Nuk ka pajtim dhe marrëveshje me Serbinë, pa ndëshkim dhe kompensim!

Nuk ka pajtim dhe marrëveshje me Serbinë, pa ndëshkim dhe kompensim!
Nuk ka pajtim dhe marrëveshje me Serbinë, pa ndëshkim dhe kompensim!

Skender Mulliqi

  • 19 April 2021 - 07:52

Shkruan:ANALIST-Skender Mulliqi

Këtë amanet e përcolli me shumë dinjitet në fjalimin e saj në KS, të OKB edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla, më një fjalim shumë të qartë dhe përmbajtjesor. Normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella nuk ka mundësi të behet, duke e ndjekur politikën ekspansioniste dhe grabitqare të Beogradit zyrtar agresiv. Normalizimi i marrëdhënieve bëhet vetëm mbi bazat parimore si dy shtete fqinje që jemi. Ka përfunduar koha kur agjendat e bisedimeve i ka caktuar Serbia e Vuçiqit, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe reagimet atë ditë në Këshillin e Sigurimit të Rusisë dhe të Serbisë, por të cilat reagime, kësaj radhe nuk pinë ujë.

Plani i Marti Ahtisarit, vendimi i GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh më ligjet ndërkombëtare, pastaj Kushtetuta e Kosovës, janë dokumente valide të cilat flasin, së pranimi fillimit të dialogut më Serbinë gjenocidiale , pa asnjë kusht të vetëm, ka qenë gabimi më i madh , së pari i Grupit të Unitetit , e pastaj edhe i krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës. Koha e tregoi se këto gabime shkuan në dëme të madh të Kosovës , e në dobi të Serbisë duke e faktorizuar atë në rajon shume padrejtësisht, jo krejt fajin e BE-se. Nuk u kërkua nga Serbia paraprakisht as një kërkim falje e vetme për viktimat e gjithë atyre civilëve të pafajshëm shqiptarë të luftës , të cilat u vranë në tokën e tyre.

Struktura e vjetër dhe e burokratizuar politike sikur i qiti në plan të parë interesat e tyre personale. Në planin e jashtëm bënë kompromise të dhembshme karshi shtetit serb .Nga 36 marrëveshje sa u nënshkruan nëse jam i saktë deri më tash më Serbinë , shumica nuk u implementuan nga Serbia , e disa marrëveshje kryesore që i firmosën Thaçi dhe Mustafa, preken statusin politike të Kosovës. Ky grup njerëzish gati i njëjtë në pushtetet e Kosovës, u sollën më pa përgjegjësi të madhe politike.

Lejuan që bisedimet e nivelit teknik të kthehen në bisedime krejt të karakterit politike , të cilat bisedime e cenuan sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. U pranua që të nënshkruhet humbja e 8200 hektarëve tokë më Mal të Zi, paraprakisht u humben mbi 2000 hektarë tokë më Maqedoninë Veriore .Pastaj, erdhën lëshimet e radhës , si ishte Fusnota , Plani Gjashtë Pikësh i Ban Kimunit , dhe nënshkrimi i Asociacionit më Shumicë Serbe , jashtë Asociacionit të komunave shumicë shqiptare legjitime , që implemenetimi i formës të tillë , është ndarje e Kosovës mbi bazat etnike.

Ka ardhur koha edhe pse dëmet që na janë shkaktuar nuk janë hiq të vogla , ato të riparohen nga strukturat e reja politike në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Vazhdimi i dialogut nuk ishte dashur të fillojë pa kërkim falje të Serbisë për gjenocidin e ushtruar . Kjo ishte e para. E dyta , të pranohet pavarësia e Kosovës. E treta , të kërkohen dëmet e luftës dhe suksesin. E katërta që është shumë qenësore të paditët pran Gjykatës Speciale, apo të formohet një gjykatë e veçantë ku do të trajtoheshin krimet dhe gjenocidi serbe në Kosovë, kur dihet së TPI-ja në Hagë , e Karla Del Pontës, nuk i kishte arrestuar edhe shumë kriminele serbë të luftës.

Sinjale pushtetit shovinist të Beogradit i janë dërguar nga presidenti amerikan , Joe Bajden dhe pushteti në Prishtinë , së vazhdimi i dialogut do të bëhet vetëm atëherë kur pranohet pavarësia Kosovës. Këtë amanet e përcolli më shumë dinjitet në fjalimin e saj në KS, të OKB edhe Ministrja e Punëve të Jashtme ,zonja Donika Gërvalla, më një fjalim shumë të qartë dhe përmbajtjesor. Normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella nuk ka mundësi të behet, duke e ndjekur politikën ekspansioniste dhe grabitqare të Beogradit zyrtar. Normalizimi i marrëdhënieve bëhet vetëm mbi bazat parimore si dy shtete fqinjë që jemi. Ka përfunduar koha kur agjendat e bisedimeve i ka caktuar Serbia e Vuçiqit, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe reagimet atë ditë në Këshillin e Sigurimit të Rusisë dhe të Serbisë, por të cilat reagime, kësaj radhe nuk pinë ujë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".