Pakoja qeveritare anti-korrupsion i nxjerr para ligjit edhe strukturat ilegale kriminale të ish-SHIK-ut!

Pakoja qeveritare anti-korrupsion i nxjerr para ligjit edhe strukturat ilegale kriminale të ish-SHIK-ut!
Pakoja qeveritare anti-korrupsion i nxjerr para ligjit edhe strukturat ilegale kriminale të ish-SHIK-ut!

Dardan Grapci

  • 26 April 2021 - 13:05

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Me zbardhjen e së kaluarës kriminale të të gjithë pushtetarëve të kaluar dhe anëtarëve të SHIK-ut, Kosova do të çlirohet sepse kriminelët dhe abuzuesit ligjit të cilët kanë bërë krime në emër të drejtësisë do të përballen me ligjin dhe drejtesine se shpejti. Kjo Qeveri që e ka filluar në njëfarë forme t’i merr gjërat me hov kundër krimit e korrupcionit , në të ardhmen do të gëzon akoma më shumë përkrahje te madhe nga qytetarët.

Pushtetarët e deridjeshëm të cilët kanë paralajmëruar protesta për shkak të fillimit të qeverisjes Kurti, lirisht mund të themi që nëse e marrin atë guxim, me këto protesta do të ja bëjnë akoma më të thellë gropën e varrit vetes së tyre, sepse botërisht populli e din se sa janë të korruptuar e te kriminalizuar ne mase dhe si janë pasuruar ata dhe shefat e tyre në të kaluarën teper kriminale , duke qenë të bashkëlidhur si mishi me thonin, me krimin e organizuar ne Prishtine dhe kudo tjeter ne Kosove. Protestat e opozitës, nëse bëhen realitet do të jenë tepër të dëmshme për të ardhmen e tyre në politikë, s’do t’i bëjnë aspak të mirë vetes si parti, kurse nga ana tjetër edhe ashtu kanë hyrë në listë të zezë te popullit, por edhe te te gjithe ndërkombëtaret. Me veprimet e tyre eventuale arrogante, me protesta e me përpjekje të destabilizimit të gjendjes do të ngjallin urrejtje akoma më të madhe kundër tyre edhe te ajo masë qytetare që janë të dyanshëm dhe të luhatshëm në mes, që janë mashtruar duke i votuar në të kaluarën.

Ligji për konfiskim të pasurisë së pa justifikueshme, të kundërligjshme është mirëpritur si iniciativë e shpejtë nga të gjithë qytetarët, duke e ditur që shumë njerëz të politikës, bosë që për vite të tera janë marre me politikë dhe nuk i kanë dhënë asgjë të mirë shtetit, deputet në dy, tre e katër mandate, kryeministra, ministra e zëvendësministra, janë pasuruar ilegalisht e kriminalisht nëpërmjet rrugëve të krimit, prandaj shpresoj që ky Ligj të bëhet sa më shpejtë, mos të largohet asnjëherë nga programi qeverisë, të miratohet shpejtë në kuvend dhe të fillon nga zbatimi, sepse nëse votohet edhe VETTING-u me një procedurë më të përshpejtuar, atëherë Ligji për konfiskim do të forcohet edhe më shumë dhe jep efektin e tij te madh antikorrupcion.

Prandaj ish partnerët e PAN-it dhe AAK-ja mund të qojnë pluhur sa te duan , por kot e kanë, të qojnë miliona euro nëpër xhepat e tyre më nuk munden. Protesta mund të organizojnë sa herë të ju doj zemra, sepse edhe me Ligj e kanë të lejuar, por vetëm do të turpërohen dhe etiketohen akoma më shumë si hajna e rrugaç drejt asgjesimit si parti , e sidomos nëse tentojnë ta destabilizojnë situatën në Kosovë me veprime ekstreme . E nëse tentojnë ta bëjnë këtë veprim, atëherë duhet të behen me te kujdesshem e te kenë frikë nga të burgosurit të cilët janë të etur për mish taze dhe gjak të freskët!

Me zbardhjen e vertete e të kaluarës kriminale të të gjithë pushtetarëve të kaluar politike dhe anëtarëve të SHIK-ut , Kosova do të çlirohet sepse kriminelët dhe abuzuesit e ligjit të cilët kanë bërë krime edhe në emër të drejtësisë do të përballen me ligjin dhe drejtesine.
Kjo Qeveri që e ka filluar në njëfarë forme t’i merr gjërat me hov kundër krimit, në të ardhmen do të gëzon akoma më shumë përkrahje nga qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".