Ja kush e sjell alarmin: SHIK-u dhe partitë e inkriminuara në aksion

Ja kush e sjell alarmin: SHIK-u dhe partitë e inkriminuara në aksion

Gani Qarri

  • 03 June 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Duke parë ngathtësinë e tepruar të Kurtit për të ndërmarrë veprime të shpejta në hetimin e kriminelëve dhe luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në vend, së fundi, nga SHIK-u dhe partitë e inkriminuara ka filluar një fushatë e ashpër propagandistike dhe luftë e rrezikshme konspirative, e mirë koordinuar dhe tejet e pështirë e shpifjes në opinionin publik e medial, të kontrolluar nga ish pushtetarët e deridjeshëm të degjeneruar.

Në këtë fushat të para programuar propagandistike, përfshihen gënjeshtra edhe të karakterit diplomatik ndaj Qeverisë Kurti 2, kinse për pazare të fshehta, rreth dialogut me Serbinë, të gjitha këto sipas modelit bizar, që dinte të bënte vetëm Hashim Thaçi mbi 11 vite rresht, por që megjithëse vonë, u zbuluan botërisht nga mediat dhe zyrtarët e lartë ndërkombëtar pjesëmarrës në bisedimet e kaluara. Madje me qëllim të intensifikimit të luftës speciale kundër Kryeministrit Kurti, Qeverisë dhe përgjithësisht institucioneve të dala nga zgjedhjet plebishitare të 14 shkurtit, eksponentë të ish-regjimit të kriminalizuar, po aktivizojnë me të madhe faqe në rrjete sociale e portale të kapura nga krimi i organizuar dhe mafio-politika për të publikuar dhe përhapur lajme të tilla të rreme, sikur që ishte së fundi lajmi i cili doli të jetë "fakenjus", duke u thirrur në njëfarë "raporti të Borellit për darkën e Brukselit", ekzistenca e të cilit është demantuar tërësisht edhe nga vetë BE-ja.

Ndaj vet Bashkimi Evropian e ka mohuar kategorikisht, të ketë shkruar dokumentin që ka qarkulluar të shtunën në mediat kosovare, në të cilin thuhej se kinse Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do t’i thoshte kryeministrit Albin Kurti që të mos e dërgojë policinë në veri të Kosovës, njëjtë siç i shkrou Hashim Thaçi letër sekretarit të NATO-s se ai nuk do ta lejonte vendosjen e ushtrisë së shtetit tonë, të vendosej në veri të Kosovës. Kështu që duke qenë se, kjo ishte një nga rrenat më të mëdha të prodhuara kohëve të fundit, kundër autorëve të të cilave, po të kishte ligj dhe drejtësi të njëmendtë, do duhej të aktivizohej menjëherë prokuroria, por në mungesë të saj, u detyrua zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të deklaronte publikisht se një dokument i tillë as që është shkruar nga ata dhe megjithëse zakonisht nuk i komentojnë raportet e mediave në lidhje me dokumentet e pretenduara të BE-së, në këtë rast të veçantë, duhet të deklarojmë publikisht, se "dokumenti" në fjalë, është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE”.

Kjo dëshmon edhe njëherë më tepër se Prokuroria dhe Gjyqësia në Kosovë, o duhet të angazhohen urgjentisht për sqarimin e këtyre akteve të dënueshme propagandistike antishtetërore ose Qeveria e re dhe Ministria e Drejtësisë duhet ti shkarkojë dhe thërras në përgjegjësi menjëherë, kryeprokurorin dhe personat përgjegjës të drejtësisë, për mos veprim, abuzimin me detyrën zyrtare, dyshime për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe shkeljen e ligjeve të shtetit të Kosovës. Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, gjithashtu, në atë dokument thuhej se kinse, Albin Kurti e kishte mbështetur edhe vazhdimin e mandatit të Misionit EULEX në Prishtinë dhe se dokumenti gjoja ishte përpiluar nga Komisioni Evropian pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit, ku shkruhej se kinse edhe Borrell e përshëndet raportin e Kurtit me Gjykatën Speciale.

Ndaj megjithëse shpifje të tilla banale të opozitës së inkriminuar, po dështojnë njëra pas tjetrës, shpifje të pista të një opozite tërësisht të degjeneruar dhe diskredituar deri në fund, nga krimi e korrupsioni përgjatë viteve të kaluara të keq qeverisjes, për çka e ka humbur rrugën në oborr dhe në mungesë të fakteve po përdorë edhe mjetet e shpifjes për ta penguar qeverinë e re në rrugëtimin e saj të luftës kundër se keqes prej dy dekadash që e ka kapur edhe kriminalisht shtetin, për rastet në fjalë, njëkohësisht do duhej të vepronte urgjentisht prokuroria, ose kryeprokurori dhe prokuroritë komunale, duhet të thirren në përgjegjësi dhe reformohen sa më shpejtë nga Qeveria e re.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".