Lexoni edhe:
Politika amatoreske e liderëve të paditur, po e futë shtetin në rrugë pa krye
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Natyrisht se priten intervenime të theksuar nga USAID në dy fushat. Me atë publike dhe edhe në atë private duke ndikuar në rregullimin e tregut në vend. Por, asgjë nuk ecë përpara, pa Ligjin e VETTING-ut. Me atë krijohet baza e intervenimit ne drejtësi. E këtu eshte me se e domosdoshme ndihma e SHBA-ve. Kosova nuk ka kapacitete të fuqishme që vetëm për vetëm të fut në zbatim VETING-ut. Kjo jo pse nuk kemi kuadro, sepse ka mjaftë, por sepse konfliktet dhe fërkimet janë të ashpra. Ndaj vyen ndihma e SHBA-ve.
Politika amatoreske e liderëve të paditur, po e futë shtetin në rrugë pa kryeLexoni edhe:
Ndërtimi i shtetit ligjor në Kosovë pa ndihmën dhe përkrahjen e SHBA-ve është e paarritshme. Të gëzon fakti i aksionit amerikane në luftë kundër korrupsionit dhe krimit. Intervenimet, si në fushën financiare, ashtu edhe në kuadër të shtetit, është i domosdoshëm. Për të arritur tek qëllimi i spastrimit të organeve të shtetit nga ana e elementëve të pandërgjegjshëm dhe korruptiv duhet një bashkëpunim i gjere. Tashme ka mjafte elemente që provojnë dështimet në sistemin e planifikimit dhe të financimin. Ka raste të rënda në nivel qendror dhe në ato lokale që tregojnë për dështimet dhe keqpërdorimet e mëdha.
Kudo nga këto organe kemi njerëz që u pasuruan me të madhe dhe që tash janë pengesa kryesore në spastrimin e tërë sistemit politik dhe juridik në Kosove. Kosova vuan për drejtësi ligjore dhe për politikane profesional dhe me moral të qartë dhe të dukshëm shtetëror. Edhe sektori privat është mbushur me element korruptive dhe të dyshimtë që e kontrollojnë tërë jetën ekonomike private dhe këtej kryejnë vepra të rënda penale. Duke u mbështetur në këtë del ndihma e SHBA-ve e mirëseardhur dhe shumë e nevojshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".