Qeverisja e inkriminuar e Shpend Ahmetit, shef i korrupsionit dhe krimit

Qeverisja e inkriminuar e Shpend Ahmetit, shef i korrupsionit dhe krimit

Hajrullah Tërnava

  • 26 June 2021 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Kur të shikohet e kaluara e Qeverisjes së inkriminuar të Shpend Ahmetit dhe të tjerëve deri me tani, secili kandidat për kryetar të Prishtinës do të duhej treguar para qytetareve se a ka qëndrim të qartë, dhe më e rëndësishmja, a ka vullnet dhe guxim me iu dal qytetareve në mbrojtje nga mafia ndërtimorë që është legalizuar nga Shpend Ahmeti në këto dy mandatet e fundit, pronaret e kompanive të ndërtimit, e që janë me dhjetëra mijëra pronar të banesave të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve dhe tash  privohen nga e drejta për t'i legalizuar pronat e tyre,  sepse komuna e Shpend Ahmetit ka vendos me i mbyll sytë para kompanive të ndërtimit, para ndërtimeve pa leje dhe uzurpimeve për të cilat tash as nuk mundë të sigurohet rruga ligjore e legalizimit.

Situata politike e krijuar tani rreth zgjedhjeve lokale, që duhen të ndodhin në vjeshtë, e pas zgjedhjeve qendrore  të këtij viti që i fitoi me “referendum”  50%  LVV dhe Lista Guxo, tani kjo gjendje i ka çrregulluar hesapet e partive tjera, sepse tani është një mundësi që në shumë komuna do të garojnë prapë ky formacion LVV-Lista Guxo, dhe prapë edhe në zgjedhjet lokale do tua prishin llogarite partive tjera që mbetën në opozitë në nivelin qendror. Bastion i votës do të jetë Prishtina, por shumë nga ato parti të ish pushtetit, deri më tani e qeverisën  keq këtë vend duke e pasur shumicën e komunave në llogari të tyre sikur që janë: LDK, PDK, AAK,  prandaj përgatitjet që po bëhen tani janë një stres i madh dhe frikë nga humbja e shumicës.  

Sidomos lufta e ashpër do të bëhet për Prishtinën si kryeqendër, që do të jetë synimi i ngritjes së elektoratit në kalkulim për zgjedhjet e ardhshme qendrore. Këto zgjedhje do të jenë të vështira sepse beteja e kandidatëve për kryetar komune në Prishtinë  do të duhet të jetë e sinqertë,  që ta bindin qytetarin se ata nuk do ta vazhdojnë̈ traditën e degradimit, korrupsionit dhe të shkatërrimit që për dy mandate ja ka shkaktuar Prishtinës kryetari i dështuar Shpend Ahmeti. Secili kandidat e ka një argument nga zgjedhjet e kaluara, që tani qytetari e ka humbë shpresën në udhëheqësit e deritashëm. Qytetari po ndëshkohet pa të drejtë  me kompensimin ndaj kompanive për ndërtimet pa leje që duhet paguar në proces legalizimi. Bëhet fjalë për miliona Euro që do shkonin në buxhetin e komunës dhe kompanive private për legalizimin e ndërtimeve pa leje, por pronaret e kompanive ndërtimorë në shumicën e rasteve anashkalojnë lejet e ndërtimit dhe kalojnë në objekte pa leje. Për të legalizuar pronën qytetari, i duhet pranimi teknik i ndërtesës së ndërtuar nga komuna.

Komuna i ka mbyll sytë qe tetë vite dhe ka lejuar kompanitë e ndërtimit me i shkel kushtet e ndërtimit, derisa, në heshtje dhe për shuma të majme të ryshfetit ka lejuar që të shkelet ligji para syve të zyrtarëve komunal, dhe të mos ndërmerr asgjë. Për çdo objekt pa leje tash kërkohen deri 80 mijë Euro për legalizim. Këto mjete duhet të paguhen nga kompania e ndërtimit që ka shkelë me qellim lejen e ndërtimit, por të tillët janë në lidhje kriminale me Shpend Ahmetin. Shpend Ahmeti në raportin qytetar-kompani e ndërtimit, e mban anën e kompanive të ndërtimit sepse është i korruptuar vet ose eshte shefi i korrupsionit. Si rezultat i kësaj, humb qytetari duke iu pamundësuar e drejta për të legalizuar  pronën, dhe shumë të drejta tjera që deprimojnë nga legalizimi i pronës.

Prandaj tash o kurrë Prishtina ka nevojë për një kryetar që në qendër të vëmendjes ka qytetarin e jo interesin e kryetarit dhe partisë apo grupeve kriminale të interesit të lidhura ngushtë me mafien e ndërtimeve. Prandaj si detyre e pare e kryetarit te ri te Prishtinës,  cilido qe të jete ai, duhet të ishte zbardhja e krimit prej dy mandatesh nga Shpend Ahmeti në Fushën e ndërtimeve, dhe  përgatitja e dosjes për ta dërguar në Prokurorinë e shtetit, sepse do të jetë një̈ mision i pa mundur për secilën do qeveri të re të Prishtinës që ti riparon dëmet e shkaktuara nga Shpend Ahmeti për 8 vjet në mandatin e tij.

Nëse ndermirrën masat e cekura nga kryetari që do të zgjedhjet në vjeshtë, dhe fillohet luftimi i gjitha të këqijave që janë bërë në komunë e sidomos në këto tetë vite, shpresat janë që do të fillohet e mbara ligjore për qytetaret e Prishtinës, dhe nga këtu të marrin mësime të tilla edhe qytetet tjera, dhe të krijohet një kulturë e pastërti e kryetarëve kur bëhet pranim dorëzimi i detyrës nga ai paraprak që ishte, prandaj me këtë do të filloj të krijohet një kulture ligjore dhe si rregull gjithkush  të përgjigjet para ligjit,  sepse në të kundërtën dihet masat ligjore që i presin deri në burgimin e tyre, nëse konfirmohen mangësi ligjore dhe vepra kriminale gjatë punëve që i kanë krye në mandatin e tyre. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".