Zbulohet skenari i spiunazhit të treshes kriminale: Baton Haxhiut,Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit!

Zbulohet skenari i spiunazhit të treshes kriminale: Baton Haxhiut,Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit!
Zbulohet skenari i spiunazhit të treshes kriminale: Baton Haxhiut,Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit!

Naim Miftari

  • 22 April 2021 - 07:30

 Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Nuk është  fare sekret se Baton Haxhiu ka qene dorë e zgjatur e UDB-së serbe në Kosovë përreth 40 vite,  në të  kaluarën dhe është edhe sot tepër aktiv. Mos të harrojmë se sot Batoni, që  dikur ishte postieri i Ivica Stanishiqit&Millosheviqit është bërë këshilltar personal i treshes :Edi Ramës , i Aleksandër Vuciqit dhe Hashim Thaçit. Kjo do të thotë se gjatë dhe pas luftës Baton Haxhiu e shtriu rrjetin e tij të UDB-së edhe në Shqipëri dhe atje ai ishte me ate detyre, prandaj edhe duhet të perkujtojmë opinionin e gjerë se disa ministra Kosovar që i mori si ministra në qeverinë e tij Edi Rama,  në fakt ishin e janë ministra të Baton Haxhiut që i ka dërguar  me mision të dyfishtë të spijunazhit.

Tani zjarri dhe dezinfotmatat që po i lëshon Baton  UDB-ja kundër LVV-së, e sidomos kundër Albin Kurtit dhe  Rexhep Selimit,  nuk janë të rastësishme pasi ai me këtë  po donë  të ndikoj në vendimet që do ti merr gjykata e Hages duke tentuar ta ndihmojnë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin,  kurse  në anën tjetër tenton me çdo kusht ta etiketoj kinse si komandantin e vrasjeve Rexhep Selimin e LVV-së.  Po të ishte ai  në PDK nuk do ti bënin këto tentime  kundër LVV-së,  e që të gjitha këto janë në  koordinim të  plotë me Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe  Aleksandër  Vuçiqin të cilëve si shumë po ju mungon Hashim Thaçi,  aleati kryesor  i tyre në planet për  ndarjen  e Kosovës. Edhe sulmet kundër Salih Berishës e Lulzim Bashes  janë në  koordinim të plotë me Edi Ramen dhe UDB-në serbe  të  Aleksandër  Vuciqit. Batoni është i lidh ngushtë   sidomos me  vëllain e  Vuçiqit, me  Andrean i cili është shef i  sigurimit serb  në  hije  i cili po ashtu kontrollon veriun e  Kosovës  me  bandat e Radojqiqëve  e  Veselinovicëve, që   në  fakt janë vetëm figura të  shahut të Serbisë  zyrtare pasi Serbine e ka  rrokur frika, si duket edhe  Maqedoninë,  se pas  fitores së  KURTIT dhe Znj, Osmanit, që nëse  fiton në  Shqipëri blloku demokrat atëherë   rrezikohet interesi i Serbisë në  Kosovë,   por  edhe  interesi ne  Maqedoni do të jetë në  rrezik pasi Prishtina zyrtare  do të jetë në një  vije  me qeverinë Kurti dhe  me  presidentin Osmani prandaj veprimet dhe  tentime me  lajme të rreme  janë të  orkestruara  edhe të ndihmuar në rrjetet sociale  direkt nga rrjeti Rus i lajmeve Sputnik. Kjo gjendje  tregon për panikun në radhët e  tyre dhe  do të tentojnë ti manipulojnë gjithsesi zgjedhjet  në  Shqipëri pasi po fitoj demokracia shqiptare  i morri lumi Batonin së bashku me shumë Stanishiqa tjerë  nga  Kosova  por  edhe  nga  Shqipëria e Maqedonia.

Këto orkestrime nuk po ndodhin rastësisht sepse  zgjedhjet e Kosovës  i kanë zgjuar nga gjumi varrmihësit dhe vampirët Serb dhe argatët e tyre që vetëm emrat i kanë Shqiptar,  pasi mendimet dhe zemrat  ju rrahin sot  vetëm për jugosllavine e Serbine dhe  Rusine e Vlladimir  Putinit. Prandaj në këto zgjedhje  në Shqipëri do të ketë manipulime gjatë këtyre  zgjedhjeve se  blloku sllav nuk do të lejoj në asnjë mënyrë  që Shqipëria dhe Kosova të  jenë  në  një vij të  njëjtë kombëtare  dhe zyrtare. Për t’u marr AKI-ja, e prokuroria, pra për t’u marre drejtësia me Baton Haxhiun së pari duhet të  pastrohen nga njerëzit e UDB-së të gjitha këto institucione, duke përfshirë këtu edhe  vetë AKI-në. E kur të pastrohen nga njerëzit e UDB-së do të thotë se janë pastruar edhe nga njerëzit e UDB-es e SHIK- ut dhe nga njerëzit e Baton Haxhiut. Pikërisht  këtë punë duhet ta dine dhe ta bëjnë mirë e më mirë kryeministri Albin Kurti, kryetarja  Vjosa Osmani, ministri i brendshëm  Xhelal Sveçla dhe vet shefi i ri i AKI-së Petrit Ajeti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".