Lexoni edhe:
Çkapja e sistemit të drejtësisë nga mafio-politika, një mision i vështirë
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Qysh në zgjedhjet e fundit, kjo përbërje politike që po e qeverisë vendin, e ka fituar besimin duke premtuar se do ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për këtë arsye edhe tani nga kjo qeveri pritet një luftim serioz i krimit të organizuar, jo nga bishti por nga kokat më të larta të krimit në këtë shtet, që Kosovën e kanë sjellë në këtë gjendje të rëndë. Përndryshe është e qartë se pa një luftim serioz të krimit të tillë, sikur që pandërprerë po e kërkojnë shtetet e BE-së, nuk do të mundemi ta fitojmë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, por as integrimin më të shpejtë në BE.
Kosova nuk duhet të befasohet nëse Holanda apo edhe shtetet tjera të BE-së e kërkojnë këtë nga shteti i Kosovës. Shpresat e qytetarëve të Kosovës janë se do të filloj luftimi i kokave të mëdha të krimit të organizuar, dhe ky ishte shkaku që në zgjedhjet e fundit elektorati ua dha votat po kësaj qeverie, prandaj qytetarët e Kosovës po e presin këtë rast të luftimit të krimit sikurse edhe po ato shtetet të BE-së, prandaj një luftim serioz i krimit nga kokat e larta që e kanë zhvatur këtë vend sikur që tani po shihet nga të gjitha pozicionet, do të jua kthej shpresën edhe qytetarëve të vendit dhe shteteve të BE-së se po punohet diçka në të mirë të qytetarëve të tyre, prandaj edhe këto shtete me padurim janë duke e pritë këtë rast.
Çkapja e sistemit të drejtësisë nga mafio-politika, një mision i vështirëLexoni edhe:
Edhe deklarimi tashmë zyrtar i Shtetit të Holandës rreth qëndrimit të pa ndryshueshëm për liberalizim të vizave për qytetaret dhe shtetin e Kosovës, është një ripërtëritje e kërkesave të tyre të kamotshme se pa i burgosur ato koka që Kosovën e kanë pru në këtë mjerim, nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave. Është e kuptueshme tani se me këto veprime dhe kërkesa të shteteve të BE-së, po bien të gjitha maskat e mashtrimeve të qeverive të kaluara për çështjen e liberalizimit të vizave e cila sa po vjen e po bëhet temë e pa shpresë pikërisht për shkak të mashtrimit që kanë bërë̈ qeveritaret e kaluar me premtimet e tyre se krimi dhe korrupsioni do të luftohen në vazhdimësi, madje ai në nivelin më të lartë të politikes, deri në majat e kupolës së shtetit.
Na kujtohen kur i tërë stafi qeverisë së mëparshme, organizonin kokteje dhe përmes TV ekraneve dhe qytetarëve ua uronin liberalizimin e vizave si gjë e kryer dhe e përfunduar, dhe kur nuk ndodhi liberalizimi i atyre vizave, ata pa turp e vazhduan punën sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe askush nuk u ndëshkua për këto veprime nënçmuese dhe denigruese ndaj popullit. Holanda dhe disa shtete tjera që gjenden në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian që po e pengojnë̈ procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, e kanë thënë̈ qartë se ky kriter kryesor nuk është̈ përmbushur nga institucionet e Kosovës, prandaj ky shtet dhe disa shtete të tjera nuk do e mbështetin heqjen e vizave për kosovaret derisa nuk kapen, arrestohen dhe ndëshkohen njerëz të fuqishëm nga politika për krim e korrupsion.
Modeli gjerman nuk është mënyra e duhur për KosovënLexoni edhe:
Prandaj edhe zëdhënësja e Ministrisë̈ së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, qartë e ka bërë̈ të ditur se argumentet e ofruara nga institucionet e Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk kanë qenë mjaft bindëse deri më tani sepse përveç̧ Holandës, një̈ gjë̈ të tillë po e vështirësojnë̈ edhe qëndrimet e shteteve, si Franca dhe Belgjika, të cilat po ashtu kërkojnë̈ hapa më konkret në luftimin e këtyre dukurive negative. Ne kemi parë dhe dëgjuar që planet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë̈ inkurajuese, andaj po presim të shohim rezultatet, me që kjo është̈ një̈ nga prioritetet e që po kërkohet edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.
Këto qëndrime të disa shteteve të BE-së janë mesazhe të qarta dhe shumë konkrete për detyrat e Qeverisë Kurti dhe drejtësisë̈, që duhet ti kryejnë̈, për ta arritur një̈ objektiv të tillë, lirinë̈ e lëvizjes baras me shtete tjera. Prandaj tani është koha e angazhimeve të institucioneve të drejtësisë që përfundimisht ti drejtojnë shigjetat e tyre në drejtim të kokave të larta të zhytura në krim e korrupsion. Shembullin më të mirë ndaj BE-së dhe argumentin për ta ndryshuar qëndrimin në kahen pozitive të liberalizimit të shpejtë të vizave nga ana e BE-së, mundë ta jep veprimi i pa kompromis i drejtësisë kosovare duke filluar pa vonesë me luftimin e krimit në mënyrë serioze, që me urdhrat e prokurorisë të burgosen po ata që qëndruan me vite në poste të larta, dhe me veprimet e tyre kriminale janë pasuruar skajshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".