohet pikë për pikë sipas marrëveshjes së Uashingtonit dhe ambasada e Kosovës, të vendoset sa më parë në pjesën perëndimore të Jerusalemit, e cila edhe sipas konventave ndërkombëtare u takon Hebrenjve dhe jo palestinezëve. Marrëveshja për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem, ashtu siç u deklarua publikisht në takimin e Uashingtonit me 4 shtator të vitit 2020, duhet të respektohen në plotëni dhe realizohet sa më parë në praktikë, duke i shprehë falënderimin e pafund, në emër të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, sponsorizuesit të shtetit tonë të brishtë dhe njohjeve ndërkombëtare për vendin tonë- SHBA-së së madhe. Sidomos duhet të kihet parasysh fakti që tash e dy dekada politikanët vendor e vjedhin, zhvatin dhe plaçkitin vendin e vet me çdo mënyrë, vetëm SHBA-mbeten mbrojtësi i vetëm i Kosovës në planetin tokësor.

Ato kujdeset për të gjitha, për njohjet, mbrojtjen e kufijve, tërësisë territoriale të vendit tonë, madje edhe kur kuislingu Hashim Thaçi kërkon publikisht ta ndajë e copëtojë Kosovën dhe falë pjesët më jetike të shtetit tonë të ri, Serbisë fashiste, SHBA kundërshtojnë aventurat kuislingë të tij, kërkojnë njohjen reciproke dhe kujdesen për krijimin e institucioneve të forcimit të shtetësisë si ushtria e vendit tonë dhe çuarjen përpara të shtet ndërtimit të Kosovës.

Ndaj ashtu siç u theksua, përfundimisht në mënyrë unanime, në të gjitha takimet e zhvilluara me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga zyrtarët institucional shtetërorë dhe politik të republikës së Kosovës, unitet maksimal duhet reflektuar veçanërisht në dialog me Serbinë dhe në bisedime me këtë shtet ish okupator e hegjemonist dhe në bisedime duhet të shkohet vetëm për njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, përndryshe pas dështimit mese 11 vjeçar të bisedimeve, nuk ka më se, për çfarë të bisedohet tjetër, përveç njohjes së ndërsjellë.

Dhe në këtë drejtim, veçanërisht pas fitores së z. Biden në SHBA, duhet shfrytëzuar maksimalisht ky fat i madh për Kosovën dhe shqiptarët, si dhe menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re, të shfuqizohen urgjentisht të gjitha marrëveshjet e dëmshme në kurriz të shtetit të Kosovës, nga kuislingu Hashim Thaçi dhe të mos lejohet më asnjë kompromis në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës, por bashkë me SHBA-atë, të luftohet vetëm për avancimin e Kosovës deri në anëtarësimin me të drejta të plota në OKB, ku e kemi edhe vendin si shtet sovran e i pavarur, ashtu siç deklarohet edhe Qeveria e re amerikane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".