Agjencioni Anti-Korrupcion po improvizon!

Agjencioni Anti-Korrupcion po improvizon!

Hajrullah Tërnava

  • 06 July 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Qeveria duhet ti luftoj pamëshirshëm të gjitha të këqijat në shtet, sepse falë këtyre premtimeve, elektorati gjatë zgjedhjeve të fundit, në mënyrë absolutë ua dha votën kësaj shumice dhe përherë të parë në historikun e sajë në këtë mënyrë, prandaj është e ligjshme që institucionet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin ta kenë në planin e tyre projektin prej nga do të fillohet luftimi serioz i krimit në përgjithësi.

Nëse krimi fillon të luftohet suksesshëm edhe popullit do i kthehet besimi në shtet dhe në institucionet të cilat e luftojnë krimin, sepse kjo shoqëri në nivelin kriminal që është ngulfate në këto përmasa, ka mbetur si i vetmi shtet më i izoluar në Evropë pa liberalizim të vizave, prandaj luftimi i krimit duhet të filloj ligjshëm dhe zyrtarisht pa anime, dhe kush e ka krye apo ka marrë pjesë në krime duhet të ndërmerren masat ligjore të pamëshirshme ndaj tyre, e jo që kështu po e merr kot së koti Agjencioni Kundër Korrupsionit, rolin e Prokurorisë kinse për të hetuar dhe verifikuar pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e lartë publik, që e kanë obligim sipas ligjit.

Nëse luftohet krimi në mënyrën më serioze pse duhet të bëhet një lojë e tillë kur efektet e saja mbeten në piken zero. Pas publikimit të formularëve të deklarimit të pasurisë, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur shortin edhe për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë në institucionet publike. Nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasur obligim që ta deklarojnë̈ pasurinë e tyre, janë përzgjedhur 954, zyrtar sipas shortit, që mbase “rastësisht” i ka kapur edhe zyrtarët më të lartë,

Presidenten dhe Kryeministrin, si dhe 16 deputet të Kuvendit të Kosovës. Një mënyrë e tillë e lojës “lloto” në praktikë duhet të ndalohet me ligj, duhet të ndalohet për atë që kinse do të ju hetohet dhe verifikohet enkas pasuria e deklaruar, duke e nxjerr kështu jashtë lojë Prokurorinë e shtetit e cila është e thirrur ta bëjë këtë hetim dhe verifikim, e në secilin rast që ka dyshime, mundë të bëjë sipas ligjit edhe Exofixio, pa e ndaluar dhe pa e penguar askush.

Nëse në të vërtetë do të fillojnë gjërat të spastrohen ashtu si e parasheh ligji, shteti i Kosovës do e merr të mbarën dhe pse jo mund të bëhet shembull edhe për regjionin, dhe BE nuk do të hezitoj se a do ti lejohet Liberalizimi i vizave kosovarëve, prandaj lufta e krimeve që ka fillua në disa institucione e sipas të gjitha gjasave ka indicie që do të zgjerohen përmasat e luftimit të krimit të organizuar gjerësisht. Shembull këto ditë e patëm rastin e ministrisë së Bujqësisë, e shumë institucione tjera që ditë e për dite po dalin në shesh si shkelës tët ligjeve.

Me këto veprime Qeveria po ia kthen shpresën popullit se edhe ne dimë të ndërtojmë shtetin, e sidomos te rinjve dhe pjesës së madhe të diasporës që në të vërtetë edhe ajo pjese janë perspektiva e këtij vendit sepse me investime të mërgatës Kosova do ta ketë përkrahjen financiare sikur deri me tani, e sidomos ata që aq shume bëjnë për shtetin e tyre. Viti i fundit ishte vit i pandemisë kur diaspora nuk pati mundësi ta vizitoj vendin, dhe me këtë u pa qartë se çfarë rroli pozitiv financiar luan diaspora për vendlindjen e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".