Liderët e konsumuar politik, mbeturina e fundit e epokës krimo-komuniste!

Liderët e konsumuar politik, mbeturina e fundit e epokës krimo-komuniste!
Liderët e konsumuar politik, mbeturina e fundit e epokës krimo-komuniste!

Dardan Grapci

  • 22 March 2021 - 07:58

Shkruan: ANALIST-Dardan Grapci

Epoka e komunizmit më në fund është shuar, së bashku me këta lider humbës në këto zgjedhje të fundit, sepse në partitë e demoduara politike kanë qenë të përfshirë në pozita udhëheqëse kryesisht anëtar të ish-komunizmit, ish-anëtar të shërbimit sekret serb (UDB-s), etj. E në këto zgjedhje ka fituar populli, në këto zgjedhje të 14 shkurtit ka fituar ndryshimi dhe ideologjia demokratike.

-Kasta politike e tej vjetërsuar dhe tej korruptuar e ka marr këtë vit, dhe do ta merr akoma më shumë në të ardhmen, dënimin e madh, me vdekje politike klinike që të mos zgjohet më kurrë sepse shtetit të Kosovës i nevojitet klase e re dhe lider të rinj politik me duar të pastra. Është dashur që në vitet e kaluara, në dekadën e dytë pas çlirimit, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, që të bëhet ndryshimi i menjëhershëm gjeneratave në politikë sepse ata që e konsideronin veten lider historik e të pa zëvendësueshëm, shumë shpejtë u dëshmua se nuk e kanë seriozisht interesin e shtetit, u korruptua duke u bërë të pa dëshiruar dhe monoton për popullin, sidomos tek të rinjtë të cilët dinë se si duhet të udhëhiqet një shtet apo qeveri.

Por as tani nuk është vonë sepse në zgjedhjet e 14 shkurtit, gjeneratat e reja politike kanë fituar, kanë triumfuar, e jo partitë e konsumuara që për dy dekada na kanë sunduar. Prandaj LVV dhe lista e Vjosa Osmanit kanë marrë aq shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky ndryshim erdhi për shkak se kanë pasur shumë të rinj dhe anëtarë në partitë e tyre, sidomos ata të cilët kanë qenë pjesë e listës për deputet.

Për fat të keq LDK-ja ka mundur të jetë ende njëra ndër partitë më të votuara, por siç thotë një fjalë e urtë popullore - krimbi kur të hyn në mollë, ajo i prishë edhe mullat tjera, në këtë rast e kam fjalën për Isa Mustafen, sepse ai është fajtor për çdo shkatërrim që i ka ndodhur LDK-s. Isa Mustafa është dashur të largohet vetë nga politika, e jo tua prishë mendjen edhe atyre deputetëve të cilët e kanë pas mendimin ndryshe. Edhe tash LDK-ja ka gabuar që Isa Mustafën e kanë caktuar si këshilltar pas largimit të tij nga pozita e kryetarit. Unë mendoj që ai duhet të largohet tërësisht nga politika, e jo vetëm që ka qenë kryetar dhe është larguar, tash të shpërblehet me një tjetër pozitë, sepse ai është kanceri i LDK-s edhe në të ardhmen, derisa mbetet me ndikim këshillëdhënës në parti.

Prandaj LDK-ja është sot ku është, dhe Vjosa Osmani e ka vërejte këtë gjë, dhe për atë arsye është larguar nga LDK-ja pasi e përjashtuan nga të gjitha pozitat, e ka formuar partinë e saj, ka bërë koalicion me LVV-në ku në fund edhe doli të jetë më e votuara ndër liderët politik dhe kandidatët për deputet së bashku me Albin Kurti, si dy lider që premtojnë kthesë të madhe në skenën politike të Kosovës. Tani ajo se çka duhet të bëjnë liderët e rijnë Albini dhe Vjosa, është ti qëndrojnë afër popullit, ta luftojnë krimin e organizuar, ti shkatërrojnë klanet mafioze, ta mposhtin korrupsionin etj, vetëm duke i bërë këto proteze pozitive, në zgjedhjet e ardhshme fitorja e tyre do të jetë akoma më e thellë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".