Dëmet e luftës, kushti i parë për dialog dhe marrëveshje me Serbinë!

Dëmet e luftës, kushti i parë për dialog dhe marrëveshje me Serbinë!
Dëmet e luftës, kushti i parë për dialog dhe marrëveshje me Serbinë!

Ragip Guraziu

  • 23 April 2021 - 07:30

Shkruan:ANALIST-Ragip Guraziu

Këtë kurs të deklaruar para KS të OKB-së për dialog me Serbinë , klasa politike e Kosovës duhet ta mbaj të pa ndryshuar si qëndrim unik i pozitës dhe opozitës, pavarësisht presioneve që mund t’i vijnë nga jashtë me mesazhe diplomatike, pasi që regjimi serb ishte ai që dogji dhe masakroi një popullatë të tërë me dhunë masive e gjenociadiale, duke u hakmarrë e shkatërruar gjithçka para vetes, ndërkaq qëish-ministri Gebelsian për informata i Millosheviqit A.Vuqiq shumë shpejt gjatë marsit te vitit 1999 krijoi terrin informativ duke djegur e shkatërruar të parën gazetën më të fuqishme “Kosova Sot” , dhe pa i kursyer asnjë nga mediat e asaj kohe, të cilët sëbashku, përmes gazetarëve po e sfidonin luftën dhe informonin për të gjithë qytetarët e Kosovës në kohe lufte.

Prej se kur ka filluar të raportohet në KS të OKB-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, dhe diskutohet për gjendjen në Kosovë, për herë të parë Serbia e mori goditjen e parë të fuqishme në këtë mekanizëm të lartë ndërkombëtar, para dy ditësh , në të cilin për herë të parë u paraqit Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, me paralajmërimin me serioz gjermetani , se Kosova është e gatshme të ulet në dialog më Serbinë, për t’i zgjidhur problemet ndërfqinjësore, por nuk mundë të ketë pajtim dhe marrëveshje derisa Serbia nuk i pranon krimet e deme e luftes , nuk i ndëshkon kriminelët dhe derisa nuk e merr përsipër kompensimin e të gjitha dëmeve të luftës. Ministrja me plot guxim dhe vendosmëri e tha se nuk ka pajtim dhe dialog me këtë shtet kriminal dhe i pa pastruar nga krimi , prandaj këtë deklaratë qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë ta mbajnë në mend duke ja rikujtuar vazhdimisht Qeverisë së re që duhet të mbetet në këto parime të shfaqura para KS të OKB-së, nuk duhet bërë kompromise, por përfundimisht duhet të kushtezohet fatura e dëmeve të luftës, kërkesa e ndjekjes së kriminelëve të luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve kushti numër një për t’i hapur rrugë pajtimit dhe dialogut për marrëveshje finale, sepse shteti i Kosovës u krijua dhe po ndërtohet mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë, të viktimave që pësuan nga Serbia fashiste e gjenocidale , dhe mbi hirin e pasurisë së djegur dhe të shkatërruar në shenjë hakmarrjeje nga ndihma që aleatët e NATO-s po i ofrojne popullit të Kosovës.

Dhe siç dihet botnisht , hakmarrja e ushtrisë dhe policisë kriminale serbe ishte e egër, karshi rezistencës popullore, dhe luftëtarëve të lirisë me aleatët e NATO-së. Falangat serbe shkatërruan gjithçka para vetes, u sulën edhe kundër fjalës së lirë- mediave të kohës. Në shenjë të hakmarrjes për raportim besnik dhe mbështetjes së aleatëve të NATOS për liri ndër viktimat e para nga mediat më 24 mars ishte pikërisht e para gazeta KOSOVA SOT dhe shtypshkronja e saj që u sulmua e para ne Prishtine ku në fakt nuk kishte fare luftë, u dogj dhe u bë shkrumb e hi nga forcat militare e flakevenese serbe, duke ndarë fatin e njëjtë me qytetarët e në shërbim të të cilëve Kosova Sot ishte në luftë dhe po e vazhdon të njëjtin mision edhe ne paqe ne këto 22 vite në liri por të kufizuar e te degraduar nga Hienat dhe mbetjet e ish operativisteve te atij regjimi dhe bashkepunetore të Vuçiqit Gebelsian e fashist .

Prandaj me të drejtë Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, para OKB-s e dha paralajmërimin i cili është edhe qëndrim zyrtar i Qeverisë Kurti, sipas të cilit Kosova nuk i frikësohet fare dialogut, por nuk mundë të ketë pajtim dhe dialog me këtë shtet kriminal sic vazhdon te jete , derisa qeveria në Beograd nuk e pranon krimin dhe gjenocidin e ushtruar para krejt botes ndaj shqiptarëve të Kosovës vetem pse ishin shqiptare te pafajshem, derisa nuk shfaq kërkim falje dhe nuk pranon te gjykohen kriminelët e të kompensohen të gjitha dëmet e luftës, në njerëz, ne pasuri dhe dëmet morale e materiale. Këtë kurs të deklaruar para KS të OKB-së për dialog me Serbinë , klasa e re politike e Kosovës duhet ta mbaj të pandryshuar si qëndrim unik i pozitës dhe opozitës, pavarësisht presioneve që mundë t’i vijnë nga jashtë me mesazhe diplomatike, pasi që regjimi serb ishte ai që dogji dhe masakroi një popullatë të tërë me dhunë masive e gjenociadiale, me hakmarrëje e shkatërrim me gjithçka para vetes, krijoi terrin informativ duke djegur e shkatërruar të gjitha mediat e asaj kohe që sfidonin luftën dhe informonin dhe ndihmonin qytetarët dhe Ushtrine Clirimtare te Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".