Nevoja urgjente e reformimit të sistemit zgjedhor, Kuvendi i legjislaturës së re i fundit që pranon deputetët me aktakuza të ngritura

Nevoja urgjente e reformimit të sistemit zgjedhor, Kuvendi i legjislaturës së re i fundit  që pranon deputetët me aktakuza të ngritura
Nevoja urgjente e reformimit të sistemit zgjedhor, Kuvendi i legjislaturës së re i fundit  që pranon deputetët me aktakuza të ngritura

Blerim Burjani

  • 26 March 2021 - 07:16

Shkruan: ANALIST- Blerim Burjani

Legjislaturë e re e Kuvendit, që doli nga zgjedhjet e fundit, nuk duhet ta vonon shumë dhe do të duhej që ta fillon me prioritet ndër të tjera edhe reformën e plotë zgjedhore, për të cilën është folur vazhdimisht e ka mbetur në gjysmë të rrugës. Reforma zgjedhore duhet të përfshij të gjitha nivelet e institucioneve qendrore, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën. Pikë e parë e fokusit të kësaj reforme duhet të jetë ashpërsimi i kritereve të kandidimit për deputet. Nuk duhet të lihet edhe më tutje kjo çështje në mëshirën e partive politike.

-Për pasojë të legjislacionit të vjetër zgjedhor dhe mbetjes peng të iniciativave të kaluara që të veprohet në këtë drejtim, edhe në këtë legjislaturë kemi plotë njerëz, deputet me aktakuza. Këta deputetë me probleme të kësaj natyre nuk do të duhej të ishin fare as kandidat për deputet, ata nuk është dashur të ja lejojnë vetes një gjë të tillë, por këtë është dashur ta shqyrtojnë edhe vetë partitë politike dhe ta krijojnë si standard të vetin dhe kriter të brendshëm, derisa nuk është sanksionuar me ligj.

Në të ardhmen, duhet të sanksionohet domosdo ndalesa e pjesëmarrjes, kandidimit në listë për deputet, jo vetëm për kandidatët ndaj të cilëve Gjykata ka shpallur vendim dënues, sikur që u veprua në zgjedhje e 14 shkurtit të këtij viti, por ndalesat duhet të parashihen me ligj dhe me amendamentin të kushtetutës, edhe për ata qytetarët, kandidat që duan të futen në lista zgjedhore, por ndaj të cilëve është iniciuar proces hetimor dhe është ngritur aktakuza, ose është në procedurë e sipër të ngritjes. Nuk duhet lejuar që të përsëriten ato probleme e situata të cilat i kemi pasur vazhdimisht i kemi edhe tani. Pas marrjes së detyrës së deputetit ngritët aktakuza, dhe fillon procesi gjyqësor, gjë që i jep ngjyrim negativ qoftë institucionit por edhe individit që përfaqëson atë subjekt politik.

Kjo legjislaturë e re e Kuvendit duhet bërë përpjekje që të arrij atë konsensus politik dhe të fillohet e të finalizohet reforma e thellë gjithëpërfshirëse e sistemit zgjedhor. Do të ishte mirë të ndodhë reforma zgjedhore , që Kosova të ketë 6 zona zgjedhore dhe të ndryshohet sistemi zgjedhor, të kalohet në sistem ngrysëm mazhoritar. Ky sistem i tanishëm kështu si është po paraqet problem të madh. Tash LVV-ja e ka mundësinë ta bëjë këtë proces të reformimit edhe të sistemit zgjedhor sepse i ka 67 vota në kuvend.

Ky do të ishte fati i mirë Kosovës që ta heq qafe një sistem proporcional problematik. Sistemi proporcional ka bërë shumë dëme në Kosovë, ka instaluar qeverisjen e dobët , jo efikase dhe të përbërë prej shume partive politike. Kjo formë e bërjes së qeverisë jo stabile dhe të kushtëzuara nga partitë pa fuqi politike, ka ndikuar edhe me paraqitjen e korrupsionit. Në këtë listë duke parë rrezikun se herën tjetër nuk mund të kalojnë pragun kanë bërë korrupsion, punësim familjar , punësim partiak e çka jo tjetër vetëm që të sigurojnë një numër të caktuar votash.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".