Konfiskimi i pasurisë së fshehur nëpër parajsat fiskale, sfida e ligjit anti-mafia!

Konfiskimi i pasurisë së fshehur nëpër parajsat fiskale, sfida e ligjit anti-mafia!
Konfiskimi i pasurisë së fshehur nëpër parajsat fiskale, sfida e ligjit anti-mafia!

Muhamet Kelmendi

  • 22 April 2021 - 07:40

Shkruan:ANALIST-Muhamet Kelmendi

Kjo është një punë e rëndë, jashtëzakonisht e rëndë, sepse këtë dukuri e kanë të zhvilluar shumë shtete dhe shumë vështirësi kanë në zbulimin e të dhënave. Por ajo që është kryesore është fillimi i aktivitetit dhe ndërtimi i organeve kompetente për të hetuar gjendjen e tillë. Bazë për këtë është votimi i Ligjit në Kuvend dhe futja në zbatim. Me të fillon një punë shumë e pritur.

Ligji për konfiskimin e pasurisë antiligjore ende nuk është ligj. Ai është në fazën e parë të punës. Mirëpo vetvetiu ligji nuk e lufton veprimtarinë antiligjore të krijimit të pasurisë së paligjshme. Për të arritur këtë Republikës i duhen organet kompetente ne nivel lokal dhe qendror që kanë për qellim hetimin e pasurisë së tillë të paligjshme. Brenda vendit është më lehtë të hetohen rastet e pasurisë së tillë të krijuar. Zakonisht këtu formohen organet kompetente në nivel të komunës dhe në nivel qendror. Ato hetojnë rastet dhe marrin vendime konkrete. Kjo është procedura administrative e hetimit të pasurisë së tillë.

Kjo i ka dy nivele. Niveli i parë është organi që heton dhe merr vendim. Kundër është niveli i dytë administrativ që vendos me ankesë. Kundër vendimeve të organeve administrative, zhvillohet procedura gjyqësore, e cila ka shkallësh mërinë e vetë gjyqësore. Në nivel të jashtëm zakonisht krijohet një agjenci e veçantë. Ajo merret kryesisht me hetimin e pasurisë së krijuar brenda vendit, por e dërguar jashtë ku është e fshehur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".