Prokuroria Speciale të mos ua bëjë avokatinë Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, të arrestohen para fundit të mandatit!

Prokuroria Speciale të mos ua bëjë avokatinë Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, të arrestohen para fundit të mandatit!
Prokuroria Speciale të mos ua bëjë avokatinë Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, të arrestohen para fundit të mandatit!

Ragip Guraziu

  • 19 April 2021 - 13:04

Shkruan: Analist- Ragip Guraziu

Prokuroria speciale për afro 8 vite nga zyrat e shtetit po ua bën AVOKATINE të gjithë zyrtarëve e bashkëpunëtorëve të Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut , ndërkaq që sejmenët e sekserët e dyshes kriminale në orar të punës shpërndajnë edhe “koverta” “prokurorëve mercenare” si kompensim për avokatinë e mbrojtjen që ua bëjnë!

Po si nuk po ke turp o Shpend Ahmeti?! Edhe një sllav po të ishte në vendin tënd, më zi se zi nuk do ta degradonte Prishtinën sa ju për këto mandate që e ke gjunjëzuar dhe e shkatërruar, dhe nuk di si po ju durojnë qytetarët e Prishtinës ,dhe jo vetëm. Kësaj i thonë turpi mbi turpin qe nuk e mbulon marren. Kështu po i përfundon Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu , dy mandate të keq qeverisjes me Prishtinën, në lidhje me krimin e korrupsionin galopant , dhe akoma jo vetëm që nuk është përgjigjur para organeve të drejtësisë në dëshmimin e projektit të vetëm kapital të filluar e të dështuar në kryeqytet, renovimin e platos në “Kurriz”. Shi për këtë, në lagjen Dardania, por të njëjtit projekt ka vendosur që t’i rikthehet edhe njëherë para se të përfundon mandatin, për të shpallë një tenderë tjetër dhe për të zhvatur edhe qindra mijëra euro te tjera kinse në renovimin e hapësirave mbi “Kurriz”, sipas planit të ri të komunës .

Por edhe Platoja e lagjes “Dardania” në Prishtinë ndoshta do të rinovohet edhe njëherë e do t’i shtohet gjelbërimi, por çfarë gjelbërimi?!. Dështimin e shpend Ahmetit për ti dhënë dika të mirë Prishtinës në këto dy mandate, nuk është rastësi që e pranojnë edhe vetë zyrtarët e komunës, sikur që e ka pranuar zonja Fatime Hajdari, e cila e ka dhënë lajmin për një projekt të ri në vazhdim, për renovimin e serishëm të platos në “Kurriz”. Ajo ka thënë dhe është e vërtetë se fatkeqësisht Prishtina me rritjen urbane ka më pak hapësira publike. Jo çdo lagje është e planifikuar mirë. Në lagjet e vjetra, si ‘Dardania’ ka akoma kemi hapësirë për të intervenuar. Hapësira është e degraduar prandaj platoja në këtë lagje përsëri do të rinovohet e kinse do t’i shtohet gjelbërimi e kinse do të ketë edhe kënd të lodrave për fëmijë.

Tani shtrohet pyetja: Sa do flet ky paralajmërim i komunës për të ju rikthyer edhe njëherë këtij projekti, jo vetëm për dështimin që nuk është më pikëpyetje, por për korrupsionin në të cilin është futur thellë Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu gjatë këtyre dy mandateve, me këtë dhe shumë projekte të tjera të përfunduara shkel e shko, të cilat do ti nxjerrin telashe cilit do kryetar komune dhe qeverie të ardhme komunale në Prishtinë, pas ikjes së Shpend Ahmetit. Më në fund po dëshmohet më fakte që i pranojnë indirekt edhe vetë komunarët, se projekti i platos në Dardani, i pari i filluar në mandatin e Shpend Ahmetit në vitin 2015 është i dështuar, korruptuar dhe nuk duhet lënë nga prokuroria Speciale pa u hetuar, për çka është denoncuar nga banorët e lagjes por çështja mbetet në sirtarët e Prokurorisë që bënë avokatinë e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të Prishtinës.

Historia e këtij projekti ka filluar më 8 qershor 2015, kur kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen “Dardania” në vlerë prej 948 mijë e 825 euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Koha kur është lidhur kontrata e deri në ndërprerjen e punimeve kinse të përfunduara, pa pranim teknik, kanë kaluar plot 5 vite, deri në gusht të vitit të kaluar, dhe tani pa kaluar akoma një vit, kur janë konsideruar punimet e kryera, Komuna duhet ti rikthehet me një tenderë të ri përsëri projektit të njëjtë, prandaj po dëshmohet me këtë projekt, dhe të gjitha të tjerat shkel e shko, rrugë e shkolla e erdhe e shkolla shkel e shko të riparuara, se krejt mandati i kësaj Qeverisje komunale të kontrolluar nga dyshja Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu ka shkuar me zhvatje e tregti të lejeve ndërtimore, për të cilat do të duhej aktivizuar e hetuar Prokuroria Speciale me vite të tëra, duke filluar nga tash, edhe pse e vonuar, sepse rastet janë në pritje dhe të shumta që janë denoncuar . Prokuroria speciale për afro 8 vite nga zyrat e shtetit po ua bën AVOKATINE të gjithë zyrtarëve e bashkëpunëtorëve të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut , ndërkaq që sejmenët e sekserët e dyshes kriminale në orar të punës shpërndajnë edhe “koverta” “prokurorëve mercenar” si kompensim për avokatinë e mbrojtjen që ua bëjnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".