Nga Qeveria në ardhje kërkohet t’i shpall luftë frontale krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Nga Qeveria në ardhje kërkohet t’i shpall luftë frontale krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Hajrullah Tërnava

  • 22 March 2021 - 08:07

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Për t’i plotësuar premtimet e dhëna para qytetarëve, për shtet të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit, Qeveria e re Kurti duhet t’i shkëpus zinxhirin e krimit të organizuar të ndërtuar për 20 vitet e kaluara, pasi që qytetaret janë ngopur me mashtruesit e tillë, qytetari i njeh të tillët, dhe është kërkesë e të cilit që të tillët të zbulohen dhe të ndiqen nga ligji, nga punëtori i sigurimit komunal dhe deri në kabinetin presidencial të Kosovës.

-Platforma e fushatës se LVV dhe Listës Vjosa, ishin luftimi i te gjitha te këqijave ne Kosove, elektorati si i tille qe eshte, e qe eshte sterlodhur nga ato premtimet e partive tjera qe gjate ishin ne pushtet, dhe asnjëherë nuk i realizuan ato premtime, prandaj po shihet ku kemi mbërri, me ato premtime te tyre, sa qe kemi mbetur i vetmi shtet pa Liberalizim te vizave dhe shteti ma i izoluar ne Evrope. Tani te gjithë ata udhëheqës që ishin ne krye te gjitha institucioneve te shtetit, janë bërë ma te pasurit e Kosovës, dhe asnjëherë nuk e kane bindur popullin se janë duke punuar pre te mirën e tyre, gjë që për këtë shkak populli është i zhgënjyer në liderët e tyre dhe të gjithë prijësit e partive që ishin ne pushtet, sa qe e treguan veten si mashtrues perfid sepse asnjëherë nuk ju përmbajtën premtimeve që ia jepnin elektoratit gjatë fushatës, prandaj tani e kemi gjendjen e qartë se po ai elektorat i të gjitha partive dikur, tani u përcaktua në partinë që se ka pasur rastin te tregohen në qeverisje të Kosovës, dhe si asnjëherë më parë këto zgjedhje i përngjanë referendumit duke u arritur rekordi i të gjitha zgjedhjeve të pasluftës deri më tani, prandaj tani mbetet që në vepër të shihet fusha e sundimit të ligjit, instalimit të plotë të shtetit të së drejtës dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar.

Qytetari me të drejtë pret kësaj radhe nga Qeveria e re që t’i shpallë luftë frontale krimit dhe korrupsionit, kësaj të keqe të instaluar e kultivuar për dy dekadat e kaluara nga SHIK-u ilegal se bashku me klanet kriminale të PDK, LDK,AAK,AKR,NISMA, sepse këtë përkushtim po e kërkojnë edhe miqtë më të mëdhenj ndërkombëtar të Kosovës. Ambasadori Amerikan në Prishtinë Philip Kosnet po vazhdon me këmbëngulje që të kërkon shkëputje të ndikimit të krimo-politikës në drejtësi, për ta vendosur në binar të drejtë dhe të besueshëm sistemin e drejtësisë, gjyqësorin. “Ju, si gjykatëse, keni fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të rrënjoset në prova dhe në vetë ligjin. Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë gjithçka që mund të shpërqendrojë ose t’ua tërheqë vëmendjen nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës. Kjo nuk është detyrë e lehtë dhe kërkon guxim.

Guxim për të lënë anash zhurmën politike. Guxim për të vepruar bazuar në ligj, jo sipas bindjeve tuaja personale ose politike”, ka deklaruar Kosnet para disa ditësh në ceremoninë e Akademisë së Drejtësisë. Ndryshe edhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti, në intervistën e parë për shtypin e huaj ka deklaruar se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë top prioritet i Qeverisë që do ta formon ai, sepse këtë prioritet e kishte edhe në qeverinë e kaluar 50 ditore. Me të drejtë Albin Kurti është zotuar duke thënë se Qeveria e tij ka dy përparësi, punën dhe drejtësinë, sepse Kosova është shkatërruar nga papunësia dhe korrupsioni, dhe si e tillë ka nevojë për investime, por asgjë nuk mund të ndodhë pa një luftë të vendosur kundër korrupsionit, prandaj kur ishte kryeministër kishte nisur operacione për verifikimin e administratës së lartë, një punë që do ta rifilloj në mandatin e ri dhe do ta bëjë edhe ligjin anti-mafia.

Pa dyshim se për ti realizuar këto premtime ndaj elektoratit, duhet të jetë një angazhim serioz për drejtësi efikase e të pavarur, prova kryesore e besimit qytetar ndaj opsionit për alternativen e ndryshimit, instalimi i shtetit të së drejtës pa dallim mes qytetarit dhe pushtetarit, sepse edhe tani jemi dëshmitar se të gjithë ata që u kriminalizuan në pushtet, në të kaluarën, që e dëmtuan shoqërinë dhe vendin, po mundohen të fshihen prapa popullit duke u sjellë si “engjëj”, edhe pse i kemi parë se si e keqpërdorin edhe ditën e pavarësisë duke u shfajësua e shkuar te memorialët, varret e heronjve dhe dëshmorëve, prej të cilëve kanë përfituar edhe me tenderë të korruptuar. Për ti plotësuar premtimet e dhëna para qytetarëve, për shtet të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit, Qeveria e re Kurti duhet ti shkëpus zinxhirin e krimit të organizuar të ndërtuar për 20 vitet e kaluara, pasi që qytetaret janë ngopur me mashtruesit e tillë, qytetari i njeh të tillët, dhe është kërkesë e të cilit që të tillët të zbulohen dhe të ndiqen nga ligji, nga punëtori i sigurimit komunal dhe deri në kabinetin presidencial të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".