Mashtrim i madh kriminal : Lojë me tiketa, ku rastet e vjetra ri-procedohen si të reja dhe humben 8-10 vite

Mashtrim i madh kriminal : Lojë me tiketa, ku rastet e vjetra ri-procedohen si të reja dhe humben 8-10 vite
Mashtrim i madh kriminal : Lojë me tiketa, ku rastet e vjetra ri-procedohen si të reja dhe humben 8-10 vite

Ragip Guraziu

  • 15 May 2021 - 12:44

Shkruan: ANALISTI- Ragip Guraziu

Është e turpshme se si po luan e mashtron gjyqësori kosovarë me lëndë që presin deri në 8 dhe 10 vite në tavolinat e sirtarët e gjykatave dhe të gjyqtarëve “mashtrues e manipulonte të drejtësisë” në Kosove, duke i kthyer të njëjtat raste nga shkalla e dytë e Apelit në të parën (Gjykate themelore), dhe të njëjtave lëndë që edhe përkundër faktit se janë mbi 8-10 vite duke pritur në gjykata, ua japin numrin e ri dhe të vitit vijues pa ruajtur as numrin dhe as vitin burimor të rastit , të lëndës të vitit të fundit, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti. Kjo lojë është vetëm edhe një super tallje, mashtrim dhe falsifikim e krim formal ndaj të vërtetës me qytetarët kosovare që po ua bëjnë Gjykatat e kontrolluara dhe te kriminalizuara akoma nga “nëntoka e mafio politikës.

Nisja e procedurës për hartimin e ligjit Vetting nga Qeveria Kurti, sikur ka filluar të jua lëshon ethet e ftohta prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët deri më tash ishin të lidhur ngushtë me politikën, pa profesionalizëm të dëshmuar dhe pa guxim të veprimit të pa varur nga grupet e interesit të cilat i kanë përzgjedhur fillimisht e pastaj edhe i kanë emëruar në pozitat përkatëse.

Me ligjin Vetting pritet të ndodhë një tërmet i madh në sistemin e korruptuar të drejtësisë i cili është stërkequr, pasivizuar dhe kapur thellë nga politika. Ka kohë që ky sistem është bërë si një kosh plehrash sepse gjyqtar të ndikuar nga grupe të interesit dhe mafio politika i lënë rastet më të ndjeshme, më seriozet që kanë të bëjnë me bizneset dhe veprimtari të tjera profitabile, duke pritur jo me muaj, por me vite të tëra për të ju dhënë zgjidhje, nëse nuk arrijnë ta korruptojnë bartësin ë rasteve të tilla. Tani më jemi të gjithë dëshmitar se si po zhvillohet një lojë e pistë nëpër gjykatat tona me kinse efikasitetin e numrit të lëndëve të zgjidhura nëpër gjykatat, që po del të jetë një “mashtrim i madh ku vidhet e mashtrohet shteti dhe qytetareve u merret drejtësia” , një lojë statistikash manipulative e trafikimit dhe abuzimit të lëndëve që presin nga një nivel tek tjetri vetëm duke ri proceduar me shifra si raste të reja. Kjo ndodhë gjithmonë dhe vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor-meritor deri në 10 vite.

Kjo është bërë një praktikë skandaloze se si po shkelen të drejtat e njeriut nga këto veprime të Gjykatave në Kosovë – respektivisht, të KGJK-së së degraduar e deri edhe e kriminalizuar, ngase edhe qëllimshëm i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojnë” me numër të vitit vijues, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para me shumë se 8 apo 10 vitesh pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantwt mafio-politikanë e mafio-oligarkë që veprojnë si një “krim i mirë strukturuar dhe i organizuar për motive të ulëta korruptimi e bllokimi, duke i bërë që padrejtësisht të vuajnë e maltretohen edhe për 10 vite tjera palët e piketuara nga krimi i instaluar në gjyqësorin e Kosovës e në dëm të palëve të dëmtuara! Me ligjin Vetting duhet të trajtohet dhe hetohet edhe ku segment i mënyrës së gjetur për ti shkelur të drejtat e qytetareve dhe të bizneseve të tyre, duke ju dhënë përparësi dhe mbështetje oligarkëve të lidhur me krimin. Prandaj është e domosdoshme që pikërisht ky element manipulimi, duhet të jetë objekt trajtimi e vlerësimi për gjyqtarët e kontrolluar nga krimi i organizuar gjatë procesit të fillimit të zbatimit të ligjit Vetting, kurdo që finalizohet dhe fillon zbatimi i të njëjtit ligj!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".