Liderët politik të lidhur me krimin, i kriminalizuan zgjedhjet e fundit më vjedhje brenda llojit, tash në fshehtësi duan ti mbyllin edhe listat zgjedhore

Liderët politik të lidhur me krimin, i kriminalizuan zgjedhjet e fundit më vjedhje brenda llojit, tash në fshehtësi duan ti mbyllin edhe listat zgjedhore

Hajrullah Tërnava

  • 13 March 2021 - 13:03

Shkruan: ANALIST - Hajrullah Tërnava

Derisa në demokracitë e avancuara zgjedhjet mbahen me lista të hapura dhe me ndarje zonale, ku deputeti i përgjigjet votuesit dhe jo liderit politik të vetë kriminalizuar, mafio-politikanët kosovare të zhytur në krim të organizuar planifikojnë ta rrënojnë edhe këtë pak demokraci të brishtë, dhe në vend të reformës me ndarje zonale, duan ti japin grusht demokracisë së drejtpërdrejtë duke e lënë Kosovën në një zonë zgjedhore dhe të mbyllur me listat, e ku pastaj lideri partiak është e bëhet “sovrani” që vendos se kush do të zgjidhet në parlament, dhe nuk lejon të vendosë vota e qytetarit! Prandaj me këtë mënyrë të manipulimeve të votave duhet të alarmohet shoqëroja e lirë civile dhe qytetarët për ta kundërshtuar një plan të tillë djallëzor, nga frika që kanë ata për ndryshimin e madh dhe reflektimin e votës qytetare që ndodhi në zgjedhjet e fundit.

-Këto zgjedhjet e fundit i qiten në shesh edhe manipulimet e partive me votat e blera, dhe me këtë eliminimin e kandidatëve të pa dëshiruar që nuk janë të përshtateshim për prijësit e partisë, e që i vjedhin apo i blejnë votat të tjerëve për me iu ndihmua atyre të dëgjueshmëve për liderët partiak, që ti kenë votat e mjaftueshme për ta fituar të drejtën e deputetit, por në këtë kontekst tani kompetentët-komisionarët për numërimin e votave tani kur i shohin ato malverzime, pranojnë të kriminalizohen dhe ju shesin votat atyre që paguajnë më së shumti, dhe me këto shitje, edhe ai qe s’ka fituar votat e mjaftueshme bëhet deputet dhe me këtë përfiton gjatë mandatit rroga dhe mëditje te majme, prandaj shpaguhet një pagese e votave të blera, dhe për liderët kjo është një veprim i mirë sepse pranë tyre i kanë ata të dëgjueshmit që pranojnë edhe të “zezës me i thënë e bardhë” nëse shefi i thotë ashtu.

Në praktikat e deritashme ka pasur raste që kur janë krye zgjedhjet, lideri i partisë iu ka drejtua komisionarëve ku ua ka dhënë listën me emra se këta duhet të zgjidhen si deputet, nëse nuk i kanë fituar votat, kurse atyre që i kanë fitua votat e nuk janë të përshtatshëm për liderin, t’iu merren votat dhe t’iu jepen atyre emrave në listat që i kanë shkruar liderët e partisë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2010 prandaj ato zgjedhje haptas janë shpallur si zgjedhje të manipuluara-vjedhje industriale. Tani po planifikojnë partitë e kriminalizuara politike, që në emër të kinse parandalimit dhe shpërdorimit të votës nga ana e komisionarëve të tyre, për hajninë qe brenda llojit që po ndodhë për fajin e vetë liderëve politik, ta shembin edhe këtë pak demokraci të brishtë që ka mbetur, duke planifikuar e diskutuar opsionin tjetër të vendosjes së kontrollit të plotë mbi “deputetin e kriminalizuar” të tyre, marrëveshje e fshehtë dhe të shpejtë për amendamentin e ligjit të zgjedhjeve për mbylljen e listës zgjedhore.

Prandaj mbyllja e listës zgjedhore është zgjidhja më e keqe e mundshme për ta mbuluar dështimin e institucioneve për ruajtjen e pastërtisë së votës. Kosova duhet të bëjë çmos e ta jetësoj sistemin e kompjuterizimit dhe kur të mbyllen votimet e zgjedhjeve, po në atë natë në bazë të kompjuterëve të numërohen ato vota dhe po në atë natë të dihet se cila parti në detaje i ka fitua votat dhe cilët kandidat tani e kanë fitua të drejtën e të qenurit deputet për atë mandat në Parlamentin e shtetit. Shteti i Kosovës duhet ti heq dilemat dhe dyshimet si deri me tani që janë bërë vjedhje nëpër zgjedhje të deritashme, dhe me mënyrën e kompjuterizimit të bëhet numërimi i votave, dhe me këtë mënyrë të radhitet si e avancuar me shtetet perëndimore në mënyrën e numërimit si dhe në përfitim të kohës, e jo si deri më tani që po kalon muaji e ne ende se dimë saktë dhe në detaje se cilët kandidat të partive janë zgjedhur deputet në këtë Parlamentin në ardhje.

Edhe në të ardhmen Qeveria në ardhje duhet tua lehtësoj mënyrën e zgjedhjeve njerëzve të diasporës, dhe të filloj një mënyrë e re e votimit nëpër ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tonë e jo si në këtë herën e fundit që shumë nga ata kanë bërë harxhime të mëdha që kanë ardhur me votua në Kosovë, dhe të atyre që i kanë dërguar me postë, votat e vonuara të arritura mes postës nuk ju kanë numëruar, janë shpallur si të pavlefshme, dhe shumë nga të numëruarat janë dal me defekte. Prandaj mënyra e votimit nëpër ambasadat e Kosovës me ato shtete mike që na kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, do të ishte shumë më e lehtë dhe më suksesshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".