Të korruptuarit dhe të zhyturit në krim e korrupsion bashkohen kundër qeverisjes reformatore që popullit po u sjell shtetin ligjor!

Të korruptuarit dhe të zhyturit në krim e korrupsion bashkohen kundër qeverisjes reformatore që popullit po u sjell shtetin ligjor!

Hajrullah Tërnava

  • 27 March 2021 - 09:00

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava

Humbjet që i kanë përjetua në këto zgjedhjet e fundit të gjitha partitë krimo-politike, e që i dënoj populli me votë per të kriminalizuar, tani këtyre partive iu ka humb “rruga në oborr”. Këtë e dëshmon vota e dhënë LVV dhe Listës Vjosa që nuk mbahet në mend një fitore absolute nga fituesit e fundit. Kur situata është e tillë, është e kuptueshme detyrimi i disa partive të mos pajtohen me frymën e re të qeverisjes dhe nga prijësit e tyre kërkojnë që të japin edhe dorëheqje, si në rastin e Isa Mustafes që i fitoi pak më shumë se mbi 12%, nuk arriti as 13%, që është rezultat më u turpërua një parti me renome si LDK-ja mbi 30 vjeqare.

-Dështimi erdhi si goditje e rendë jo vetëm tek PDK-ja, por edhe te LDK dhe ish-lideri i saj Isa Mustafa, ai që mendonte se është i pamposhtur dhe lavdërohej se do i fitoj zgjedhjet edhe me duar ne xhepa, e harronte se atë në pushtet e mbante fryma Rugoviane deri sa elektorati i kësaj partie i kuptoj të gjitha sjelljet e mashtrimet e tij servile ndaj PDK -së e cila parti LDK-së ia ka bërë të gjitha të zezat me ato vrasje të anëtarëve të devotshëm të saj. Ky Isa Mustafa, nga frika se mos po e vrasin edhe këtë i servilosej asaj partie, prandaj është e kuptueshme që ndodhi kjo çfarë ndodhi që tani LDK e humbi më shumë se gjysmën e elektoratit, prandaj e thëna se tutësi as “dynjanë e as ahiretin” po dëshmohet dhe po argumentohet si fakt.

Edhe partitë tjera pësuan humbje të thella por jo si LDK, dhe marr në tërësi të gjitha partitë së bashku qëndrojnë goxha poshtë me numrin e votave që i ka fituar LVV me Listën Vjosa. Tani në këtë situatë sikur është e kuptueshme pse ka filluar të shpërfaqet dhe të shpërthen kaq me të hershëm politika e “opozitës kosovare” me energji të programuara të mllefit negativ, të pa arsyeshëm dhe madje akoma të pa argumentuar, kundër Qeverisë së porsa zgjedhur, duke provuar që edhe përgjegjësit për dështimet e kaluara sa kjo opozitës ishte në pushtet, të ja faturon tani qeverisë së koalicionit LVV- lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Ende pa u konsoliduar 'Qeveria' opozita ka filluar me shfaqje teatrale të neveritshme. Në vend që Qeveria të përkrahet aty ku ka e sjell progres, tani në ditët e para të fillimit të saj gjithçka nga ajo shihet negativisht e kundërshtohet nga kjo opozitë treshe e partive politike e cila po harron se për të gjitha këto të meta e të këqija që i janë bërë shtetit, e mbajnë përgjegjësine po këto parti opozitare sot, janë gabime apo veprime të qëllimshme të vetë kësaj opozite që tani po vajton e po akuzon për Asociacionin, për demarkacionin, për marrëveshjet e Brukselit, për krimin e korrupsionin galopant , e për të gjitha çështjet përmes të cilave ka filluar që funksionimin e jetës dhe shtetit t Kosovës ta shohin vetëm zi.

Ky model nuk është fare i të bërit politikë, nuk është ai "konstruktiviteti i opozitës kosovare", por është zhurma që ka filluar të ngritët tani, për të quar pluhur në përpjekje të mbulimit të të palarave gjatë qeverisjes së kaluar, mbulimin e krimit dhe korrupsionit pandemik të instaluar edhe në politikë. Tani e nj vit më parë kur në qeverisje ishin LVV dhe LDK ishte një frymë e shëndetshme, s’paku kështu e kuptoj elektorati atë Qeveri të Kurtit 1, dhe sikur që e filloj punën e saje mirë e mbarë dhe për 50 ditët e qeverisjes, ky koalicion bëri mjaft veprime të ligjshme, edhe që atyre të paligjshmëve nuk iu konvenoj ajo situatë, sepse iu frikësuan masave ligjore që shpejtë do të ndërmerreshin ndaj atyre kriminelëve kryesor të të gjitha partive. U pa qartë që kur të fillohej me luftimin e krimit në përgjithësi, në të gjitha ato veprime kriminale, në shënjestër do të gjendeshin të mëdhenjtë e atyre partive, prandaj e vetmja rrugë për ta ishte rrëzimi i Qeverisë Kurti 1, sikur që u arrit.

Për këtë padrejtësi që e ndërmorën me rrëximin e asaj qeverie ne kohe pandemie , në këto zgjedhje ndodhi reflektimi akoma më i madh qytetar dhe ndëshkimi i atyre që e përgatitën tinëzisht atë skenar të grusht shtetit!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".