Partitë që ishin në pushtet kapën shtetin dhe krijuan monopol, duke i favorizuar bizneset e lidhura me ta

Partitë që ishin në pushtet kapën shtetin dhe krijuan monopol, duke i favorizuar bizneset e lidhura me ta
Partitë që ishin në pushtet kapën shtetin dhe krijuan monopol, duke i favorizuar bizneset e lidhura me ta

Faik Krasniqi

  • 06 July 2021 - 12:17

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

 Partitë që ishin në pushtet për më shumë se dy dekada në Kosovë, kapen shtetin dhe krijuan monopol në çdo institucion publik dhe atë të biznesit, duke i favorizuar bizneset e lidhura me ta. Kjo edhe është arsyeja pse u ndëshkuan aq rëndë. LVV bashke me listën "Guxo" të Vjosa Osmanit, fituan bindshëm në zgjedhjet e fundit. Kanë mjaftueshëm deputet që mundë të kalojnë çdo ligj që nevojitet shumica e thjeshtë. Deri me tash nga kjo qeveri nuk kemi parë asgjë nga ajo çfarë kanë premtuar.

Kanë premtuar shumë. Kanë thënë që s'do jenë si ata. Me mos mbajtjen e premtimeve, nuk kanë asnjë dallim me ta. Me punësimet dhe emërimet familjare dhe partiake, nuk kanë asnjë dallim me ta deri me tash. Madje po i arsyetojnë duke thënë se familjarët e tyre qenkan profesionistë të spikatur. Shenjat nuk janë të mira. Na prezantuan një pako të rimëkëmbjes ekonomike.

Asgjë më shume se skema sociale dhe forcim i oligarkisë. Qindra miliona euro të derdhura huq për t'i bërë oligarkët akoma më të fuqishëm. Nga kjo pako s'do të ketë asnjë efekt të punësimit afatgjatë, por vetëm fuqizimin akoma më shumë të monopolistëve. Kurse për Bankën Zhvillimore që garanton punësim dhe zhvillim ekonomik, janë duke heshtur të gjithë.

Më shumë se tre muaj diabetikët kanë ngelur pa insuline. Jeta e tyre varet nga kjo. Qytetarët votuan ndryshimin. I madh dhe i vogël votuan për t'i larguar hajnat e vjetër që e shkatërruan këtë shtet, por këta me veprimet e tyre nuk po ngjallin shpresë.

Përkundrazi. Zhgënjim. Zgjedhjet lokale do të jenë matës i mirë i partive politike. Nëse LVV nuk fiton mjaftueshëm qytete në këto zgjedhje, do të jetë një sinjal që nuk kanë punuar për ato gjëra që kanë premtuar. Duhet gjithmonë vetëm ndëshkim, në mënyrë që këta gënjeshtar të politikës të vetëdijesohen, edhe pse shqiptarët nuk vetëdijesohen kurrë. Sikur e kemi në gjak gënjeshtrën dhe mashtrimit. Jo që ndonjëri bënë diçka, por ndëshkimi është i domosdoshëm. Kam frikë që hajnat e vjetër do të na vijnë prapë në pushtet, për shkak të fajit të LVV dhe Listës "Guxo".

E ke fituar votën e qytetarit, qytetari ta ka dhënë besimin për t'ja rregulluar jetën, atëherë puno për qytetarin. Shkarkimi dhe ngarkimi i bordeve nuk i hyn në punë qytetarit, sepse ato më shumë po bëhen për t'i zëvendësuar kushërinjtë dhe dajtë e tyre me të atyre që ishin. Qytetari donë punë, mirëqenie, shëndetësi, arsim.

Nuk i intereson qytetarit që buxhetin e mbrojtjes e ke bërë nga 60 milion  në 120 milion euro. Nuk i hynë në punë dhe as nuk ja rregullon jetën. As rehatimin e familjarëve të pushtetarëve. Duhet reflektim sa nuk është bërë vonë. Kanë kohë për të reflektuar. Qytetari nuk e do rikthimin e hajnave të ri, prandaj votuan ndryshimin. Ai ndryshim nuk erdhi akoma. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".