Propozoni Shqipdon Fazliun në vend të Blerim Isufajt!

Propozoni Shqipdon Fazliun në vend të Blerim Isufajt!
Propozoni Shqipdon Fazliun në vend të Blerim Isufajt!

Ragip Guraziu

  • 25 April 2021 - 07:40

Shkruan:ANALISTI- Ragip Guraziu

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri te Qeveria Kurti 2, të gjitha institucionet u ndikuan nga grupet informale të mafio politikës, ndër to edhe Prokuroria Speciale e Kosovës që nga themelimi i saj. Kapja e sistemit të drejtësisë nga mafio politika dhe nga mafio-oligarket ka pamundësuar tërësisht luftimin e krimit të nivelit të lartë, sidomos atij krimi që lidhet me njerëzit e fuqishëm të ish-politikës se kriminalizuar mbi 20 vite . Qeveria Kurti e cila morri besimin qytetar me mbi 50% të votave, këtë besim e ka marre duke premtuar e duke u zotuar pikërisht për luftimin e së keqes duhet ta ndërmerr hapin që t’i kërkon ndryshime pozitive në prokurorinë e Kosovës dhe të kërkon përgjegjësi prej tyre , sepse të gjithë ligj zbatuesit, prokuror e gjyqtar, shpërblehen me paga të majme për të siguruar rend dhe ligj, qeverisje të drejtë të bazuar në ligje dhe kushtetutë, për zhvillim dhe pa krim e pa korrupsion.

Pyetja do ishte tani, se si dhe pse është kapur Prokuroria Speciale e Kosovës tërësisht nga ndikimi i grupeve informale e kriminale të mafio politikës, të cilat kanë instaluar njerëzit e tyre në krye të prokurorisë spciale dhe nuk po lejojnë hetimin e shkelësve të ligjit, abuzimit dhe pasurimit mafioz me shkelje ligji edhe duke konsumuar vepra penale që drejtpërdrejtë implikojnë ligjin për konfiskimin e pasurisë, derisa po thuhet se nuk ka rezultate të kënaqshme në këtë fushë, se ato janë minimale vetëm shënime sa për të thënë në letër. Në këto 8 vjetët e fundit u konfiskuan vetëm 3.5 milionë euro, shifër kjo qesharakë me të cilën nuk është i kënaqur as vetë ish-Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, i cili ka thënë se kjo është tepër pak.

Fazliu thotë se në mesin e të hetuarve që i është konfiskuar pasuria është edhe një gjyqtar, të cilit i është konfiskua vlerë mbi një milionë euro, nga ky 3.5 milionësh. Ndërkohë qe vlera e ish-sekuestrimeve dhe ngrirjeve kap një shumë prej 180 milionë euro. Kur të kihet parasysh realiteti që e kemi në vend, me krim e korrupsion, me njerëz të pasuruar brenda natës që janë bërë multimilionerë nga politika dhe nuk ju është hetuar as konfiskuar pasuria, më të vërtet kjo qon edhe për të vjellë!

Për të vendosur rend dhe ligj, për ta instaluar shtetin e së drejtës në funksion kundër krimit, kërkohen ndryshime urgjente fillimisht në prokurorine e shtetit , prandaj është e pa kuptueshme se çka po pret kjo qeveri e re e cila ka filluar me procedurën e bërjes së ligjeve për konfiskim të pasurisë së kundërligjshme dhe ligjit Vetting, që nuk po i rekomandon KPK-së zgjedhjen në krye të prokurorisë Speciale te një Prokurori te deshmuar , të guximshëm dhe më vullnet e dije për të vepruar e zbatuar ligjin, sikur që është prokurori me përvojë e dije Shqipdon Fazliu, në vend të Blerim Isufajt i cili nuk ka as vullnet dhe as guxim të lejoj hetime serioze kundër krimit e korrupsionit , por që prokurorin Shqipdon Fazliu padrejtësisht edhe e kanë izoluar vetëm në rolin e vëzhguesit dhe koordinatorit ne Zyren e prokurorit te shtetit , por pa autorizime per hetime , që realisht nuk e ka as mundësine dhe as kompetencën për të vepruar apo ndikuar tek të tjerët për të vepruar në PSRK.

Derisa ka një mal zërash të shoqërisë civile dhe partive politike që po i frikësohen Ligjit për Konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, prokurori koordinator Fazliu merr guximin dhe e thotë troç se edhe konfiskimi civil pa aktgjykim dënues është krejtësisht në rregull me ligj sepse sipas aktgjykimeve, konfiskimi i përket natyrës civile dhe nuk konsiderohet i procedurës penale. Madje ai e mbron qëndrimin e tij të guximshëm duke deklaruar se , konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme në këtë mënyrë është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut prandaj edhe duhet të mbështete e të zbatohet. Tani edhe Qeveria por edhe Presidenca duhet ta kenë në konsideratë shprehjen e një guximi kaq të hapur të një eksperti të kësaj fushe dhe ti rekomandojnë KPK-së avancimin e tij duke e emëruar për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Këtë do të duhej bërë shpejtë dhe pa vonesë si proces të fillimit të ndryshimeve pozitive sepse kemi të bëjmë me njeri të profesionit që është i gatshëm ta zbaton ligjin dhe kërkon llogari edhe nga të tjerët. Duke konsideruar të domosdoshëm bërjen dhe fillimin e zbatimit të këtij ligji, Fazliu ka treguar se qysh në vitin 2014 ka kërkuar një ligj për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, sepse kaherë ka qenë i nevojshëm një ndryshim në legjislacion për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, pasi legjislacioni aktual nuk është i mjaftueshëm.

Sipas raportimeve të mëhershme falë angazhimit të ish-koordinatorit aktual Fazliu, është bërë publike e dhëna sipas të cilës para 7-8vitesh, në periudhën janar –qershor 2014 ishin sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 milionë euro, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Aso kohe bëhej fjalë për 365 mijë euro para të ngrira, 7 shtëpi, palujtshmëri 38 hektarë tokë, 17 banesa, 2 objekte ndërtimore, një motel, 9 vetura, 6 lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restoran, po ashtu në proces ka qenë edhe një vilë në republikën e Malit të Zi, një vilë në Ulqin. Pra kemi pasur të bëjmë me sekuestrim që do të thotë përkohësisht deri në vendimin e gjykatës. Këto shifra nga ajo kohë e deri më sot kanë filluar të shënojnë rënie drastike. Vlera e pasurisë së konfiskuar gjatë vitit të kaluar 2020 raportohet vetëm në rreth 1.6 milion euro, vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro. Tani e gjithë kjo detyron të kërkojmë që të mos mbahen peng prokuror të vullnetit të mirë dhe guximit që kanë për ta ndjekur krimin, kur të tillët marrin guxim dhe flasin por të avancohen në pozitat që e meritojnë sepse dinë dhe duan të punojnë.

Qeveria Kurti e cila morri besimin qytetar me mbi 50% të votave, këtë besim e ka marre duke premtuar e duke u zotuar pikërisht për luftimin e së keqes duhet ta ndërmerr hapin që ti kërkon ndryshime pozitive në prokurorinë e Kosovës dhe të kërkon përgjegjësi sepse të gjithë ligj zbatuesit, Prokuror e gjyqtar, shpërblehen me paga të majme për të siguruar rend dhe ligj, qeverisje të drejtë të bazuar në ligje dhe kushtetutë, për zhvillim dhe pa krim e pa korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".