Mos e ngarkoni shumë “kerrin e huaj”, barrën e rëndë vetë e keni lënë pas

Mos e ngarkoni shumë “kerrin e huaj”, barrën e rëndë vetë e keni lënë pas
Mos e ngarkoni shumë “kerrin e huaj”, barrën e rëndë vetë e keni lënë pas

Shefik Shkodra

  • 31 May 2021 - 13:32

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Kjo është e qartë pse bëhen gjithë këto sulme: Që të amortizohet veprimi i kësaj qeverie, të mos e arrijë efektin në punë si është planifikuar që ta vëjë kabinetin qeveritar në dilemë me propagandë të poshtër, si t'ishin me përfaqësues të Serbisë; që t'i "rrahin teneqet" para atij elektorati të pakët, duke shpresuar se, po ua bëjnë me dije, "ja na ishim për qeverisje", jo VV. Dhe "gaca" më e dukshme që po i djeg është, si të bëhet fshehja e veprimeve të tyre. Mbulimi i të gjitha gabimeve dhe makro aferave, në tenderë, në ryshfet e nepotizëm, tashmë janë thënë të gjitha, për njëzet e sa vite. Dhe kot po përpiqeni t'i abstrahoni të ligat që ia keni shkaktuar vendit dhe qytetarëve. Herët a vonë do të duhej të japë dikush përgjigje para këtij gjyqi të këtij populli. Natyrisht, ata që do të duhej të përgjigjen për pasojat me veprime negative.

Zori i është i madh. Partitë në opozitë po zihen dhe po përpushen si "zorra në prush", gjithnjë me qëllim të caktuar kundër Qeverisë së tashme. Secili prej këtyre opozitarëve, kanë marrë hov dhe detyrë që t'ua fusin së paku, nga një guralec në këpucë, krejt anëtarëve të kabinetit. Kanë vu në lëvizje mjetet audio vizuele dhe ato të shkruara (portale) me një aktivitet permanent. Po krejt pa vlerë. Edhe militantë të pa "terbije" hiç po i zgjojnë. Babahovat po përpiqen që ta hedhin kokën nga stomi, por gjithnjë duke fshehur trupin. Dikush kërkon sërish, pse Reciprociteti nuk po zbatohet? Duke ditur shumë mirë se edhe vetë po të ishte, cilido prej tyre, një gjë të tillë nuk do ta bënte. Ishin si PAN, e provuan dhe u dorëzuan në këtë drejtim...E dinë të gjithë si u dorëzuan.

Një tjetër babahov, bën një vërejte publike: - Mos po i fshehin këta (Qeveria) viktimat nga pandemia?! Një tjetër kërkon nga kjo qeveri që të dalë në Veri dhe me "stupc", pa ndonjë marrëveshje me aleatët, ta pastrojë terrenin prej bandave të Serbisë. Një tjetër tollumbec kërkon, që kjo qeveri sa më shpejt ta fitojë lirimin e vizave (edhe pse dihet se qeveritë nga këto parti, me radhë sa ishin i kanë rrejt qytetarët edhe për vota), po këta u thoshin qytetarëve: edhe një vit. Pastaj edhe një muaj. Sa muaj e vite kanë kaluar...etj. Sa budallaqe po i paraqesin para qytetarëve sot, madje pa mundur ta lidhin rrëfimin si tregime a përralla pasdarke. Shumë naive do farë gjetjesh si gabime, gjithsesi krejt me direktiva. Dhe këto manovrime dhe të tjera që po provojnë të gjejnë "kime n'voe", herë-herë të duken edhe sabotime, po i bënë opozita me aparaturën e angazhuar, madje edhe gazetarë të blerë, që sa më shumë të lehin edhe për cikërrime madje, për të cilat dje nuk i kanë vërejtur.

Tash ndonjë shejtan, (sikur është shumë i/e pavarur) për 360 shkallë bën kthesë, e sikur po ua sheh gabimet në mënyrë shumë precize. Qysh është ajo fjala popullore, kur njëherë kërceu delja në gardh, dhia i tha: - ta pash! Pse nuk shkon në takim për dialogun ai Enver Hoxhaj? Sigurisht nuk i kanë dhënë leje ata në Burgun e Hagës. E pse? Ndoshta ai mund të tregoj, po s'tregon drejt. Mosardhja në konsultime për punë të atdheut nuk mund të quhet patriotizëm. Ndoshta me një emër ndryshe. Kemi shkruar disa herë, ky popull i njeh të gjithë sa ishin deri më tash në pozitë e institucione. Madje, madje, po të kishin pak mend, dikush, nuk do të duhej të dilte më para opinionit publik. Ani me kritika të mëdha, sikur vetë dikur ishte trëndafil! Shihni ju këta njerëz! Nuk po thotë askush të mos kritikohet e të mos sugjerohet kjo qeveri, por jo të rekrutoni 'paluska' e të pështirë të të vije me vjell e sheh veç qëndrimin e tyre prej demagogu. Sigurisht edhe shumë injorant, thotë vetë me veti, kush jam.

Sa mirë di ta gjykoj. Kjo është e qartë pse bëhen gjithë këto sulme: Që të amortizohet veprimi i kësaj qeverie, të mos e arrijë efektin në punë si është planifikuar; që ta vëjë kabinetin qeveritar në dilemë me propagandë të poshtër, si t'ishin me përfaqësues të Serbisë; që t'i "rrahin teneqet" para atij elektorati të pakët, duke shpresuar se, po ua bëjnë me dije, "ja na ishim për qeverisje", jo VV. Dhe "gaca" më e dukshme që po i djeg është, si të bëhet fshehja e veprimeve të tyre. Mbulimi i të gjitha gabimeve dhe makro aferave, në tenderë, në ryshfet e nepotizëm, tashmë janë thënë të gjitha, për njëzet e sa vite. Dhe kot po përpiqeni t'i abstrahoni të ligat që ia keni shkaktuar vendit dhe qytetarëve. Herët a vonë do të duhej të japë dikush përgjigje para këtij gjyqi të këtij populli. Natyrisht, ata që do të duhej të përgjigjen për pasojat me veprime negative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".