Serbia nuk mund të amnistohet, me ekspertizë ndërkombëtare të paditet për gjenocid!

Serbia nuk mund të amnistohet, me ekspertizë ndërkombëtare të paditet për gjenocid!
Serbia nuk mund të amnistohet, me ekspertizë ndërkombëtare të paditet për gjenocid!

Muhamet Kelmendi

  • 21 prill 2021 - 07:53

Shkruan: ANALIST- Muhamet Kelmendi

Natyrisht se shteti nuk duhet të kursej në luftimin e angazhim të profesionistëve nga vendet mike për të vepruar në llogari të vërtetimit të gjenocidit. Edhe në vetë Gjykatën kompetente ndërkombëtare kërkohen profesionist me renome botërore për ta mbrojtur aktpadinë për gjenocide.

Tashmë është e qartë se shteti serb ka bërë gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe se atë shtet duhet paditur. Disa janë bazat kryesore:

a. Vrasjet dhe masakrimet intensive të mbi 1 mije vetave për një vjet e gjysmë.

b. Djegiet dhe shkatërrimet masive të qyteteve e të fshatrave me tërë infrastrukturën për të jetuar. d. Masakrimet e 1500 fëmijëve.

c. Përdhunimet e mbi 20 mijë femrave shqiptare dhe

d. Ndjekjet në mënyrë barbare të mbi 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit. Këto janë faktet. Dhe së këndejmi ngritja e aktpadisë kundër shtetit kriminal serb për gjenocid të kryer ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99 është një çështje shumë e rëndësishme dhe natyrisht se është e domosdoshme të bëhet kjo.

Shkaqet pse ka rëndësi kjo janë të nduarduarshme. Megjithatë në analizat e bëra dalin disa rëndësi historike për të vërtetuar gjenocidin serbomadh në Kosovë.

1. Me akuzën për gjenocid hapet mundësia që edhe një herë të shqyrtohen faktet e dhunës dhe të territorit, vrasjet dhe mbytjet masovike, përdhunimet etj., në mënyrë që shteti serb nga faktorët vendosës në botë, si BE, Parlamenti i Evropës, Këshilli i Evropës dhe shtetet, deri në OKB të vlerësojnë Serbinë si shtet gjenocidial.

2. Me këtë akuzë fiton e drejta kundër të padrejtës dhe këtu edhe fillon përgjegjësia penale ndaj të akuzuarve serb dhe shtetit për gjenocid.

3. Me vlerësimin si shtet gjenocidiale shteti serb e humb çdo mundësi që të ketë pretendime ndaj shtetit të Kosovës dhe

4. Me atë fillon përgjegjësia reale penale e shtetit dhe e kriminelëve serbë është  bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Faktet e theksuara kanë rëndësi të madhe dhe të dyfishtë për shqiptarët dhe Kosovën.

Ndaj shqiptarëve fiton drejtësia për gjenocidin serb. Ndërsa, Republika e Kosovës e fiton peshën e vetë reale. Kuptohet se këtu mundë të thuhet dhe ndoshta qëndron se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe rrjedhimisht nuk ka të drejtë të paraqes akuzë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare. Kjo ndoshta ka mundësi të ndodhi kur dihen forcat dhe shtetet anti-pavarësisë së Kosovës në KS të OKB-së, siç është Rusia dhe Kina. Mirëpo edhe kjo ka zgjidhje! Padinë ka të drejtë ta bënë një shtet anëtar i OKB-se.

E këtu vjen në shprehje Shqipëria si anëtare e OKB-së. Por, çështja kryesore është të dokumentohet gjenocidi. Për atë i takon Kuvendit, Qeverisë, Prokurorisë Speciale dhe çdo agjensie vepruese në Kosovë të mbledhin dëshmi dhe fakte lidhur me dhunën, terrorin, përdhunimet, vrasjet dhe dëbimet masovike. Tërë këto duhet të tubohen nën një mekanizëm profesional juridike dhe të përgatitet e të ngritët padia. Natyrisht se shteti nuk duhet të kursej në luftimin e angazhim të profesionistëve nga vendet mike për të vepruar në llogari të vërtetimit të gjenocidit. Edhe në vetë Gjykatën kompetente ndërkombëtare kërkohen profesionist me renome botërore për ta mbrojtur aktpadinë për gjenocide.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".