Qeveria Kurti ti heton aferat e fundit të vjedhjeve spektakulare në Qeverinë Hoti dhe dorëheqjen e mistershme të ministres Hykmete Bajrami

Qeveria Kurti ti heton aferat e fundit të vjedhjeve spektakulare në Qeverinë Hoti dhe dorëheqjen e mistershme të ministres Hykmete Bajrami

Hajrullah Tërnava

  • 26 March 2021 - 07:50

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Në vitet e fundit, kur Kosova duhej në mënyrën më serioze ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin, që e ka si kusht për Liberalizimin e vizave nga BE, tani nga ato institucione që duhet ta luftojnë krimin, ato janë duke luajtur skena si me qenë “teatër”, dhe po e luajnë rrolin e luftimit të krimit e të organizuar duke ndjekur raste jo aq serioze, të zakonshme të krimit ordiner, por duke vazhduar për ti amnistuar në vazhdimësi kokat e mëdha, ato kryesore, të krimit të organizuar të politikës.

-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë raportuar së fundi se kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, kundër krimit të organizuar, me ç ‘rast bashkë me aksionin e ditës së mërkurë, 24 Mars, numri i të arrestuarve paska shkuar në 12-të persona, 3 në muajin tetor dhe 9 persona gjatë aksionit të fundit. Unë vlerësoj dhe me plot të drejtë mundë të konstatoj se edhe këto aksione të Drejtorisë për Hetimin e Krimit janë një përpjekje tjetër për fushatë të zhurmshme kinse për luftimin e krimit të organizuar, derisa janë harruar milionerët që u pasuruan në format më të ndryshme perfide të krimit e të korrupsionit, duke mos i kursyes as abuzimet me listat e veteranëve të luftës, aferën Pronto, raste këto të shenjëstruara edhe nga Bashkimi Evropian që e mbajnë akoma peng Liberalizimin e Vizave.

Prandaj edhe këto aktivitete e tilla janë përpjekje për mbulesë të aferave të ndryshme të vjedhjes së shtetit, sikur ishte rasti arkës së shtetit me atë shumën famoze prej 2.1 milion euro, dhe skandali i fundit me subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë, raste për të cilat nuk ka raportime të reja dhe po tentohet të mbulohen me kinse aksione të reja të luftimit të krimit të zakonshëm ordiner që nuk është për tu nënçmuar, por nuk është edhe për tu mbivlerësuar. Do theksuar dhe konstatuar me plotë të drejtë se pikërisht për shkak të këtyre aferave të fundit dha dorëheqje të hershme edhe ministresha Hykmete Bajrami, për aferën e vjedhjes së 2 milion e njëqind mijë eurove, dhe çka është më e rënda, ajo dha dorëheqje me vonese të madhe, por paraprakisht kur u zbulua ky rast ajo e pat deklarua se: kurrgjë sajnë këto pare të vjedhura çfarë ka me dal në dritë, edhe vjedhje më të mëdha se kjo e tanishmja, gjë që përpos këtyre fjalëve nuk u zbulua asgjë tjetër.

Tani edhe opinioni është në ankth dhe në pritje të zbulimit të premtimit të saj që do të duhej të tregonte për atë fshehtësi, por përpos dorëheqjes nuk u dha asnjë detaj shtesë, gjithçka morri fund. Për opinionin është e pa qartë se a dha ajo dorëheqje vetë, apo u detyrua të jep dorëheqje sepse deshi ta zbuloj fshehtësinë e hajnisë më të madhe në atë Ministri. Derisa tani nuk po lejohet të zbardhet e tëra ecuria e këtyre vjedhjeve skandaloze, nga të mëdhenjtë e qeverisjes së mëparshme, që kërcënojnë se po u zbulua kjo fshehtësi do të dihen edhe shumë hajni më të mëdha se këto që i paskan krye të mëdhenjtë e shtetit deri më tani, mbetet që këto gjëra të zbardhen në detaje nga qeveria e tanishme e posa zgjedhur.

Për të qenë e arsyeshme dorëheqja e zonjës Bajrami, ishte dashur të jepen sqarime rreth kësaj të thëne të sajë, dhe nëse nuk i jep sqarimet zonja Bajrami ditët në vijim edhe nga pozicioni i saj i ri si deputete e Kuvendit të Kosovës, kësaj Qeverie në pushtet i mbetet detyrë e dorës së parë që ta zbardhë këtë situatë të pa qartë që në çdo ndej dhe muhabet mes qytetarëve është bërë temë e bisedës për sqarimin e ndodhive në atë ministri. Prandaj me të drejtë secili nga ne dyshon se këso rastesh të vjedhjeve spektakulare ka edhe në ministri të tjera akoma të pa zbuluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".