Vuçiq të gjunjëzohet para dëshmive të Qeverisë për krime lufte

Vuçiq të gjunjëzohet para dëshmive të Qeverisë për krime lufte
Vuçiq të gjunjëzohet para dëshmive të Qeverisë për krime lufte

Ragip Guraziu

  • 12 maj 2021 - 07:25

Shkruan:ANALISTI- Ragip Guraziu

Këto ditë Qeverisja e Kosovës më në fund e ka qitur hapin e parë me peshë të madhe, dhe nga premtimi elektoral ka kaluar në veprim konkret, duke e futur në programin e vetëpërgatitjen e padis për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është për vlerësim pozitiv dhe pritje për ta gjunjëzuar shtetin serb, por tani jemi shumë me vonesë dhe shumë mbrapa me këtë rast. Këtë padi Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e morri goxha me humor, kur thuhet: Pa llogaridhënien e Serbisë për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë, Beogradi kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.

Është e vërtetë që nga Vuçiqi, presidentit Serb, ne nuk presim mrekulli , por edhe nga Kryeministri i Kosovës nuk presim mrekullia, sepse ende nuk i ka dal ballë për ballë Albin Kurti Aleksandër Vuçiqit. Do të ketë përplasje të ashpra mes tyre sepse që në fillim Vuçiq do të mundë të ja përmend të gjitha ato marrëzirat si opozitar kur ishte e atë gazin lotsjellës, dhe kallajen e ndërtesës së Kuvendit.

Padia pozitive por e vonuar! Prandaj, logjikisht dhe realisht nuk mund të pritet kurrfarë kompromisi politik me Serbinë në Dialogun e Brukselit sikur që ka vazhduar deri tani, 2011-2021, gjëja për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu, nëse Serbia rehabilitohet nga OKB-ja dhe nga BE-ja për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1989-1999), ekziston rreziku potencial, që Serbia të përsëritë ndonjë gjenocid të ri në Kosovë. Kjo është arsyeja kryesore, pse duhet ndëshkuar Serbia për gjenocidin e saj në Kosovë, në duam që popujt e Ballkanit të flenë të qetë dhe në paqe. Rregullat e Procedurës dhe Provave bëjnë dallimin ndërmjet Kosovës dhe shteteve të treta.

Sidoqoftë është shumë pozitive që Qeverisa e Kosovës ka ndërmarr nismën me peshë të madhe, dhe nga premtimi elektoral ka kaluar në veprim konkret, duke e futur në programin e vetëpërgatitjen e padis për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që tani kjo është dashur të parashtrohet që në bisedimet e para .Kjo pikë pasohet më pas edhe nga pika për dialog e cila po ashtu është bërë pjesë e programit qeveritar që e merr përsipër për ta quar përpara pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar.

Mirë, por pyetja do ishte: A do të jetë pikërisht kjo pikë e programit, ngritja e padisë kundër shtetit serb për krime lufte, çelësi kryesor edhe vazhdimin dhe rezultatin e dialogut, arritjes së marrëveshje për njohje në mes të dy shteteve, që do ta sfidon me nënshtrim dhe detyrim për njohe të Kosovës shtetin kriminal serb, duke e nxjerr me fakte para aktit të krimeve dhe gjenocidit që nuk harrohet as nuk zhvlerësohet.

Tani për Qeverinë Kurti po i shkanë shumë për shtati dhe sipas programit partiak politik dhe elektoral ngritja e padisë ndërkombëtare kundër Serbisë për krime lufte, duke u diferencuar kështu nga qeveritë e mëparshme që të gjitha kanë dështuar totalisht sa i përket kësaj padije , premtim të cilin e kishin dhënë vazhdimisht duke e bërë si çorbën pa krip, duke kaluar 22 vet, dhe prandaj njëherë përnjëherë Kosova është në çorrë sokak në të cilin e gjeti Qeveria Kurti, nëse do të mundë të nxjerr në rrugë të drejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".