Ambasadori i ri amerikan, për dinamikë në dialog me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i ri amerikan, për dinamikë në dialog me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ambasadori i ri amerikan, për dinamikë në dialog me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nexhat Haziri

  • 08 July 2021 - 10:02

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

 Nominimi i ambasadorit amerikan në Kosovë,diplomati i karrierës Jeffrey M. Hovenier, nga presidenti Biden, tregon përkushtimin e SHBA-s ndaj procesit të dialogut Kosovë- Serbi dhe përmbylljes së këtij procesi me një marrëveshje finale në mes dy shteteve.

Ambasadori Hovenier, është njohës I mirë I çështjes së Kosovës dhe raporteve ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë pasi ka shërbyer në stafin e të Dërguarit Special të OKB për statusin Marti Ahtisari, dhe emërimi tij do t’i jap një dinamikë më të shpejtë dhe më të vendosur procesit të arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke qenë se ambasadori Hovenier për kontributin e tij në procesin e pavarësisë së vendit, ishte dekoruar edhe nga ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tregon se ai është një mik I Kosovës, dhe këtë do ta shfrytëzoj në drejtim që ta ndërtoj një konsensus të spektrit politik kosovar sa I përket çështjes së bisedimeve të Kosovës me Serbinë dhe marrëveshjes finale që do të prodhoj në fund ky proces e që do t’I hapte rrugë Kosovës në integrime euro-atlantike dhe anëtarësimit të saj në OKB.

Por, për të arritur deri këtu, ky proces kërkon edhe disa kompromise që duhet t’i pranojë pala kosovare, e që njëra nga to janë edhe formimi AKS-së dhe përmbushja e zotimeve nga Marrëveshja e Uashingtonit, e që të dyja përkrahën nga administrata amerikane e presidentit Biden, dhe kujtoj së në këto dy pika do të rritet presioni amerikan përmes ambasadorit Hovenier tek spektri politik kosovar për të arritur koncenzuesin e nevojshëm në këtë proces.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".