Kosova urgjentisht t'a bëjë ligjin VETTING gjithëpërfshirës!

Kosova urgjentisht t'a bëjë ligjin VETTING gjithëpërfshirës!
Kosova urgjentisht t'a bëjë ligjin VETTING gjithëpërfshirës!

Skender Kapiti

  • 03 May 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Ovens, me të drejtë ka deklaruar se procesi i VETTING-ut, po ashtu edhe nisma për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duhet të hartohen me shume kujdes por edhe shpejt. Sa i përket VETTING-ut, ajo thotë se ky proces duhet të bëhet përmes një qasjeje ndaj VETING-ut sistematik dhe në të gjitha institucionet e shtetit , jo vetëm në ato të drejtësi. I themi këshilltares se VETING-u i sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet bërë ashtu sikurse në Shqipëri.

Kosovës i duhet ta zbaton një VETING radikal ku së pari duhet bërë në sistemin e drejtësisë, sepse VETING-u i drejtësisë faktikisht i paraprin por ai e kryen edhe VETING-un në fusha të tjera të sistemit , sepse VETING-un në drejtësi mundëson edhe dekriminalizimine politikës, të qeverisë, administratës e të shoqërisë civile, VETING-u në drejtësi mundëson ç’ kapjen e shtetit nga krimi, korrupsioni dhe hajnia institucionale, sepse VETING-u i drejtësisë e vë drejtësinë në binarët e sundimit të ligjit njësoj dhe barabartë për të gjithë, sepse VETING-u bën të mundur që të skanohen të gjithë prokurorët e gjyqtarët e sistemit.

Dhe për ta bërë këtë duhet që patjetër VETING-u të drejtohet e të monitorohet nga ekspertë të fushës dhe të jenë kryesisht amerikanë, pasi VETING-u nuk jep rezultate nëse ai u lihet në dorë eksperteve kosovar të cilët nuk mund t’i shpëtojnë preferencave dhe ndikimeve të politikës , pushtetit, nepotizmit dhe korrupsionit. VETING-u në Kosovë nuk do të thotë largim dhe zëvendësim në sistem juristë sipas preferencave e miqësirave partizane, krahinore partiake e nepotike e cila është karakteristikë trashëgimie dhe model pune jo vetëm në drejtësi por edhe në postet e detyrat e larta dhe në administrate e në të gjithë lëmenjtë e sferat jetike të shtetit e shoqërisë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

Prandaj mendoj se VETING-u në Kosovë duhet bërë urgjentisht dhe ai të drejtohet e të monitorohet nga ekspertë amerikanë të fushës dhe të BE-së. Kjo është e domosdoshme, pasi ekspertët shqiptarë sado të paanshëm dhe objektivë e të përkushtuar që të jenë ata nuk mund t’i shpëtojnë subjektivizmave e preferencave dhe as ndikimeve politikë, partiake e nepotike, pra nuk do të mund të realizonin VETING real e objektiv. Kjo vërehet edhe në Shqipëri, se sa të vështirë e kanë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë të VETING-ut për tu ndarë nga presioni e preference politike , sa që po të mos apeloheshin nga prokurorët ndërkombëtarë shumë vendime të VETING-ut , atë do ta kishin kaluar shumë gjyqtarë e prokurorë me rekorde korrupsioni dhe abuzimi që kishin bërë me ligjin.

VETING-u duhet të jetë një proces dhe një procedurë mbi politikën i cili të bënte jo vetëm ndëshkimin dhe dëbimin nga sistemi të prokurorëve e gjyqtarëve politik, të korruptuar , të kriminalizuar e që kanë bërë batërdinë me ligjin e drejtësinë, por VETING-u të jetë dhe të kryejë edhe vlerësimin profesional dhe meritor të konkurrenteve në mënyrë që sistemi i drejtësisë të pastrohet edhe prej injorantëve dhe prej të paaftëve të cilët janë diplomuar me diploma tarafesh dhe të blera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".