Për shkak të lidhjes së politikës me mafio oligarkët, ata nuk u preken!

Për shkak të lidhjes së politikës me mafio oligarkët, ata nuk u preken!

Hajrullah Tërnava

  • 03 May 2021 - 13:06

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

 Qeveria e re gjithsesi duhet të fillon të angazhohet për të mirën e qytetarëve të saj, duke reflektuar hap pas hapi në ndryshimet e premtuara, dhe ti realizoj të gjitha ato premtime që ia ka dhënë elektoratit gjatë zgjedhjeve, sepse  vetëm në këtë mënyrë do ta ruaj primatin serioz të atyre premtimeve dhe në këtë mënyrë elektorati do ta konfirmoj bindjen dhe besimin për këtë qeveri, se ato premtimet e dhëna nuk paskan qenë  bosh e flluska elektorale. Realizimi i premtimeve hap shtegun e ri për zgjedhjet vijuese edhe për një mandat të ri kur të kryhet ky mandat katërvjeçar.

Prandaj kjo qeveri që e ka shumicën në Kuvend, e ka për obligim ti riaktivizoj urgjentisht, edhe në këtë̈ mandat të ri legjislativ, komisionet më të rëndësishme hetimore që ishin të themeluara në të kaluarën dhe që u ndërpre puna e tyre për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Një̈ nga  angazhimet serioze  hetimore në mandatin e kaluar që mbeten pezull ishte komisioni për hetimin e mega zhvatjes në Telekomin e Kosovës, raporti i të cilit nuk arrit të finalizohet dhe nxirret për miratim në Kuvend dhe adresim prokurorisë̈ së shtetit. Po ashtu ka mbetur në gjysmë të rrugës edhe Komisioni për hetimin e procesit të privatizimit, një̈ nga segmentet kyçe të dështimit në ekonomi për shkak të lidhjes së politikes me mafio oligarkët.

Komisioni tjetër hetimor, i treti, ishte edhe ai mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, një̈ skandal i llojit të vetë dhe krim kundër ambientit. Prandaj tani  është̈ një̈ rast ideal për tu dëshmuar dhe riaktivizuar  këto dy komisioneve hetimore pasi që përveç̧ faktit që LVV iniciatorë̈ e komisioneve hetimore në të kaluarën tash  e qeverisë vendin dhe kontrollon sistemin e drejtësisë̈, edhe në përbërjen e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare dominon  me shumicën e përfaqësimit dhe të vendimmarrjes si mazhorancë unike Listën “Guxo” dhe minoritetet, prandaj nuk mundë të pengohet dhe shantazhohet par ta bllokuar punën e komisioneve, sikur në të kaluarën që i bllokonin deputetët nga partitë̈ krimo-politike  në ish pushtetin e kriminalizuar për 12 vitet e fundit.

Kjo qeveri duhet ti aktivizoj të gjitha njësitë tjera që vlerësohen se qeveria e më parme i ka ndalua së vepruari sikur në rastin e njësitit policor të   “Task forcës” e cila ishte mjaft aktive dhe kishte zbuluar shumë vepra kriminale edhe i kishte nën hetime edhe shume  zyrtar të mëdhenjtë të politikës, edhe disa nga ata që ishin anëtar të kabinetit të qeverisjes së kaluar, për të cilin shkak edhe u ndërmor ai veprim që u shpall si antikushtetuese formimi i atij njësiti, që  ishte ndër njësitet më të suksesshme të cilin edhe ndërkombëtarët e kishin nën vështrim dhe po e lavdëronin punën e tyre.

Riaktivizimi i komisioneve hetimore në Kuvendin e Kosovës duhet të shoqërohet edhe me  rithemelimin e “Taskforces  Antikorrupcion“ në kuadër të policisë së Kosovës sepse ishin ndërkombëtarët ata që e themeluan dhe investuan në ngritjen dhe  profesionalizimin e këtij njësiti.Me vazhdimin e punës aty ky ka mbetur, dhe zbardhjen e krimit që ishte duke dalë në sipërfaqe, këtij shërbimi do ti rritet autoriteti dhe me këto veprime edhe faktori ndërkombëtar do ta thotë fjalën e vetë  duke vlerësuar me  çmimin meritor  luftimin e kriminalitetit, sepse një nder kushtet për Liberalizimin e vizave ishte luftimi i krimit prej  kokave më të larta që deri më tani  është tërësisht i paprekshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".