Loja e pistë e Edi Ramës, shantazh kundër Qeverisë Kurti

Loja e pistë e Edi Ramës, shantazh kundër Qeverisë Kurti

Gani Qarri

  • 24 April 2021 - 08:45

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Qëndrimi i tij dubioz, është edhe një tentativë tjetër e Edvin Ramës për ta quar përpara këtë projekt utopik e fantom, si dhe një provokim edhe më misterioz kundër Qeverisë së re Kurti dhe Presidentes Osmani, i porositur nga Hashim Thaçi në Hagë dhe Aleksandër Vuçiqi në kabinetin e tij në Beograd, duke i pasur në dijeni dhe njohur apriori qëndrimet e tyre të kahershme kundër një forme të tillë të sharlatanizmit të Edvin Kristaq Ramës, për kthimin e Republikës së Kosovës, serish nën ombrellën e sundimit dhe dominimit serb.

Mjerisht, sikur të mos mjaftonin problemet që aktualisht kanë shqiptarët në Shqipëri e Kosovë si dhe trojet tona, tjera etnike, pikërisht në kohën kur faktori ndërkombëtar, në vijimësi po bën presion të madh ndaj z. Kurti dhe zonjës Osmani për vazhdimin e dialogut me Serbin, miku për kokë, ndër shqiptarët, i kriminelit Vuçiq, Edvin Kristaq Rama edhe në fushatën zgjedhore që këto ditë po zhvillohet në Shqipëri, ka marrë përsipër të luaj deri në përulje, rolin e avokatit besnik të Serbisë, vetëm për të çuar përpara projektin e filluar fantom nga Vuçiqi dhe shërbëtorët e tij shqipfolës, të ashtuquajturin "Minishengen" ballkanik.

Ndaj nuk do mend se ky është edhe një shantazh tjetër tejet i ulët e cinik dhe vazhdimi i hapur publik i veprimtarisë antishqiptare të këtij debili shqipfolës, në favor të Serbisë fashiste dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, kundër interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

Për aq më tepër, Edivin Kristaq Rama, qysh nga fillimi ishte kundërshtar i hapur i ndryshimit në qeverisjen e Kosovës, ishte kundër ardhjes së Kurtit në pozitën e Kryeministrit, si dhe kundër emërimit të Vjosa Osmanit në pozitë të Presidentes së vendit, pasi që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, janë kundërshtarët më të vendosur të lidhjeve të dyshimta të treshes konspirative; Rama-Thaçi-Vuçiq!

Shqipfolësi Edvin Kristaq Rama, megjithëse tanimë po i ha ditët e fundit të qeverisjes, këtë projekt ireal, sikur e konsideron, punë të kryer, dhe krenohet se kinse ai edhe paska qenë ideatori i parë i këtij projekti fantom, që kur atëbotë janë mbledhur me Vuçiqin në Berlin.

Për aq më tepër, mjeshtëria mashtruese e palaços Edvin Rama shkon deri atje duke theksuar se kinse me Minishengenin e dizajnuar nga liderët e Ballkanit, pa pëlqimin e Kosovës, krijohet mundësia për të hequr edhe kufijtë midis dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë, duke mos shpjeguar se çfarë do të ndodh me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të vendosur edhe praktikisht, që nga çlirimi i Kosovës, nga ky shtet ish okupator.

Skenar ky, i mirë menduar i Aleksandër Vuçiqit për ta zhbërë me ndihmën e kuislingut shqipfolës Edvin Kristaq Rama, shtetin e pavarur të Kosovës dhe kthyer atë në emër të Minishengenit, nën një mini-Jugosllavi të re, të dominuar politikisht dhe ekonomikisht nga Serbia fashiste e pasardhësit të Millosheviqit dhe ministrit të tij të informatave, qysh gjatë viteve të okupimit të Kosovës, nga ky shtet agresor, i udhëhequr tani nga vet krimineli Aleksandër Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".