Drejtësia e sunduar nga SHIK-u, i amnistoi politikanët e korruptuar!

Drejtësia e sunduar nga SHIK-u, i amnistoi politikanët e korruptuar!

Hajrullah Tërnava

  • 22 April 2021 - 07:25

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Kjo situatë e dëshmon faktin që deri më tani edhe prokuroritë e prokurorët ishin dhe janë akoma të shndërruar në filiale të mafio-politikanëve në pushtet, respektivisht degë funksionale të SHIK-ut që kontrollon të gjitha instancat e drejtësisë së pakut deri në PSRK por edhe më lartë. Kjo gjendje e tanishme e konfirmon faktin e sistemit të plotë të sundimit të ligjit të kapur nga krimi i organizuar, është një arsye tjetër plus pse nga Qeveria e re, Ministria e Drejtësisë është vendosur që pa vonesë, me shumë urgjencë, krahas ligjit për Konfiskimin e pasurisë, të fillon me procedurën e hartimit paralel edhe të ligjit Veting, pasi që nuk do të kishte kuptim që të kërkohet nga prokuror dhe gjyqtar të kontrolluar e te paguar edhe nga krimi i organizuar, që ta zbatojnë̈ ligjin dhe konfiskojnë pasurinë e krijuar me krim të organizuar.

Qeveria Kurti 2 duke filluar mandatin e saj në këtë gjendje në të cilën tani gjendet Kosova, dhe i duhet shumë punë serioze që s’paku të fillon ti luftoj edhe ato të këqija që iu kanë bërë këtij vendi nga çlirimi e deri me tani, sidomos kur dihet se këto te këqija i kanë bërë të mëdhenjtë e shtetit që e udhëhiqnin deri më tani, që kryesisht me të bërat e atyre të këqijave, edhe pse ekzistonin institucionet formale që duheshin ti luftojnë ato të këqija, nuk e bënin punën e tyre, nuk i luftonin ata kriminel, përkundrazi më shumë iu shërbenin që ato vepra të kryera nga ata t’iu përshkruhen vjetërsohen, e sidomos me veprat e rënda as që merreshin me to, por ndodhte që të përndjekshin ata vepër kryes që ishin për vepra të lehta. Sipas analizës më të re të organizatave që mbikëqyrin së afërmi e drejtpërdrejtë punën e institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë̈ dhe të gjyqësorit, raportohet se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, për 13 vjet, prokurorët kanë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikaneve – pjesa dërrmuese e tyre për vepra penale të korrupsionit, por asnjë nuk efshtë dënuar me burgim efektiv. Nga gjithsej 298 aktakuzat e ngritura, 109 janë ngritur ndaj zyrtarëve të nivelit qendror, kurse 189 janë ngritur ndaj zyrtarëve apo ish- zyrtarëve të nivelit lokal. Në këtë grup të politikanëve janë 55 raste, në të cilat janë̈ akuzuar zyrtarë shtetërorë të profilit të lartë, por që asnjë prej tyre nuk është dënuar me burgim efektiv me aktgjykim të formës së prerë. Pra analiza shumë profesionale konstaton se në asnjë rast zyrtarët e dyshuar te politikës nuk dënohen me burgim efektiv, kurse rastet e tyre zakonisht zvarriten dhe devalvohen fare. Prandaj kjo e dhënë është edhe konstatim dhe dëshmia më besnike që flet se sa i kapur kriminalisht është̈ sistemi i drejtësisë në Kosovë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, kur nga strukturat e SHIK-ut, i cili deklarativisht e pati deklaruar shuarjen, por praktikisht ka vepruar edhe me fuqishëm dhe ngase njerëzit e spiunet e vet i kishte instaluar pa pengesë të gjitha strukturat e veta në komplet sistemin administrativ dhe të drejtësisë në nivel të shtetit.

Nën ndikimin e plotë të këtyre strukturave të inkriminuara deri më tani kanë mbetur të kontrolluara komplet KPK-ja dhe KGJK-ja, sikur edhe komplet Policia e Kosovës dhe AKI-ja, pasi që realisht të gjitha partitë politike që qeverisën &sunduan vendin për këto 13 vite kishin në përbërjen e tyre struktura kriminale të instaluara nga SHIK-ut ilegal. Për PDK-në dihet zyrtarisht se ishin gati të gjithë, por e edhe LDK-ja i kishte brenda saj të instaluar numër jo të vogël të rekrutuar nga SHIK-u , e sidomos pas zgjedhjes së Isa Mustafes për kryetar, natyrisht me ndihmën e SHIK-ut qendror, dhe të SHIK-istave qe tanimë ishin në LDK e që me veprimet e tyre ishin ma aktivet se vetëm kështu duheshin ti bindin se janë të besueshmit e SHIK-ut, sidomos nga atëherë kur Komunën e Prishtinës e qeveriseshin LDK dhe me ato te bërat katastrale që u duheshin t’iu kryejnë punë për përfitimet e atyre SHIK-istve, por edhe që vetë përfitonin, me që punonin në institucionet komunale që u qeverisshin nga njerëzit e LDK. Kapja e institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë̈ nuk ishte pengesë për t’i përplasur partitë politike mes vete ngase edhe ashtu udhëhiqeshin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kjo situatë e dëshmon faktin që deri më tani edhe prokuroritë e prokurorët ishin dhe janë̈ akoma të shndërruar në filiale të mafio-politikanëve në pushtet, respektivisht degë funksionale të SHIK-ut që kontrollon të gjitha instancat e drejtësisë së pakut deri në PSRK por edhe më lartë. Kjo gjendje e tanishme e konfirmon faktin e sistemit të plotë të sundimit të ligjit të kapur nga krimi i organizuar, është një arsye tjetër plus pse nga Qeveria e re, Ministria e Drejtësisë është vendosur që pa vonesë, me shumë urgjencë, krahas ligjit për Konfiskimin e pasurisë, të fillon me procedurën e hartimit paralel edhe të ligjit Veting, pasi që nuk do të kishte kuptim që të kërkohet nga prokuror dhe gjyqtar të kontrolluar e te paguar edhe nga krimi i organizuar, që ta zbatojnë̈ ligjin dhe konfiskojnë pasurinë̈ e krijuar me krim të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".